Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Laptop Asus për organizatën Greenpeace dhe bamirësitë tjera

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

MesazhTitulli: Laptop Asus për organizatën Greenpeace dhe bamirësitë tjera   Wed Nov 05, 2008 12:19 pm


Adhuruesit e natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit, Asus është në anën tuaj me serinë e re të laptopëve Bamboo të mbështjellë me drurin e bambusë.

T’i lësh mbresa organizatës së njohur botërore të mjedisit, Greenpeace, nuk është punë e lehtë, mirëpo kompania Asus është përpjekur seriozisht me serinë e saj të re e cila pos pamjes ekologjike ofron teknologjinë e cila po ashtu mbron mjedisin, së paku më shumë se konkurrentët e saj.

Prodhuesi Asus është i njohur për dizajnin e tij jostandard të kompjuterëve, na bien ndërmend modelet e mbuluara me lëkurë apo modelet të cilat janë të thyeshme për shkak të materialit nga letra e ricikluar.

Touchpad, si dhe shtëpiza e tij, janë përpunuar nga fijet e bambusë dhe falë teknologjisë Asus Super Hybrid Engine bateria zgjatë në mes të 35 e 70 për qind më gjatë dhe me emetim të zvogëluar të CO2.

Asus Bamboo prodhohet në ekranet me dimensione prej 12.1 dhe 11.1 inç me procesorë Core Duo e Core 2 Duo, disqe të forta prej 80 deri në 120 GB tek modelet më të dobëta dhe deri në 320 GB tek modeli prej 12.1 inç.

Kjo “çudi” e vogël fillon me çmim prej 1.680 eurosh – askush deri më tani nuk ka thënë shpëtimi i planetit është i lirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Laptop Asus për organizatën Greenpeace dhe bamirësitë tjera
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, 25 tetor 1985
» Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
» Humore montazhi dhe foto tjera humoristike
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Ks-Team :: Portali-
Kërce tek: