Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lajme ditore nga bota sportive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 8:55 pm

Ketu mund te gjeni te gjitha lajmet me te reja sportive.

Ju lutem mos beni chit-chat .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:07 pm



Ronaldo: Edhe sezonin tjetër do të luaj për Manchesterin

Cristiano Ronaldo ka thënë se ai është një lojtar i Manchester Unitedit edhe me trup edhe shpirt dhe beson se do të qëndrojë në Old Trafford edhe sezonin e ardhshëm.

“Vetëm Zoti e di se çka do të ndodhë në të ardhmen. Mirëpo dua të deklaroj se unë jam lojtar i Manchester United dhe tash besoj se edhe sezonin e ardhshëm do të luaj këtu”.

“Ferguson ka qenë njeriu kyç që ma ka ndërruar mendjen. E respektoj shumë atë, sepse ai ka qenë pikërisht njeriu që më ka transferuar këtu dhe ka qenë personaliteti më i rëndësishëm në gjithçka që kam arritur”.

“Jam lojtar i Manchester Unitedit dhe dëshiroj të tregoj respekt për skuadrën, bashkëlojtarët dhe tifozët, ndërsa tani për tani nuk dëshiroj të flas për skuadra tjera”, i është përgjigjur Ronaldo pyetjeve të gazetës spanjolle “Marca” nëse dëshiron ende të kalojë në Madrid.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:09 pm



Eto: Ështё lehtё tё luash krahas Xavit dhe Messit


Sulmuesi i Barcelonёs, Samuel Eto’o, thotё se bashkёlojtarёt e tij Xavi dhe Messi e bёjnё futbollin pёr tё mё tё thjeshtё dhe mё tё lehtё.

Katalanasit mbrёmё treguan edhe njё paraqitje impresive duke e mposhtur Almerian me rezultat 5-0, rezultat qё u vendos qё nё pjesёn e parё tё ndeshjes.

Sulmuesi kamerunas shёnoi hat-trick nё kёtё ndeshje, dhe pas saj ka thёnё se meritё tё madhe pёr kёtё kanё edhe bashkёlojtarёt e tij.

“Tё luash krahas Xavi dhe Leo bёn qё loja tё duket mё e thjeshtё dhe mё e lehtё. Kёnaqёsia me tё cilёn luajmё ёshtё njё kёnaqёsi e vёrtetё. Gjithmonё luajmё pёr tё fituar, por po ashtu punojmё me ngulm nё mbrojtje dhe unё personalisht pёrpiqem tё jap gjithçka nga vetja, madje edhe kur topi nuk ёshtё tek unё”, ka thёnё Eto’o.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:11 pm



Dunga: Amaurit nuk i premtoj asgjë

Në momentet kur çështja Brazil-Itali e sulmuesit të Juventusit Amauri, është duke e favorizuar Brazilin, trajneri i Selecaos, Carlos Dunga, ka thënë se Amauri ende nuk bën pjesë në planet e tij.

“Amauri po luan shumë mirë te Juventus dhe tashmë ka fituar një vend në skuadër. Megjithatë, unë nuk them se do ta sjell atë në Brazil. Unë tashmë kam një skuadër solide dhe planifikoj të vazhdoj me ata”.

“Në Brazil kemi shumë lojtarë klasi të lartë, prandaj nuk mund ta jap një premtim të cilin pastaj nuk mund ta mbaj. Ai duhet të vendosë vetë me kë do të luaj, dhe askush nuk duhet t’i imponojë asgjë”, ka thënë Dunga.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:15 pm



Shkarkohet Ramos, Redknap merr drejtimin e Tottenhamit

Nё orёt e vona tё mbrёmjes sё djeshme, ekipi i Tottenhamit ka shkarkuar nga detyra trajnerin Juande Ramos dhe drejtorin sportiv Damien Comolli, ndёrsa sot ka bёrё tё ditur pёrmes njё komunikate zyrtare se Harry Redknap do tё jetё trajneri i ri.

Ramos ёshtё shkarkuar pёr shkak tё startit tё dobёt tё sezonit 2008/09, qё ёshtё edhe fillimi mё i keq nё Premierligё nё historinё e klubit londinez. Tottenham ka reaguar shpejt duke caktuar nё kёtё pozitё ish-trajnerin e Portsmouthit.

Megjithatё ndeshjen e sotme kundёr Boltonit do ta drejtojё Clive Allen, por pritet qё edhe Redknapp tё ketё komunikim me lojtarёt nё zhveshtore.

“Ështё njё rast i mirё pёr mua. Mё ka pёlqyer koha e kaluar nё Portsmouth. Tifozёt kanё qenё tё shkёlqyeshёm dhe kemi pasur njё sukses fantastik. Kurrё nuk kam qenё mё i lumtur se ç’isha atje, por njё shumё prej 5 milionё funtesh, ёshtё njё kompensim i mirё”, ka thёnё Redknapp.

“Pёr mua ky ёshtё rast pёr tё menaxhuar njё klub shumё, shumё tё madh para pensionimit. Spurs ka njё ekip tё mirё nё letёr, po nuk ёshtё njё ekip mirё i ekuilibruar. Ka lojtarё tё aftё, por ndoshta ёshtё njё qendёr ca e butё. Ndoshta ekipi ka nevojё pёr mё shumё forcё dhe agresivitet. Nuk do tё nxjerrnit vetёm dy pikё, nёse do tё ishit aq tё mirё”, ka shtuar trajneri i ri i Tottenhami
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:16 pm



Liverpool thyen rekordin e Chelseat

Tё kuqtё e Liverpoolit kanё thyer rekordin e Chelseat prej 86-ndeshjesh tё pamposhtura nё Stamford Bridge dhe kanё marrё kryesimin e tabelёs sё Premierligёs, pas triumfit tё sotёm prej 1-0 nё derbin e Premierligёs.

Kishin kaluar katёr vite e gjysmё qё kur Arsenali kishte mposhtur Chelsean, humbja e fundit e pёsuar nё Stamford Bridge, dhe njё gjё e tillё e pёrsёrit edhe Liverpooli.

Djelmoshat e trajnerit Rafa Benitez arritёn tek fitorja falё golit tё vetёm tё shёnuar nga Xabi Alonso nё minutёn e 10-tё tё ndeshjes. Goditja e spajollit u devijua nga mbrojtёsi i Chelseat, Jose Bosingwa, dhe pёrfundoi prapa rrjetёs sё portierit Peter Cech.

Me tre pikёt e fituara, Liverpooli merr kryesimin e Premierligёs duke qёndruar tri pikё tё pastra mbi blutё. Nё pozitёn e tretё, pas nёntё javёsh tё zhvilluara, do tё qёndrojё ekipi qё befason nё Premierligё, Hull City.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:18 pm



Robinho shёnon hat-trick nё fitoren e Cityt

Tre gola tё shёnuara nga sulmuesi brazilian Robinho i kanё dhёnё fitoren e parё nё tre ndeshjet e fundit Manchester Cityt, qё mposhti Stoke Cityn si nikoqir.

Braziliani shёnoi golin e katёrt, tё pestё dhe tё gjashtё, nё tetё ndeshje tё zhvilluara me klubin, qё tregoi njё paraqitje mjaft ofensive. Goli i parё i vendasve erdhi nё pjesёn e parё, pas 14 minutash lojё, ndёrsa dy golat tjerё Robinho i shёnoi nё pjesёn e dytё (47' dhe 72').

Kjo ёshtё fitorja e katёrt e Cityt, kundrejt katёr humbjeve dhe njё barazimi, qё mbledh kёshtu 13 pikё pas nёntё javёsh nё Premierligё.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:20 pm



Inter barazon, Napoli dhe Milano fitojnё nё udhёtim

Napoli ka shёnuar fitore nё udhёtim tek Lazio me rezultat minimal, 1-0. Me po tё njёjtin rezultat ka fituar edhe Milani nё udhёtim tek Atalanta, derisa Interi nuk ka arritur tё shёnojё fitore ndaj Genoas nё fushё tё vet.

Pas njё fillimi tё mirё tё sezonit, Lazio ngadalё i largohet kreut tё Serie A. Napoli arriti ta mposhtё ekipin romak me rezultat 1-0, me anё tё njё autogoli tё Siviglia nё minutёn e 61-tё.

Inter nё mёnyrё befasuese ka barazuar pa gola nё fushё tё vet ndaj Genoas. Nerazurёt luajtёn me njё lojtar mё shumё nё 30 minutat e fundit, pasi qё nga minuta e 60-tё Criscito u largua nga loja pёr shkak tё dy kartonёve tё verdhё.

Milani ka marrё tre pikё tё rёndёsishme pas fitores minimale nё udhёtim tek Atalanta, me golin e vetёm tё shёnuar nga Kaka, dhjetё minuta para fundit tё ndeshjes.

Ndёrkohё kriza e Romёs po thellohet, pasi qё ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti pёsoi humbje prej 3-1 nё fushё tё Udineses.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:22 pm



Hoffenheim merr kryesimin e Bundesligёs


Klubi i porsapromovuar nё Bundesliga, Hoffenheim, ka shёnuar fitore bindёse prej 3-0 ndaj Hamburgut, duke marrё kёshtu edhe kryesimin e Bundesligёs.

Hoffenheim qё befason nё kampionatin gjerman, vazhdon me paraqitjet e shkёlqyeshme, duke kryer punёn nё ndeshjen e sotme qё nё pjesёn e parё.

Vendasit kaluan nё epёrsi pas vetёm shtatё minutash lojё me anё tё sulmuesit nigerian Chinedu Obasi, ndёrsa dyfishuan rezultatin pas edhe gjashtё minutave tjera me anё tё Ibisevic (13’). Autori i golit tё parё, Obasi, vulosi rezultatin nё minutёn e 36-tё.

Fitore si vendas ka shёnuar edhe Stuttgart qё nuk e pati tё vёshtirё ndaj Bochumit, tё cilin e mposhti me rezultat 2-0. Me rezultat 1-1 ka pёrfunduar ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Hertha Berlinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:23 pm



Arsenali fiton nё udhёtim tek West Hami

Topçinjtё kanё fituar nё pёrballje me klubin tjetёr londinez, West Hamit, tё cilin e mposhtёn si vendas me rezultat 2-0.

Arsenali luajti shkёlqyeshёm gjatё gjithё ndeshjes, por golat erdhёn vetёm nё 15 minutat e fundit. Nё pjesёn e parё raste tё shkёlqyeshme pati Theo Walcott, por tentimin e parё e ndaloi shtylla, ndёrsa tё dytin e mbrojti portieri.

Nё minutёn e 75-tё tё ndeshjes, pas njё pёrpjekje tё Adebayor, Faubert shёnoi autogol pёr t’i dhёnё epёrsinё Arsenalit. Nё mintuat shtesё Adebayor shёnoi edhe njё gol pёr tё vulosur rezultatin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:25 pm



Villarreal dhe Atletico barazim tetё golёsh


Derbi spanjoll mes Villarrealit dhe Atletico Madridit, edhe krahas tetё golave tё shёnuar, pёrfundoi pa fitues dhe me ndarje pikёsh.

Se do tё ishte njё ndeshje e shkёlqyeshme, paralajmёroi Simao i cili shёnoi njё gol tё bukur qё nё minutёn e parё tё ndeshjes. Myfasirёt dyfishuan epёrsinё me anё tё Diego Forlan nё minutёn e 22-tё, para se nё minutёn e 38-tё Atletico tё mbetet nё lojё me dhjetё lojtarё, pas dy kartonёve tё verdhё tё Banega.

Pёrparёsinё e njё lojtari mё shumё nё fushё vendasit e shfrytёzuan nё pjesёn e dytё, kur Marcos Senna shёnoi njё gol tё bukur nga largёsia (48’). Tri minuta mё vonё vendasit barazuan me anё tё Llorente (51’).

Minuta e 58-tё solli rikthimin e plotё tё ndeshjes, me vendasit qё kёsaj here morёn avantazhin me golin e Gonzalo Rodriguez. Gati dhjetё minuta mё pas, Villarreali udhёhoqi me 4-2 me anё tё Giuzeppe Rossit (67’).

Por, kur u mendua se Villarreali do tё dilte fitues, mysafirёt bёnё tё pamundurёn. Simao shёnoi golin e tij tё dytё, shtatё minuta para fundit tё ndeshjes (83’), ndёrsa dy mintua mё pas Raul Garcia i solli njё pikё Atleticos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:27 pm



Ancelotti: Atalanta nuk merritoi tё humbasё


Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka shprehur kёnaqёsinё pёr fitoren e arritur ndaj Atalancas nё Bergamo, por ka thёnё se ekipi i tij nuk merritoi tre pikё tё plota, pasi qё kundёrshtari luajti mё mirё.

“Sot vёrtet ishte vёshtirё. Nё stol ёshtё vёrtet vёshtirё kur ekipi nuk luan mirё dhe ёshtё i mbuluar nga kundёrshtari. Me lojё si kjo nё njё ndeshje tjetёr do tё humbisnim”, ka thёnё Ancelotti.

“Ekipi tregoi kualitet dhe nё aspekt tё teknikёs dhe formёs. Mund tё them lirisht se Atalanta luajti mё mirё se se ne dhe nuk merritoi tё humbasё. Loja e lojtarёve tё caktuar, si Ronaldinho, ndryshon nga loja nё lojё pёr shkak se ekipi nuk ёshtё stabil dhe duhet tё punojmё nё kёtё gjё”, pёrfundon trajneri italian.

Me tre pikёt e fituara, Milani ёshtё vetёm njё pikё prapa liderёve, Udineses, Interit dhe Napolit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:29 pm



Fiorentina fiton nё udhёtim tek Palermo

Nё ndeshjene fundit tё javёs sё 8-tё nё Serie A, Fiorentina ka shёnuar fitore prej 3-1 nё udhёtim tek Palermo, duke nxjerrё kёshtu tri pikё tё rёndёsishme.

Fiorentina kaloi nё epёrsi me njё gol kontrovers tё shёnuar me dorё nga Gilardino nё minutёn e 20-tё. Tre minuta para fundit tё pjesёs sё parё, mysafirёt shtuan avantazhin me anё tё Mutu.

Pesё minuta pas fillimit tё pjesёs sё dytё, vendasit e ngushtuan disavantazhin me anё tё Simplicio, por nё minutёn e 62-tё njё gol tjetёr nga Mutu vulosi fatin e ndeshjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:31 pm



Real Madrid mposht Atletic Bilbaon


Real Madridi ka shёnuar fitore prej 3-2 ndaj Atletic Bilbaos nё Santiago Bernabeu, nё ndeshjen e fundit tё vikendit nё La Liga.

Rezultati u hap pas 13 minutash lojё, kur Sneijder solli epёrsinё pёr Realin. Higuain shtoi avantazhin nё 2-0 me anё tё goditje nga 16 metra, nё minutёn e 29-tё, por pas vetёm pesё minutash tjera mysafirёt ngushtuan rezultatin me anё tё Etxebarria.

Para fundit tё pjesёs sё parё Real Madrid sёrish pёsoi, kёsaj here pёr shkak tё njё penaltie tё shkaktuar nga Heize, tё cilёn nuk e huqi Iraola. Por Reali nuk lejoi tё befasohet, duke arritur tek fitorja me anё tё golit tё dytё tё Higuan, pas gati njё orё lojё (59’).

Nga minuta e 78-tё mysafirёt luajtёn me njё lojtar mё pak pёs shkak tё pёrjashtimit tё Amorebieta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Oct 27, 2008 9:48 pm



Scolari: Rafa Benitez është inteligjent

Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka thënë se të zgjedhurit e tij në ndeshjen e djeshme të Premierligës ndaj Liverpoolit, nuk treguan lojën e tyre të zakonshme, duke shtuar edhe se Benitez është një trajner inteligjent.

Blutë në ndeshjen e djeshme ndaj Liverpoolit pësuan humbjen e parë në shtëpi në Premierligë që nga viti 2004.

“Në pjesën e parë ne dominuam lojën. Në të dytën kishim më shumë posedim derisa arrinim në afërsi golit dhe harkonim topin shumë mirë, por aty ishin mbrojtës të mirë dhe fituan çdo top”, ka thënë Scolari.

“Ne nuk luajtëm siç luan Chelsea zakonisht. Ata kishin tetë lojtar në mbrojtje dhe nuk kishte hapësirë për të luajtur me topin, e vetmja hapësirë ishte të harkosh. Ne nuk fituam asnjë harkim. Ky nuk është futbollin të cilin ne e luajmë normalisht”.

“Ne duhet të luajmë dhe ta prekim topin, pasi që nuk kemi sulmues të lartë. Kjo më bën të zemëruar. Iu thash lojtarëve të luajnë me topin, por ata e humbnin vetëbesimin. Rafa Benitez është shumë inteligjent. Ai e din se ne nuk kemi sulmues shtatlartë”, ka shtuar braziliani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:38 am



Nedved: Juve qëndron prapa Ranierit

Pas një fillimi jo aq të mirë të sezonit, Juventusi më në fund po iu rikthehet fitoreve dhe ylli çek Pavel Nedved tregon se pse ai i dha një përqafim të madh trajnerit Claudio Ranieri pas fundit të ndeshjes.

“Ai përfaqim ishte i dukshëm. Vrapova në drejtim të tij me qëllim që të përgjigjesha për gjithë atë që ishte supozuar gjatë disa javëve të kaluara. Ne e dëshironim këtë fitore për tifozët dhe për veten, por mbi të gjitha e donim për të, pasi që gjithmonë na ka përkrahur. Ne vërtet e duam atë”, ka thënë Nedved.

Juventusi shënoi fitore minimale prej 1-0 në derbin e qytetit përballë Torinos, me golin e shënuar nga braziliani Amauri.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:40 am



Galliani: Ishte Beckham ai që na gjeti neve

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se David Beckham është ai i cili kishte shfaqur dëshirë për të kaluar në San Siro.

“Tregimi për Beckhamin në Milan rrjedh nga vetë lojtari. Anglezi na është paraqitur dhe përmes avokatëve të tij ka zbuluar dëshirën për të luajtur në Milan”, ka thënë Galliani.

“Beckham me siguri do të arrijë në janar dhe do të mbetet me ne dy ose tre muaj. Pastaj do të kthehet në vendin e tij”, ka shtuar italiani.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:42 am



Wenger: Lufta për titull do të jetë interesante

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se lufta për titull do të jetë shumë e ekuilibruar dhe çdo dobësi do të dënohet.

“Para një jave të gjithë thoshin se Chelsea është super-favorit, tash thonë Liverpooli. Gjërat ndryshojnë shpejt, andaj beteja do të bëhet shumë më interesante”, thotë Wenger.

“Sezonin e kaluar ishim shumë afër dhe me 83 pikë në një rast tjetër do të mund të ishim kampionë. Por, Manchester United kishte një pjesë të dytë të shkëlqyeshme të sezonit, ne lëshuam paksa nivelin e kualitetit dhe e humbëm titullin. Ende besoj se dobësi të vogla do të paguhen shumë shtrenjtë”, shton francezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:43 am



Robinho synon 30 gola në sezonin e parë në Premierligë

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Robinho, thotë se dëshiron që këtë sezon të arrijë më shumë se 30 gola dhe pranon se ka ende shumë për të mësuar për Premierligën.

Ish-lojtari i Real Madridit, ka shënuar hat-trick në ndeshjen e djeshme ndaj Stoke Cityt, tregolëshi i parë i tij në Angli. Por Robinho thotë se ende ka për të mësuar për Premierligën dhe thotë se dëshiron të arrijë 30 gola në sezonin e tij debutues.

“Qëllimi kryesor është që ekipi të luajë mirë, por personalisht dëshiroj të arrij më shumë se 30 gola. Jam vërtet shumë i lumtur, por jo tërësisht pasi që ende kam për të mësuar. Do të isha vërtet i lumtur kur në fund të sezonit do të përfundonim ashtu siç besoj”, ka thënë braziliani.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:44 am



Benitez: Mund të fitojmë edhe pa Torres

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka vetëm fjalë lavdëruese për të përzgjedhurit e tij, pas fitores së mbrëmshme ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

Liverpooli rrënoi pathyeshmërinë e bluve në fushë të vet dhe arriti ta fitojë atje ku asnjë ekip i Premierligës nuk kishte fituar në 86 ndeshjet e fundit.

“Të gjithë flitnin se sa vështirë do ta kemi të luajmë në Chelsea pa Fernando Torres. Ai është lojtar kyç për ne i cili mund ta ndryshojë vazhdën e ndeshjes dhe gjithmonë është tmerr për mbrojtësit”, ka thënë Benitez.

“Por, nëse angazhohemi mirë si ekip, atëherë mund të luajmë siç e bëmë këtë dje. Dhe nëse duhet të luajmë edhe një ose dy ndeshje pa Fernandon, mendoj se kemi mjaft kualitet ta bëjmë këtë”, ka shtuar spanjolli.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:45 am



Spalletti: Jam i rrezikuar!

Trajneri i Romës Luciano Spalletti ka pranuar se ai është duke e ndier presionin se ai është në rrezik për ta humbur punën e tij te Giallorosët, pasi skuadra pësoi edhe një humbje të radhës në Serie A.

“Jam i inatosur me ata që thonë se lojtarët nuk më dëgjojnë më. Nuk e di nëse ka përfunduar cikli i dështimeve, mirëpo ne duhet të vazhdojmë më tutje”.

“A jam i rrezikuar? Ndjej se po. Skuadra duhet të merret edhe me mua edhe me të tjerët. Megjithatë, unë do të vazhdoj punën time derisa nuk ndodh ndryshe”, ka thënë Spalletti.

Kryeqytetasit janë vetëm disa pikë me lartë zonës së rrezikut dhe duket se ambiciet e tyre për Scudetto janë shuar.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:46 am



Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit

Përfaqësuesja Kuqezi do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit në Baku.

Ndeshja Azerbajxhan-Shqipëri do të zhvillohet më 19 nëntor, me ç’rast do t’i ofrohet një mundësi lojtarëve dhe trajnerit për të zhvilluar një formë përgatitjesh për ndeshjet kualifikuese të radhës për Kampionatin Botëror 2010.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:47 am



Ibrahimovic kërkon fitore kundër Violas

Të dielën kampionët italianë u ndaluan në Giuseppe Meazza nga Genoa duke barazuar pa gola, ndërsa superylli Zlatan Ibrahimovic tashmë po shikon për ndeshjen e radhës në mesjavë të cilën e zhvillojnë kundër Fiorentinës në Firence.

“Ne u ndeshëm me një skuadër shumë të organizuar. Ata luajnë futboll të bukur, ndërsa kishin udhëtuar në Milano për t’i fituar tre pikët”.

“Ne krijuam më shumë mundësi për të shënuar në pjesën e dytë, dhe sidomos pasi ata mbetën me një lojtar më pak. Sido që të jetë, barazimi nuk ndryshon shumë, pasi që ne ende jemi në krye të tabelës”.

“Tash na mbetet të udhëtojmë në Firence dhe të fitojmë, ashtu si bëjmë gjithmonë”, ka thënë suedezi 27-vjeçar.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:48 am



Grant Hacket përfundon karrierën

Kampioni i trefishtë olimpik i notit dhe rekorderi aktual botëror në 800 dhe 1.500 metra në stil të lirë, australiani Grant Hacket, ka njoftuar sot se i ka dhënë fund karrierës së tij.

Hacket, i cili konsiderohet njëri nga notuesit më të mirë të të gjitha kohërave, gjatë karrierës së tij ka fituar shtatë medalje olimpike dhe 18 medalje botërore, prej të cilave dhjetë të arta, gjashtë të argjendta dhe dy të bronzta.

Në 1.500 metra ka fituar në katër kampionate botërore me ndërprerje 1998, 2001, 2003 dhe 2005.

Hacket ka hyrë në historinë botërore të notit në Kampionatin Botëror në Montreal duke fituar në 400, 800 dhe 1.500 metra.

“Është një kohë e gjatë që merrem me notin. Është koha që ta ndërroj faqen”, ka thënë Hacket i cili në Lojërat e fundit Olimpike në Pekin fitoi medaljen e argjendtë në 1.500 metra.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:49 am



Amauri: Juventus është kombëtarja ime

Sulmuesi brazilian Amauri nuk shqetësohet për të ardhmen e tij me përfaqësuese, qoftë atë të Brazilit ose të Italisë, pasi që ai tashmë e ndjen Juventusin si kombëtare.

“Goli në derbi ishte diçka e mrekullueshme, meqenëse ishte një ndeshje e veçantë. Merita më e madhe i takon Pavel Nedvedit i cili bëri një asistim të mirë, mirëpo edhe unë kisha fat me gjuajtjen time”.

“E rëndësishmja është që shënova dhe goli im na ndihmoi ta fitojmë ndeshjen. Po kaloj një moment shumë të bukur, megjithatë ne duhet të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”.

“Pasi e mposhtëm Real Madridin dhe Torinon mund të them që Juventusi nuk i frikohet asnjë skuadre”, ka thënë Amauri.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:51 am



Ronaldo lojtari i vitit nga FIFPro

FIFPro (Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë), sot ka publikuar listën e votimit nga anëtarët e saj për 11-shen më të mirë të sezonit 2007-2008, ndërsa ka shpallur si lojtar më të mirë portugezin Crisiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i mirë i sezonit, nga kjo federatë, e cila numëron 57 mijë anëtar rreth gjithë botës.

Në 11-shen më të votuar ka më së shumti futbollistë spanjollë, derisa nga Italia nuk është asgjë lojtar. Në ekip gjendet edhe John Terry i cili ëshë i vetmi lojtar i cili është i zgjedhur në të katër 11-shet më të mira, që kur ky votim ka filluar në vitin 2005.

11 më të mirët në botë sipas FIFPro:

Full FifPro World XI:

Portierë: Iker Casillas (Spanjë/Real Madrid)

Mbrojtës: Sergio Ramos (Spanjë/Real Madrid), John Terry (Angli /Chelsea), Carles Puyol (Spanjë/Barcelona), Rio Ferdinand (Angli /Manchester United)

Mesfushorë: Steven Gerrard (Angli/Liverpool), Xavi (Spanjë/Barcelona), Ricardo Kaka (Brazil/AC Milan)

Sulmues: Lionel Messi (Argjentinë/Barcelona), Fernando Torres (Spanjë/Liverpool), Cristiano Ronaldo (Portugali/Manchester United)

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:52 am



Mourinho: Nuk mё intereson me kё nёnshkruan Milani

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka refuzuar tё pёrfshihet nё debat rreth huazimit tё yllit anglez tё futbollit, David Beckham, tek rivali i qytetit, Milani, duke thёnё se ai nuk shqetёsohet se me kёnd nёnshkruajnё rosonerёt.

“Nёse Beckham vjen nё Milan do tё isha i lumtur, do tё ishte kёnaqёsi ta takoja atё, pasi qё ai ёshtё njё djalosh shumё sjellshёm dhe i qetё. Nuk ёshtё problem i im nёse zgjidhja e tij ёshtё e mirё ose nёse Carlo do tё jetё i kёnaqur”, ka thёnё Mourinho.

“Unё mendoj pёr Milanin vetёm dy herё nё vit ose ndoshta tre apo katёr nёse takohemi nё Kupёn e Italisё. Nuk shqetsohem me kёnd nёnshkruan Milani. Unё jam trajner i Interit dhe nuk dua tё jem mё shumё se kaq”, pёrfundon Mourinho.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 12:53 am



Cech: tash fillojmë nga e para

Portieri i Chelseat Petr Cech ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij tash duhet të fillojnë një tjetër garë pas ndërprerjes së rekordit nga Liverpooli, pas katër vjet e gjysmë moshumbje në shtëpi.

Të dielën Blutë kanë pësuar në Stamford Brige nga të zgjedhurit e Rafael Benitezit me rezultat 1-0, dhe kjo ishte humbja e parë të stadiumin tyre pas 86 ndeshjesh, derisa humbjen e fundit në shtëpi e kishin pësuar nga Arsenali në vitin 2004.

“Duhet të fillojmë llogaritjen nga e para. Humbjet ndodhin në futboll dhe duhet t’i harrosh ato dhe të fillosh nga e para”.

“Ka qenë një periudhë e mrekullueshme pa humbje në shtëpi, dhe mendoj se askush nuk mund t’i afrohet rekordit prej 86 ndeshjesh pa humbje, mendoj se është një rekord i shkëlqyer”.

“Humbja ishte një ndjenjë e panjohur për mua, pasi që nuk kam humbur asnjë ndeshje të Ligës Premier në shtëpi që prej kohës kur jam transferuar te Chelsea”, ka thënë portieri çek.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 1:48 pm



Futbollistet shqiptare aktivizohen pak në Evropë

Futbollistët shqiptarë të cilët luajnë në kampionatet më të forta evropiane, përveçse disa prej tyre kanë pasur minutazh të shkurtër të lojës, skuadrat e tyre nuk kanë shfaqur lojëra të mira këtë fundjavë.

Në Gjermani:

Altin Lala u aktivizua vetëm në minutën e 78-të në ndeshjen që Hannoveri barazoi ndaj Werder Bremenit.

Ervin Skela u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen që skuadra e tij Cottbus humbi ndaj Frankfurtit.

Edmond Kapllani u aktivizua vetëm në minutën e 79’të në humbjen e Karlsruhes këtë javë në Bundesligë.

Në Itali:

Erjon Bogdani u aktivizua në minutën e 56-të në ndeshjen që Chievo e tij humbi 2-0 ndaj Kaljarit.

Në Francë:

Lorik Cana u aktivizua 90 minuta në humbjen 2-4 të Marsejës ndaj PSG.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 1:49 pm



Costacurta fillon punën si trajner

Legjenda e dikurshme e Milanit Alessandro Costacurta është caktuar si trajner i ri i skuadrës nga Serie B, Mantova.

Pas spekulimeve të shumta për të ardhmen e mbrojtësit italian i cili së fundmi e ka marrë licencën për trajner, Mantova njoftoi se kanë nënshkruar me 42-vjeçarin si menaxher i tyre.

“Mantova është një skuadër cila gjithmonë më ka lënë përshtypje të mirë. Presidenti është i ri dhe ambicioz. E falënderoj shumë atë që ma ka dhënë këtë mundësi, sepse nuk është lehtë t’ia besosh një skuadër të Serie B një trajneri debutues”, ka thënë Costacurta në konferencën për shtyp.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 1:50 pm



Ferguson kërkon 25 gola nga Ronaldo

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se pret që Cristiano Ronaldo të arrijë 25 gola këtë sezon.

Portugezi ka lëshuar disa ndeshje këtë sezon për shkak të rikuperimit nga operacioni në gju dhe së fundi u shpall si lojtari më i mirë nga FIFPro për sezonin e kaluar. Me 42 gola për djajtë e kuq, zgjidhja ishte tërësisht e arsyeshme.

“Megjithatë mendoj se ai mund t’i arrijë 25 gola. Do ta ketë vështirë për shkak se sezoni i filloi në mënyrë të keqe për shkak të lëndimit”, ka thënë Ferguson.

“Numri i golave sezonin e kaluar vërtet ishte fenomenal. Shpresoj se këtë sezon do të arrijë po ashtu të jetë po aq efektiv dhe do të arrijë t’i ndihmojë ekipit”, ka shtuar skocezi.c

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 2:18 pm



Maldini fitues i shpërblimit Facchetti

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka fituar çmimin Facchetti Award, për lojën e tij ferr dhe aftësitë për të qenë një shembull për të tjerët në fushën e lojës.

Paolo Maldini është një prej legjendave të mbetura në lojë. Ai ka bërë plot 624 paraqitje për klubin milanez dhe ka shënuar 29 gola gjatë kohës së tij. Çmimi ndahet për nder të ish-lojtarit të Interit, Giacinto Facchetti, i cili fatkeqësisht humbi betejën me kancerin në moshën 64-vjeçare, dy vite më herët.

Facchetti ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, duke fituar katër skudeto dhe dy Kupa Evropiane me nerazurët. Ai po ashtu bëri 94 paraqitje për kombëtaren italiane gjatë një periudhe 14 vjeçare, përfshirë edhe suksesin në Euro 68 dhe humbjen në finalen e Kupës Botërore 1970.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 2:23 pm



Moggi planifikon rikthim shokues

Gazeta italiane "La Nazionale" ka shkruar se ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, mund ta gjejë një shteg dhe të rikthehet në futbollin italian.

Të hënën Gjykata Federale e Drejtësisë në Itali ka vendosur në favor të mjeshtrit të transferimeve, dhe disa gjyqtarëve të futbollit, përfshirë këtu Massimo De Santis dhe Paolo Bertini, në rastin e ashtuquajtur “SIM kartela ”.

Gazeta e bazuar në Firence njofton se pasi ka fituar këtë betejë, 71-vjeçari mund të përfshihet në futbollin italian duke punuar si një konsultues i jashtëm për transfere, me ç’rast presidentët dhe drejtorët sportiv nuk do të kishin problem me ligjin.

Duke parë veprimet e dobëta të Alessio Seccos, “La Nazionale” sugjeron se Moggi mund të depërtojë sërish te Zonja e Vjetër. Mirëpo a janë të gatshëm bardhezinjtë të rrezikojnë edhe një rikthim në Serie B, pasi që Moggi ishte fajtori kryesor për atë që ndodhi dy vite më parë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 2:24 pm



Cerezo: Aguero do të mbetet në Atletico edhe shumë kohë

Presidenti i klubit spanjoll Atletico Madrid, Enrique Cerezo, thotë se Sergio Aguero edhe shumë kohë do ta mbajë fanellën e klubit madrilen.

Sergio Kun Aguero viteve të fundit është ngritur në një prej futbollistëve më të mirë të Atleticos dhe ndër më premtuesit për futbollin evropian. Interesim për të kanë shprehur klubet më të mëdha evropiane si Chelsea, Manchester City, Inter dhe shumë të tjera.

“Të keni një personalitet dhe futbollist të shkëlqyeshëm si Kun është një satisfaksion. Aguero është ikonë dhe një prej futbollistëve më të mirë në botë”, ka thënë Enrique Cerezo.

“Ne kemi privilegjin të kënaqemi çdo javë me një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe shumë kohë”, ka përfunduar presidenti i Atleticos.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 2:28 pm



Fiorentina do të bëjë apel te komisioni disiplinor

Viola ka reaguar ndaj vendimit të komisionit disiplinor për suspendimin e sulmuesit të tyre Alberto Gilardino për dy ndeshje, për shkak të golit të tij kontrovers kundër Palermos.

Gilla ka shënuar golin e tij të shtatë të sezonit këtë fundjavë kundër Palermos duke u ndihmuar me dorë, derisa gjyqtari nuk e kishte vërejtur këtë veprim të tij, ndërsa stafi i Palermos kishte reaguar për këtë gol, duke konsideruar se ishte goli i cili i ndryshoi gjërat dhe u kushtoi atyre me humbje.

Nga ana tjetër edhe Viola dëshiron të bëjë një apel për këtë suspendim për njeriun i cili duket të jetë kryesori në lojën e Fiorentinës, pasi mospjesmarrja e tij, sidomos në ndeshjen kundër Interit do të thotë shumë për skuadrën e Prandellit

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 2:30 pm



Ferguson: Reali nuk e dëshironte Heinzen

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Real Madridi e ka blerë Gabriel Heinzen në vitin 2007 vetëm për ta tërhequr edhe mikun tij të mirë, Cristiano Ronaldon.

Sipas Fergusonit, Heinze kurrë nuk ka qenë prioritet për Real Madridin, por synimet e klubit mbretëror ishin tërësisht të tjera.

“Kur ne e shitëm Gabriel Heizen tek Real Madridi e dinim se çfarë do të ndodhë, pasi që Ronaldo ishte shumë i afërt me futbollistin argjentinas”, thotë Ferguson.

“E dija se çfarë bëjnë ata. Nuk besoja se ishin të interesuar për Heinze dhe për kualitetet e tij. Qëllimi përfundimtar i tyre ishte të arrinin tek Ronaldo”, ka deklaruar Sir Alex Ferguson.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:07 pm



Toti: Nuk e di pse po luajmë kaq dobët

Kapiteni i Romës, Françesko Toti është i zhgënjyer me lojërat e dobëta të skuadrës së tij në këtë edicion, por nuk e di se ku është arsyeja e një paraqitjeje të tillë. Pas shtatë javësh në Serie A, Roma zë vendin e 14-të, duke pësuar madje katër humbje. Të dielën skuadra e Romës do të jetë mysafire e Udinezes, kurse Toti shpreson se skuadra e tij do ta fillojë serinë e fitoreve.
"Nuk e di cilat janë arsyet e këtyre rezultateve të dobët anë këtë edicion. Shpresoj se skuadra tashmë do të luajë më mirë dhe që nga ndeshja ndaj Udinezes do të fillojë të fitojë", ka pohuar Toti, skuadra e të cilit në ndeshjen e së dielës do të luajë pa Filip Meksesin për shkak të pezullimit dhe Albert Akuilanit për shkak të lëndimit të muskujve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:09 pm



Venger: Tifozët tanë shumë të qetë

Për herë të parë që nga koha kur është në Arsenal (plot 12 vjet), trajneri francez, Arsen Venger ka kritikuar tifozët e skuadrës së tij. Takimi tradicional vjetor i Arsen Vengerit me përfaqësuesit e Arsenalit ka sjellë një kritikë befasuese nga ana e strategut francez. "Të gjithë jeni shumë të heshtur. E di se është krizë, por mos u brengosni se do të kalojë.
Skuadrës i duhet një përkrahje më e madhe dhe unë ua kërkoj një gjë të tillë, jo në vitin tjetër, por kët vit", u ka thënë Venger tifozëve. Shoqata e tifozëve të Arsenalit është pajtuar me këtë konstatim të Vengerit dhe është zotuar se atmosfera në 'Emirates' do të jetë më e mirë në të ardhmen. Një reagim të këtillë të njërit prej trajnerëve më të qetë, duket se e nxitën pyetjet rreth mungesës së fitimit të trofeve që nga viti 2005. "Po, nuk kemi fituar titullin e kampionit që 4 vjet, por ku klub ka pasur një periudhë prej 25 vjetësh pa trofe, kurse ekzistojnë klube tjera të mëdha që nuk kanë fituar që 30 vjet titullin e kampionit", është shprehur Venger.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:11 pm



Aktivitetet sportive të fundjavës

Gjatë fundjavës vazhdojnë aktivitetet në degë të ndryshme të sportit në Kosovë. Në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll zhvillohen ndeshjet e javës së 11-të, ku pa dyshim sfida më interesante pritet të jetë ajo në Gjilan, ndërmjet Gjilanit dhe Vëllaznimit. Ndërkohë në Mabeteks Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohen takimet e javës së 6-të, ku veçohet përballja e rivalëve të vjetër, Bashkimi – Trepça.
Pasqyra e aktiviteteve sportive në fundjavë
Futboll
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:12 pm



Ferguson: Nuk çuditem për kalimin e Bekamit në Milan

Trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson nuk është i befasuar me vendimin e Dejvid Bekamit për t'u bashkuar me Milanin. Ndonëse ende zyrtarisht asgjë nuk është definuar, duket se kalimi i Bekamit te Milani nga fundi i këtij viti deri në fund të muajit shkurt është çështje e kryer.
"Në SHBA futbolli nuk është në nivelin në të cilin është mësuar të luajë Bekami. Për këtë arsye kthimi i tij në skenën evropiane nuk më duket aspak i çuditshëm, madje një gjë të tillë edhe e kam pritur që një kohë", ka thënë Fergusoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:13 pm



Kina synon të kandidojë për organizimin e Botërorit 2018 ose 2022

Pas organizimit të shkëlqyeshëm të Lojërave Olimpike në Pekin, Kina ka shfaqur interesimin e saj për të organizuar edhe aktivitetin më të madh të futbollit botëror (Kupën e botës) në vitin 2018 ose 2022. FIFA së shpejti do të bëjë publike detajet procedurale për kandidaturë, kurse më pas krerët e Federatës kineze të futbollit do të marrin vendimin për të paraqitur kandidaturën e tyre.
"Do të ishte gjë e shkëlqyeshme sikur Kina do të ishte mikpritëse e futbollistëve më të mirë të botës, por ende nuk e kemi marrë vendimin përfundimtar nëse do të paraqesim kandidaturën apo jo. Megjithatë, mund të them se jemi të interesuar për të hedhur kandidaturën", ka pohuar zëdhënësi i federatës kineze, Dong Hua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:14 pm



Bullgarët mposhtën djelmoshat e Alfred Llazarit

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në takimin e djeshëm ndaj Bullgarisë, me rezultat 28:20. Bullgarët që nga fillimi i ndeshjes u treguan skuadër më e mirë se sa djelmoshat e Alfred Llazarit dhe për asnjë moment fitorja e tyre nuk erdhi në dyshim.
Pjesa e parë përfundoi me pesë gola diferencë për përfaqësuesen e Bullgarisë, kurse në pjesën e dytë epërsia e tyre u rrit edhe për tre gola. Hendbollistët kosovarë edhe pse patën një paraqitje të mirë, nuk ishin në nivelin e duhur sa i përket fazës së sulmit. Ndeshjen e dytë në kuadër të turneut ndërkombëtar në Bullgari, do ta zhvillojë sot kundër Maqedonisë, në orën 17:00.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:16 pm



FIFA refuzon pranimin e FFK-së

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka refuzuar të premten pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në gjirin e saj. Ndonëse zyrtarët e FFK-së kanë pritur që në këtë mbledhje KE i FIFA-s të shqyrtojë vetëm dy kërkesat e drejtuara më parë, që t'i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, si dhe t'i njihet e drejta e certifikatës ndërkombëtare për transferimin e futbollistëve, ajo ka shqyrtuar edhe aplikacionin e FFK-së për pranim dhe e ka hedhur poshtë atë.
“Pranimi i FFK-së nuk është në pajtim me nenin 10 të Statutit të FIFA-s, i cili thotë qartazi se vetëm shtetet e pranuara ndërkombëtarisht mund të pranohen në FIFA. Sipas këtij neni, Kosova nuk mund të luajë as ndeshje miqësore me karakter ndërkombëtar”, ka theksuar zëdhënësi i shtëpisë së futbollit botëror, Zheronim Valke. Megjithatë, duket se drejtuesit e FIFA-s kanë harruar faktin se Kosova tashmë është shtet i pranuar nga më shumë se 50 shtete, por ende janë duke iu ‘frikësuar’ zhvillimeve politike në rajon, prandaj edhe një herë dolën me një qëndrim negativ për kërkesat e futbollit kosovar, i cili po vuan shumë nga mospërfshirja në arenën ndërkombëtare, sidomos në aspektin financiar. Refuzimi i tillë nga ana e FIFA-s duhet t’i mobilizojë edhe më shumë drejtuesit e futbollit kosovar, por edhe të sporteve tjera që të punojnë pandërprerë dhe të bëjnë trysni tek faktori vendor dhe ndërkombëtar në gjetjen e rrugëve që çojnë drejt anëtarësimit në institucionet sportive ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:17 pm

Prishtina ecën sigurt drejt titullit

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 11-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kampione në fuqi, Prishtina ka shënuar fitore në takim me rivalin lokal, 2 Korrikun, me rezultat 1:0, duke e shtuar në këtë mënyrë epërsinë ndaj përcjellësve më të afërt në madje 9 pikë. Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Suad Saliagiq, në minutën e 19-të.
Skuadra e Ulpianës ka përgatitur një tjetër befasi, duke e mposhtur Drenicën, me rezultat 2:0, duke ia zbehur skuadrës nga Skenderaj gjasat për titull dhe njëherësh duke i rritur shpresat e saj për t'iu shmangur largimit nga elita. Derbi i kësaj jave në Gjilan, ndërmjet Gjilanit dhe Vëllaznimit është mbyllur pa gola, derisa Flamurtari ka shënuar fitore para tifozëve të vet me golin e Milaim Humollit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:17 pm

Prishtinaset fituan derbin e javës

Në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave janë zhvilluar ndeshjet e javës së 5-të, derisa meshkujt këtë fundjavë kanë pushuar për shkak të pjesëmarrjes së Përfaqësueses së Kosovës në turneun e Bullgarisë.
Kryendeshja e javës ndërmjet Prishtinës dhe Kosovës së Vushtrrisë përfundoi në dobi të hendbollisteve nga kryeqyteti, me rezultat 28:25.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:18 pm

Prishtina kalon pa problem edhe sfidën me Granitin Com

Volejbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore të lehtë si mysafir në përballje me skuadrën Graniti Com në Skenderaj, në kuadër të javës së 4-të të Superligës së Kosovës në volejboll, me rezultat 0:3 (19:25, 16:25, 20:25).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:18 pm

Tetë medalje për kikboksierët kosovarë në Berlin

Përfaqësuesja e Kosovës në kikboks ka rrëmbyer tetë medalje në Kampionatin Botëror në Berlin të Gjermanisë, prej të cilave tri të arta, një të argjendtë dhe katër të bronzta.
Kikboksieri më i dalluar kosovar ishte Yll Maliqi, i cili fitoi dy medalje ari, në kategorinë -85 kilogram në disiplinat tajboks dhe kikboks, ndërsa fituesi i medaljes tjetër të artë ishte Ilir Canolli, kategoria -90 kilogramë në disiplinën tajboks. I njëjti kikboksie fitoi edhe një medalje të argjendtë në disiplinën kikboks. Ndërkaq me medalje të bronzta në këtë garë u stolisen Ilir Menxhiqi (-60 kg) në disiplinën tajboks, Shefqet Mjekiqi (75 kg) në disiplinën e kikboksit, Qëndrim Makolli (-80 kg) në disiplinën kikboks dhe Mehdi Pestisha (-85kg) në disiplinën e kikboksit. Përfaqësuesja e Kosovës do të kthehet në Prishtinë të enjten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:19 pm



Rednap i befasuar me forcën e skuadrës së tij të re

Me fitoren e arritur para tifozëve të vet ndaj Boltonit në javën e 9-të të Ligës Premiere, Totenhemi ka shijuar tri pikët e para në këtë edicion, kurse trajneri i ri i kësaj skuadre, Hari Rednap, i cili do ta marrë detyrën nga dita e sotme, këtë ndeshje e ka shikuar nga tribunat dhe ka mbetur i kënaqur me lojën e skuadrës.
"Mendoj se kjo fitore ka kthyer vetëbesimin tek futbollistët dhe u ka kthyer buzëqeshjen", ka theksuar Rednap, i cili ka mbetur i befasuar me forcën e Totenhemit. "I pashë ato kombinime të shkëlqyeshme të futbollistëve të Totenhemit dhe nuk mund ta kuptoja se si një skuadër e tillë mund të jetë në fundin e renditjes. Praktikisht Boltoni në 20 minutat e parë nuk arriti të vinte deri te topi. Kur kam shkuar të punoj te Porsmuthi kam menduar që të nxjerrë diçka më shumë nga ajo skuadër, sepse ishte e dobët, por skuadra e Totenhemit është krejt ndryshe. Kapiteni Ledli King është një lojtar i madh kur është plotësisht i gatshëm. Po ashtu edhe kroati Çoroluka dhe Bentli janë shumë të mirë. Asistimi i Bentlit për Pavliçenkon tek goli i parë ishte i shkëlqyeshëmn. Ndoshta deri më tash Totenhemi kishte problem me vetëbesimin e futbollistëve, por besoj se pas bisedës me futbollistët do ta kem një pasqyrë më reale të gjendjes në skuadër", ka thënë Rednap. Në pyetjen e gazetarëve për synimet e kësaj skuadre në këtë edicion, Rednap u përgjigj: "Pa dyshim prioritet mbetet fitimi i pikëve dhe ikja nga fundi i renditjes, kurse gjithçka tjetër është bonus", ka shtuar Rednap.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:20 pm

Hofenheim dëshiron Akuilanin dhe Ligën e Kampionëve

Presidenti i Hofenheimit, Dietmar Hop, skuadra e të cilit pas javës së 9-të në Bundesligë kryeson renditjen, dëshiron ta përforcojë skuadrën me transferimin e mesfushorit italian, Alberto Akuilani. Futbollisti 24-vjeçar i Romës është dëshira e vetme e presidentit të klubit gjerman i cili vjen nga një qytet i vogël me vetëm 3 mijë banorë.
Se a do të realizohet apo jo ky transfer do të dihet në janar, kur do të hapet afati kalimtar i futbollistëve. "Akuilani është një talent i madh dhe më pëlqen shumë. Do t'i bëjmë ofertë zyrtare Romës gjatë afatit kalimtar të dimrit", ka pohuar Hop, i cili ka shprehur edhe një dëshirë tjetër të madhe për klubin e tij. "Duam që edicionin e ardhshëm të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe ta mposhtim Juventusin", ka nënvizuar Hop, skuadra e të cilit ka bërë bujë të madhe me rezultatet e arritura deri më tash, jo vetëm në Gjermani, por edhe më gjerë. Ndonëse Roma në këtë edicion nuk është duke bërë paraqitje të mira, Akuilani disa herë ka thënë se nuk ka dëshirë të largohet nga klubi romak. Ai kishte më herët ofertë nga Juventusi dhe Interi, por i mbeti besnik klubit të kryeqytetit italian. Vlera e tij në treg parashikohet të jetë 18 milionë euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:20 pm



Kosova zuri vendin e katërt në paragllajdizëm

Pilotët kosovarë edhe njëherë treguan sukses në mesin e pilotëve me renome të madhe në paragllajdizëm, siç janë ata nga Çekia, Sllovenia, Bullgaria (e cila mori pjesë me 5 ekipe) dhe Maqedonia, e cila zuri vendin e parë në garën "Bullgaria Open" që u mbajt në Pernik të Bullgarisë.
Pilotët kosovarë, veçanërisht Hizdri Gubetini, patën paraqitje shumë të mirë. Gubetini pas dy serive atakoi vetëm 9 cm nga pika 0 dhe kështu ishte në krye të tabelës, por seria e tretë ishte fatale për të. Gëzim Statovci në serinë e parë ishte i mirë, në serinë e dytë doli jashtë rrethit kurse në serinë e tretë ishte vetëm 70 cm afër pikës 0 . Fadil Gërguri në serinë e parë ishte 8 metra afër pikës 0, në serinë e dytë jashtë rrethit, kurse në serinë e tretë 2.5 metra afër pikës 0. Shkëlqim Krasniqi, në serinë e parë doli jashtë rrethit, në serinë e dytë 6 metra afër pikës 0, kurse në serinë e tretë jashtë rrethit. Ndërkaq Samir Agushi në të gjitha seritë ishte jashtë rrethit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Today at 5:15 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme ditore nga bota sportive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 10Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» Lajme taze nga KEK-u!
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Murat Jashari:Letra Nr.9 e shenjtë!(Për Hashim Thaqin)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Te Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: