Kosova-Crew
 
ForumiPortaliPytësoriLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 qka eshte ram dhe rom

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
erolind
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve: 676
Age: 15
Vendi: Shipashnica
Registration date: 26/10/2008

MesazhTitulli: qka eshte ram dhe rom   Sat Nov 08, 2008 1:44 pm

RAM(random access memory)

RAM njihet gjithashtu si memorja kryesore, perdoret per te ruajtur programet dhe te dhenat me te cilat kompjuteri po punon. Si mikroprocesori, RAM eshte nje qark i integruar(chip) specifik, por ne ndryshim nga mikroprocesori kryen funksionin e ruajtjes. Keto chip-e montohen ne paketa mbajtese, sic behet me CPU –ne, dhe paketat lidhen me motherboard. Shume sisteme mikrokompjuterik qe perdoren sot kane aq RAM sa te ruajne nga 256000 deri ne 4000000 byte te dhenash. Shume sisteme kompjuterik lejojne zgjerimin e memorjes, brenda nje limiti te caktuar, ose direkt ne motherboard ose nepemjet kartave add-in-board qe do ti diskutojme me vone. RAM eshte I paqendrueshem qe dote thote qe permbajtja e RAM-it humbet kur sistemi fiket.

Tipet e RAM
DRAM – Dynamic RAM
SRAM – Static RAM
SDRAM – Synchronous DRAM
DDR SDRAM – Double-data rate SDRAM

ROM(read only memory)

ROM konsiston ne module hardware te cilet nuk fshihen qe permbajne programe.
ROM ashtu si RAM eshte nje chip ose nje qark i integruar qe kryen funksionin e ruajtjes. Si RAM keto module software-in-hardware montohen ne paketa mbajtese te cilat pastaj lidhen ne nje ose disa karta brenda njesise sistem.
Nuk mund te shkruhet ne ROM (prandaj quhet read only) dhe as nuk mund te fshish permbajtjen e tij kur fik kompjuterin (pra jane te qendrueshem). Nje program i ruajtur ne ROM mund te lexohet me shpejt nga CPU se sa kur kur ai ruhet ne disk.
ROM eshte nje shembull i moduleve te qendrueshem, software-in-hardware qe paraqiten ne shume forma te tjera. P. SH. PROM (programmable read-only memory) eshte identike me me ROM vetem se moduli eshte I pashkruar bosh dhe bleresit mund te shkruajne programe. Per te shkruar nje program ne modulin PROM duhen disa paisje te specializura.Pasi shkruhet programi ai nuk mund te fshihet me.
EPROM (erasable programmmable read only memory) eshte si PROM por me ndryshimin qe ne te mund te fshish programet e shkruar me pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kosov-crew.0forum.biz
 

qka eshte ram dhe rom

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew ::  :: -