Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lajme ditore nga bota sportive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:11 am



Moratti: Pres nga Mourinho tё ketё mё shumё sukses se Mancini

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk dёshiron t’i krahasojё Roberto Mancinin dhe Jose Mourinhon, dhe shpreson qё portugezi tё jetё shumё mё i suksesshёm se italiani.

Nё pyetjen e gazetarёve se si ndjehet Moratti nga fakti se Mancini nё 9 ndeshjet e para kishte fituar 21 pikё, ndёrsa Mourinho tre mё pak, presidenti i nerazurёve ka thёnё:

“Kjo aspak nuk mё pengon. Por kjo do tё duhet t’i japё stimulim Mourinhos pёr pёrmirёsimin e rezultateve. Çdo sezon e ka historinё e vet. Nёse ёshtё kёshtu, vitin e kaluar duhej tё ishim tё zhgёnjyer, pasi para dy vitesh kishim njё fillim edhe mё tё mirё”.

“Mendoj se kёtё vit kemi bёrё njё zgjidhje tё qёlluar me arritjen e Mourinhos. Shpresoj qё ai ta barazojё madje edhe ta pёrmirёsojё rekordin e Mancinit”, ka shtuar presidenti.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:12 am



Arshavin ёshtё i pakёnaqur me Zenitin

Sulmuesi i Zenitit, Andrei Arshavin, sёrish ёshtё njё opsion tёrheqёs pёr ekipet e interesuara pёr shёrbimet e tij, pasi ka zbuluar se mё nuk ka besim tek klubi aktual.

27-vjeçari rus kёtё verё u lidh me njё kalim nё Tottenham, ndёrsa pёr shёrbimet e tij tё interesuar ishin edhe Real Madrid dhe Barcelona.

“Zenit vazhdimisht theksonte se do tё mё lejojё tё largohem nёse arrin njё ofertё e pranueshme. Por tё jem i sinqertё mendoj se ata nuk iu pёrmbajtёn asaj”, ka thёnё Arshavin.

Sulmuesi dёshiron tё luajё nё Ligёn e Kampionёve, por e din se do tё duhet njё mrekulli e vёrtet qё Zenit tё gjejё vend nё garёn evropiane nё vitin e ardhshёm.

“Vetёm ndonjё çudi do tё mund tё na ndihmojё qё vitin e ardhshёm tё luajmё nё Ligёn e Kampionёve”, ka shtuar rusi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:13 am



Zyrtare: Beckham arrin në Milan më 7 janar

Skuadra e Milanit ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për huazim dymujor të reprezentuesit anglez, David Beckham.

Rossonerët të enjten janë takuar me përfaqësuesit e Beckhamit me ç’rast kanë arritur marrëveshje për ta huazuar mesfushorin në San Siro.

Në bazë të marrëveshjes asi anglez do të qëndrojë në Milan vetëm dy muaj dhe pastaj do të kthehet në SHBA për të vazhduar me skuadrën e tij L.A. Galaxy gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:15 am



Del Piero dhe Legrottaglie të gatshëm për Romën

Mediat italiane kanë njoftuar se ikona e klubit bardhezi Alessandro Del Piero dhe qendërmbrojtësi Nicola Legrottaglie, do të jenë në dispozicion të trajnerit Claudio Ranieri për ndeshjen e rëndësishme kundër Romës, e cila zhvillohet të shtunën në Stadio Olimpico të Torinos.

Është ky një lajm shumë i mirë për Zonjën e Vjetër para duelit të madh kundër Giallorosëve me ç’rast do të mundohen të tregojnë se kriza tashmë ka marrë fund.

Del Piero dhe Legrottaglie janë të gatshëm për t’u ndeshur me kryeqytetasit, ndërkohë që Mauro Camoranesi, i cili luajti disa minuta edhe kundër Bolognas, do të jetë në një formë më të mirë për të startuar nga minuta e parë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:19 am



Amauri: Totti është një lojtar për ta shikuar

Sulmuesi i Juventusirt Amauri ka folur për admirimin e tij që ka ndaj simbolit të Romës, Francesco Totti, ndërkohë që ka nënvizuar se dëshiron fitore kundër Giallorosëve të shtunën mbrëma.

Zonja e Vjetër dhe Ujkonja Romake do të ndeshen të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërsa sulmuesi i sapoardhur te Bianconerët ka folur për situatën aktuale të të dy skuadrave, ndërkohë ka thënë se ai e çmon shumë kapitenin Francesco Totti.

“Totti është njëri nga futbollistët italianë që më pëlqen ta shikoj kur luan. Ai luan ashtu siç unë ëndërroj të luaj dhe më pëlqen ta shikoj”, ka thënë ish-sulmuesi i Palermos.

Ndërkohë Amauri ka theksuar se bardhezinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht për të treguar se kriza ka marrë fund, pasi që ata tashmë vijnë nga tre fitore radhazi (kundër Real Madridit, Torinos dhe Bolognas), ndërsa një fitore kundër Romës do të ishte suksesi më i madh i këtij fillimsezoni.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:20 am



Bogdani në 11-shen më të keqe të javës

Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani është përfshirë në formacionin e të dështuarve të javës në Serinë A , nga mediat italiane, duke marrë një notë të ulët, 5.5.

Një gjë të tillë e kanë bërë të njohur dje nga mediat italiane, të cilat, shumica ishin të të njëjtit mendim: bomberi shqiptar i Chievos ka bërë një paraqitje jo të mirë në ndeshjen e të mërkurës në shtëpi kundër Lazios, të humbur 1-2.

Bogdani, i cili luajti si titullar për 72 minuta, ishte vlerësuar me notën 5,5 dhe konsiderohej si një dështim i Chievos në sulm.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:21 am



Lippi beson se Milani mund të fitojë skudeton

Menaxheri i Italisë, Marcello Lippi, është i bindur se befasitë e këtij fillimi të sezonit, Udinese dhe Napoli, mund të mbeten edhe më tej në garë për skudeton, por thotë se Milani është një hap para rivalëve të tjerë.

“Ky vërtet është një turne shumë argëtues dhe i balancuar. Gara për titull pa dyshim se do të jetë e ngushtë këtë sezon dhe si pasojë Serie A edhe një herë do të jetë pikë referimi e futbollit evropian”, ka thënë Lipip.

“Jam i sigurt se Napoli dhe Udinese mund të konsiderohen si pretendues për titull nëse qëndrojnë në krye deri në mars, pasi Liga e Kampionëve gjithmonë ndikon tek ekipet në pranverë”.

“Milani është një hap para nga të tjerët. Jo vetëm për shkak të pozitës aktuale, por pjesërisht sepse ata nuk do të lodhen nga Liga e Kampionëve”, shton italiani.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:23 am



Nedved “i lodhur” për të vazhduar kontratën

Siç bën të ditur Gazzetta dello Sport, menaxheri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka kërkuar vazhdim të kontratës për yllin çek, Pavel Nedved, por vetë lojtari thotë se ai është “shumë i lodhur”.

Nedved gjithmonë e ka theksuar dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve dhe kjo mbase mund të jetë arsyeja që ai zgjodhi të vazhdojë karrierën edhe për një sezon tjetër këtë verë, por ai duket se vërtet do të largohet nga futbolli në qershorin e ardhshëm.

“Luajmë aq shumë ndeshje së fundi, madje nuk e di nëse luajmë në Serie A, Kupën e Italisë ose në Ligën e Kampionëve”, ka bërë shaka Nedved.

“Unë jam 36-vjeçar dhe edhe pse njerëzit vazhdojnë të thonë se dukem si 26-vjeçar, unë jam vërtet i lodhur!”, ka shtuar çeku.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:24 am



Ronaldo: Do të shënoj 42 ose më shumë gola

Mesfushori portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se ai planifikon edhe një përfundim tronditës sa i takon numrit të golave këtë sezon.

Më herët gjatë kësaj jave, menaxheri i Manchesterit, Sir Alex Ferguson, kishte paralajmëruar Cristiano Ronaldon se do ta ketë vështirë të arrijë numrin e golave që arriti sezonin e kaluar.

“Ai tash ka pesë gola. Vitin e kaluar pati 42, ndërsa këtë vit pres që të arrijë në mes 25 dhe 42 golave”, pati thënë Ferguson.

Por, ndryshe nga trajneri skocez, Ronaldo është i bindur se do ta arrijë këtë shifër madje edhe se do të mundohet ta tejkalojë.

“E di se është shumë vështirë të shënosh 42 gola sërish, por kam besim në vete dhe në kolegët e mi. Stërvitem po aq dhe shpresoj të arrij po aq gola ose më shumë”, ka thënë portugezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:29 am



Deco: Këtë sezon duam trofe

Mesfushori portugez Deco thotë se Chelsea duhet këtë sezon patjetër të fitoj trofe ose në të kundërtën do të pësojë edhe një zhgënjim.

Blutë përfunduan në vendin e dytë në sezonin e kaluar, menjëherë pas Manchester United, ndërsa të zgjedhurit e ish-trajnerit Avram Grant humbën edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Do të jetë vështirë që ky sezon të llogaritet si i suksesshëm nëse nuk fitojmë së paku një trofe. Dua të fitoj tituj sërish. Gjithmonë ka qenë kështu në karrierën time dhe besoj se ky është vendi i duhur për këtë”, ka thënë Deco për Daily Star.

“Të gjithë e dimë se Chelsea humbi dy tituj nga Manchester United me një dallim të vogël. Duhet të punojmë t’i përmirësojmë disa gabime dhe mendoj se trajneri i ri do të sjellë edhe gjëra të mira për klubin”, ka shtuar portugezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:33 am



FIFA lëvdon trajnerin e Shqipërisë

Barazimi të cilin e arriti Shqipëria në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Portugalisë ka bërë që në faqen zyrtare të FIFA të diskutohet për pozitivitetin e futjes së Shqipërisë në 100 skuadrat më të mira në botë, duke e lëvduar sidomos trajnerin Arie Haan.

“Trajnerët holandezë të futbollit janë kudo, duke filluar nga Guus Hidding në Rusi, e deri te Arie Haan në Shqipëri.

Trajnerët holandezë janë të njohur për njihen për lojën sulmuese, dhe si rezultat i kësaj Shqipëria ka zgjedhur pikërisht trajnerin Haaan.

Pas fillimit të mirë i ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010, ku kuqezinjtë barazuan me Suedinë dhe fituan me Maltën, erdhi një humbje e papritur nga ndaj Hungaria. Mirëpo barazimi pa gola me Portugalinë në udhëtim e bëri edhe më të fortë Përfaqësuesen Kuqezi.

“Është vetëm fillimi dhe besoj se në të ardhmen do të përmirësohemi edhe më shumë”, ka thënë Haan, i cili beson në rezultate pozitive në ndeshjet e radhës.

Haan ka plotësisht të drejtë të mburret me suksesin e tij, pasi që Shqipëria ka lëvizur për 19-të vende lartë në renditjen botërore të FIFA-s për muajin tetor, dhe tash gjendet në vendin e 83-të.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:36 am



Raul: Kam ëndërruar të luaj për Milanin

Kapiteni i Real Madridit, Raul, ka luajtur për gjigantin spanjoll për 14 vite, por thotë se është fascinuar nga lojtarët italianë dhe se kishte fantazuar të luajë me Milanin kur kishte qenë fëmijë.

“Jam rritur me Roberton dhe tash po plakem me Paolon. Më pëlqente ta shikoja Baggion duke luajtur dhe kur më në fund arrita të takohem me të, pashë se çfarë personi i shkëlqyeshëm ishte në të vërtetë”, ka thënë Raul.

“Sa i takon Paolos, isha fëmijë kur ai mblidhte kupa Evropiane, tash jam 31-vjeçar dhe ai ende është këtu. Ai është një profesionist i vërtetë dhe një pikë referimi për të gjithë futbollistët”, ka shtuar Raul

“Kam pasur fantazi kur isha i vogël dhe ëndërroja rreth të ardhmes time futbollistike: Shpesh kam menduar për Milanin dhe do të kisha dashur të luaja me legjendat si Marco Van Basten, Carlo Ancelotti, Ruud Gullit dhe Roberto Donadoni. Vetëm mendoni një partneritet Raul-Van Basten...”, përfundon spanjolli.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:37 am



Adebayor: Kështu nuk fitohet titulli

Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, vështirë se mund të qetësohet pas rezultatit negativ kundër Tottenhamit, dhe thotë se në këtë mënyrë nuk mund të fitohet titulli.

“Të jesh kampion në këtë mënyrë? Kurrë! Është një dëshpërim i madh. Është një atmosferë negative pasi që bëmë gjithçka për të arritur tek tri pikët dhe në fund përfunduam me një. Na vjen keq që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur”, ka thënë Adebayor.

“Ishte një prej ndeshjeve më të vështira në jetën time, pasi që nuk mund ta kuptoja, pas 90 minutash udhëhiqnim 4-2 dhe në fund ndeshja përfundon me barazim. Kur udhëhiqnim ndoshta mendonim se ndeshja përfundoi”, shton sulmuesi i Togos.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:38 am



Ronaldinho: Beckham është një lojtar i madh

Asi i Milanit Ronaldinho i ka dhënë mbështetje ardhjes së David Beckhamit në San Siro duke e përshkruar ish-kapitenin e anglezi si një lojtar i klasit botëror.

Ronaldinho është i ngazëllyer që më në fund do t’i jepet mundësia që të luajë krahas një lojtari siç është David Beckham.

“Ai është një kampion i madh. Shpresoj që të jetë i lumtur me neve. Do t’i ndajmë gjuajtjet e lira me të. Unë jam takuar me të në të kaluarën dhe gjithmonë kam mbetur i shtangur me klasin e tij”, ka thënë Dinho për “The Sun”.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:43 am



Totti mungon kundër Juves

Kapiteni i Romës Francesco Totti do të mungojë, në ndeshjen derbi të mbrëmjes së nesërme në Stadio Olimpico të Torinos, ku zhvillohet takimi ndërmjet Bianconerëve dhe Giallorosëve, si pasojë e problemit të vazhdueshëm me gjurin.

Simboli romak nuk ka udhëtuar aspak në Torino, dhe kjo është një goditje shtesë për Romën, derisa një hendikep i madh për vetë Tottin, i cili është lodhur me problemet e vazhdueshme me gjurin, dhe nuk do ishte befasi nëse ai do të hiqte dorë krejtësisht nga loja aktive.

Ëndrra e keqe është rikthyer për ta ndjekur edhe kapitenin edhe skuadrën, ndërkohë që mungesa e tij ia vështirëson shumë punët trajnerit Luciano Spalletti.

Ndeshja kundër Juves do ta shënonte paraqitjen e 400-të të Tottit në Serie A, ndërsa siç duket ai duhet ta shtyjnë festën e tij për ndonjë ndeshje të radhës.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:45 am



Mourinho: Mos më gjykoni tash

Trajneri i Interit Jose Mourinho ka folur në konferencën e sotme për shtyp për momentin problematik të skuadrës së tij para ndeshjes kundër Regginas.

Zikaltrit do të udhëtojnë në Oreste Granillo për t’u ndeshur me skuadrën e Regginas të shtunën, ndërkohë që vjen nga dy barazime pa gola ndaj Genoas dhe Fiorentinës.

“Krahasimet në futboll janë të pamundshme, pasi që çdo kampionat është i ndryshëm, kështu që njerëzit duhet të kujtojnë se në këtë fillim sezoni ne e fituam një kupë që nuk e kishim pasur vitin e kaluar”.

“Unë nuk e gjykova fillimin e dobët të Milanit në këtë sezon, prandaj edhe tani nuk duhet të jem shumë gjykues ndaj skuadrës sime”.

“Nuk kemi shënuar gola në dy ndeshjet e kaluara, kjo nuk është mirë, por nuk kemi probleme në krijimin e shanseve. Në fakt, në Firence patëm katër shanse të mira nga loja e hapur, dy me Mncinin, një me Ibrën dhe një tjetër me Crespon”.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që në shtëpi para tifozëve të vetë Reggina luan mirë dhe ka humbur shumë pak ndeshje. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse ata janë një skuadër shumë e mirë dhe kanë lojtarë të cilët shumë shpesh e ndryshojnë mënyrën e lojës së tyre”, ka thënë ish-trajneri i Chelseat.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:46 am



Ministri Beqiri priti reprezentacionin e Kik–Box-it

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, ka pritur të premten reprezentacionin e Kik–Box-it, në krye me kryetarin e Federatës, Fatmir Makolli.

Kjo pritje u organizua në shenjë të turnirit ndërkombëtar, i cili u mbajt në Berlin, ku në mesin e 40 shteteve mori pjesë edhe reprezentacioni i Republikës së Kosovës, i cili shënoi rezultate të jashtëzakonshme, duke u stolisur me tri medalje të arta, një të argjendtë dhe katër medalje të bronzit.

Me këtë rast, Ministri Beqiri i përgëzoi të gjithë garuesit për sukseset e arritura, por edhe për afirmimin e këtij sporti në arenën ndërkombëtare. Ai premtoi se reprezentacioni i Kik-Box-it edhe në ardhmen do të ketë përkrahjen e fuqishme të MKRS-së.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:47 am



Crespo te Roma në janar ?

Agjenti i Hernan Crespos, Fernando Hidalgo, ka thënë se klienti i tij mund t’i bashkëngjitet Romës në afatin kalimtar të janarit.

“Hernan dëshiron të luajë, dhe nëse nuk mund ta bëjë këtë tek Inter, atëherë ne do t’i shikojmë mundësitë tjera”.

“Roma dhe Interi ende nuk kanë folur në lidhje me transferimin e Crespos, dhe po ashtu Giallorosët nuk kanë kontaktuar as me mua”.

“Të jem i sinqertë, Roma mund të jetë një mundësi, prandaj do të dëshiroja që të flasim sa më shpejt për këtë çështje”, ka thënë Hidalgo.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:48 am



Rooney: Tek United sa më gjatë që mundem

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka përsëritur sërish dëshirën e tij për të qëndruar sa më gjatë në Old Trafford.

“Dua të qëndroj në këtë skuadër për aq kohë sa do të më dëshirojnë këtu. Dëshiroj të vazhdoj të luaj mirë dhe të shënoj gola”.

“Kush e di, ndoshta kur ta arrij moshën e Giggsit, do të mund të jem afër rekordeve të tij, dhe do të isha shumë i kënaqur po të arrija diçka të tillë”.

“Do të ishte ëndrra ime që kur ta mbyll karrierën dhe të shikoj prapa, të shoh një histori të bukur me skuadrën time të zemrës”, ka thënë Rooney.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:49 am



Massa i dyti, Hamilton i nёnti

Ngasёsi i Renault, Fernando Alonso, ka kryesuar nё stёrvitjet e dyta para garёs sё fundit nё Formula 1 pёr Çmimin e Madh tё Brazilit.

Lideri i tabelёs sё ngasёsve dhe kandidati kryesor pёr tё fituar titullin e kampionit, Lewis Hamilton, ёshtё renditur vetёm i nёnti me McLarenin e tij, derisa rivali i tij, Felipe Massa, u rendit i dyti pas Alonsos.

Massa e kaloi shtegun pёr kohёn 1:12.353, derisa Alonso pёr 1:12.296. Koha mё e shpejtё e Hamiltonit ishte 1:12.827.

Nё stёrvitjet e para, Felipa Massa u rendit i pari, i ndjekur nga Hamiltoni dhe Kimi Raikkonen.

Para garёs sё Brazilit, Massa qёndron shtatё pikё prapa Hamiltonit, i cili do tё ketё nevojё vetёm pёr vendin e pestё, pёr tё siguruar titullin e kampionit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:50 am



Leverkusen kryeson Bundesligën

Skuadra nga Bundesliga gjermane, Bayer Leverkusen, ka vazhduar me lojërat e mira të cilat i ka shfaqur këtë sezon dhe pas fitore së mbrëmjes së sotme kundër Wolfsburgut me rezultat 2-0, është ngjitur në krye të tabelës.

Në pjesën e parë të ndeshjes u ofruan disa raste, mirëpo nuk u prekën rrjetat në asnjërën anë, derisa pjesa e dytë ofroi një lojë shumë më të bukur.

Vendasit shënuan golin e parë në minutën 57-të me anë të Barnetas, ndërsa tetë minuta më vonë (65’) Kiessling shënoi golin e dytë dhe vendosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Bayer Leverkusen ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe qëndron e para në tabelë me dy pikë më shumë se sensacioni i këtij viti në elitën e futbollit gjerman, Hoffenheim, që ka 22 pikë por një lojë më pak, të cilën do ta zhvillojë nesër në shtëpi kundër Karlsruhes së Edmond Kapllanit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:55 am



Galliani: Napoli mund tё jetё konkurent pёr titull

Zёvendёspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka folur pёr dёshirёn e tij pёr tё arritur sukses nё Serie A si dhe pёr ndeshjen e radhёs, atё kundёr Napolit, duke e etiketuar ekipin kundёrshtar si njё prej konkurentёve pёr skudeton.

“Ata kanё njё ekip qё mund tё luftojё pёr skudeto. Napoli ёshtё e para nё tabelё pas nёntё javёsh, qё nuk ёshtё njё periudhё shumё e gjatё, por e mjaftueshme tё tregojё kapacitetin e kёtij ekipi pёr tё luftuar pёr skudeto, ose sё paku pёr njё pozicion tё lartё”, ka thёnё Galliani.

“Tashmё kam thёnё qё nё qershor se do tё fokusohemi nё ligё kёtё sezon. Sistemin e rotacioneve do ta aplikojmё vetёm nё Kupёn UEFA. Ekipi ёshtё shumё i fokusuar nё kampionat kёtё kohё”, ka shtuar italiani.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
Adonisi
Fillestar-e
Fillestar-e


Numri i postimeve : 14
Registration date : 01/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:18 am



Lampard: Stamfrod Bridge mbetet një fortesë

Mesfushori i Chelseat Frank Lampard ka thënë se ajo që ndodhi në Stamford Bridge në ndeshjen kundër Liverpoolit nuk do të përsëritet.

Pas 86 ndeshjesh pa e shijuar humbjen në Stamford Bridge, Chelsea më në fund u mposht në shtëpi nga Redsat me rezultat minimal, 1-0.

“Kemi zhvilluar shumë lojëra të vështira në shtëpi dhe nuk jemi mposhtur. Humbja nga Liverpooli ishte zhgënjim, mirëpo ne përsëri vazhdojmë të kemi mbështetjen e tifozëve dhe nuk do të kemi probleme në të ardhmen”.

“Jemi të gjithë profesionistë dhe dëshirojmë fitore. Humbja e rekordit nuk është diçka për të cilën personalisht shqetësohem, por është me rëndësi që të rimëkëmbemi menjëherë, gjë që e bëmë kundër Hull Cityt”.

“Humbja e një ndeshjeje në shtëpi nuk është diçka e madhe kur ke në plan ta fitosh gjithë kampionatin. Njerëzit e bëjnë të madhe këtë, mirëpo ishin vetëm tre pikë në pyetje dhe asgjë më shumë”, ka thënë mesfushori anglez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:57 am



Jankulovski: Interi mbetet më i fuqishmi

Mbrojtësi i Milanit, Marek Jankulovski, thotë se Interi edhe më tej mbetet pengesë kryesore për përpjekjen e tyre për të fituar skudeton.

“Inter është më i fuqishmi. Ndoshta ka dy barazime në varg, por kjo tregon se çdo ndeshje është e vështirë. Ata kanë një përbërje të fuqishme dhe mbetet rrezik i madh për ambiciet tona për skudeton”, ka thënë Jankulovski.

Milani nesër do të presë në fushë të vet ekipin e Napolit, që së bashku me Udinezen kryesojnë tabelën e Serie A. Një fitore e rosonerëve dhe një dështim i Udineses, do të thotë se Milani do të ngjitej në vendin e parë të tabelës.

“Kemi një ekip të shkëlqyeshëm, të fuqishëm, por duhet të jemi të kujdesshëm pasi Napoli ka një sulm të shkëlqyeshëm. Lavezzi ka një teknikë të mirë, është i shpejtë, dhe ka nevojë për pak hapësirë për të arritur gol. Ne luajmë mirë në fushë vendore, ne jemi Milan dhe mendojmë vetëm për fitore”, ka shtuar çeku.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 12:00 pm



Ndërpriten negociatat mes Barcelonës dhe Xavit

Mediat angleze kanë bërë të ditur se dy ekipet, Arsenali dhe Liverpooli, janë duke e përcjellë situatën e mesfushorit spanjoll Xavi dhe janë të gatshëm të fillojnë negociata për të angazhuar futbollistin më të mirë të Euro 2008.

Lojtari tashmë ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e klubit për vazhdimin e marrëveshjes, por negociatat janë bllokuar.

Xavi ka marrëveshje e cila skadon në vitin 2010 dhe drejtuesit e klubit në disa raste kanë bërë të ditur se dëshirojnë që lojtari të nënshkruajë marrëveshje jetësore, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Por 28-vjeçari ka një pagë shumë më vogël se ajo e Messi, Henry dhe Puyol dhe dëshiron që kjo situatë të ndryshojë.

“Barcelona mendon se Xavi kurrë nuk do ta lëshojë klubin pasi që është katalanas dhe rrjedh nga shkolla e të rinjve. Por kjo është një qëndrim i rrezikshëm dhe arrogant. Ai është një prej mesfushorëve më të mirë në botë dhe dukshëm Barca nuk e kupton si duhet vlerën e tij”, ka thënë një mik i lojtarit.

Sipas mediave angleze, Arsenali dhe Liverpooli janë duke e përcjellë situatën, dhe janë të gatshëm ta angazhojnë mesfushorin nëse iu jepet rasti.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:45 pm



Ronaldo: Do ta rifitoj besimin e tifozëve

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se ai sërish do të arrijë ta fitojë besimin e tifozëve në Old Trafford.

“Një pjesë e tifozëve treguan se janë më pak të lumtur se të tjerët, por unë shpresoj se ata do ta ndryshojnë mendimin e tyre. Kur e veshi fanellën e United unë jap maksimumin dhe askush nuk mund të më ndalojë në këtë”, ka thënë Ronaldo

“Shpresoj se do të jetë ngjashëm si edhe para dy viteve kur u riktheva në Angli pas Kampionatit Botëror dhe do të mund ta rikthej besimin tifozëve”, ka shtuar portugezi.

Ronaldo gjatë verës së shkuar ishte pranë kalimit në Real Madrid, por megjithatë vazhdoi të mbetet në Old Trafford.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:46 pm



Gilardino: Unë nuk mashtroj

Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino, thotë se ai nuk është mashtrues edhe krahas asaj që nuk arriti t’i shpëtojë dënimit për shkak të golit të shënuar me dorë.

Italiani u suspendua me dy ndeshje mos lojë për shkak të golit të shënuar me dorë në ndeshjen ndaj Palermos.

“Edhe krahas asaj që pësova dënim, nuk ndjehem lojtar josportiv. Mendoj se në 10 vitet e fundit kam treguar se jam korekt dhe një njeri i sinqertë në fushë”, ka thënë Gilardino.

Sulmuesi i Fiorentinës për momentin është lider në listën e golashënuesve në Serie A, me shtatë gola të shënuar.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:48 pm



San Antonio mposhtet në Portland

Të turpëruar në ndeshjen e parë nga Lakers, Portland Trail Blazers të premten mbrëma kanë shënuar fitore kundër San Antonio Spurs me diferencë prej vetëm një pike, 100-99.

Gjithçka u vendos në fund të ndeshjes kur gjuajta e Michael Finley doli jashtë dhe kështu Blazers shënuan fitore me një pikë diferencë.

Në ndeshjet e radhës të Ligës profesionale amerikane të basketbollit (NBA) janë arritur këto rezultate:

Philadelphia – New York 116: 87

Toronto - Golden State 112: 108 (vazhdime)

Miami - Sacramento 103: 77

Boston - Chicago 96: 80

Memphis - Orlando 86: 84

L.A. Clipers - Denver 103: 113 (vazhdime)

Portland - San Antonio 100: 99

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:49 pm



Gerrard: Nuk mund të largohem nga Anfield

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, në librin e tij, “Libri i Kapitenit”, zbulon se kishte dëshiruar ta lëshojë klubin, por në fund kishte kuptuar se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve në Stamboll, Steven Gerrard gjithë verën e kaloi në spekulime rreth të ardhmes së tij. Aso kohe ishte Chelsea që po thuajse morri shërbimet e anglezit.

“Në zemrën time ky është klubi im dhe dëshiroj tu sjell sukses tifozëve. Për të mirën e tyre, si edhe për timen, nuk dua sërish të kaloj nëpër të njëjtat gjëra të qershorit 2005”, shkruan Gerrard.

“Ishte një periudhë kur i thash Liverpoolit se dua të largohem (në Chelsea). Por nuk doja ta lë angazhimin këtu dhe tash të gjithë e dinë se unë nuk mund ta lëshoj kurrë këtë klub. Këtu jam që nga mosha 8 vjeçare”, shkruhet më tej në librin e tij.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:51 pm



Robbie Keane: Nuk do të festoj nëse shënoj gol

Sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Keane, thotë se nuk do të festojë nëse arrin gol në ndeshjen e sotme ndaj ish-klubit të tij, Tottenhamit.

“Nëse arrij gol do të ndjehem njëjtë si vitin e kaluar kur shënova kundër Liverpoolit. Nuk do të festoj pasi që kurrë nuk e bëj këtë kundër asnjë prej ish-klubeve të mia”, ka thënë Keane.

“Jam tërësisht i fokusuar në Liverpool. Do të përpiqem ta kryej punën time për ekipin dhe nëse mund t’i ndihmoj të fitojë tri pikë, do ta bëj këtë”, ka shtuar irlandezi, i cili kaloi në Liverpooli gjatë kësaj vere.

Tottenham është në fund të tabelës së Premierligës, pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit, për të cilën arsye u shkarkua edhe tashmë ish-trajneri, Luande Ramos. Në vendin e tij tash është Harry Redknapp.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:52 pm



Cicinho: Fitorja ndaj Juventusit është thelbësore

Mbrojtësi i Romës, Cicinho, beson se një fitore kundër Juventusit mund të jetë pikë kthyese këtë sezon dhe një rast i mirë për të mbuluar njollën e zezë të klubit.

Pa fitore në katër ndeshje si dhe pa Francesco Tottin për ndeshjen e sotme me Juventusin, nuk tingëllon aq mirë për ekipin italian.

“Tre pikë kundër Juventusit do ta ndryshonin gjendjen në tabelën tonë. Një fitore po ashtu do të na jepte vetëbesim për ndeshjen kundër Chelseat, andaj mendoj se do të japim përgjigjen e duhur në Torino”, ka thënë Cicinho.

“Liga e Kampionëve dhe Serie A janë dy gara shumë të rëndësishme për ne dhe do të luftojmë për ta deri në fund”, ka shtuar braziliani.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:53 pm



Ribery siguron tre pikët për Bayern

Skuadra e Bayern Munich ka shënuar fitore të vështirë në Allianz Arena kundër Arminia Bielefeldit edhe pse fitoi me rezultat 3-1.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Miroslav Klose (25’) duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase. Mirëpo vetëm pesë minuta më pas akordohet një penallti në favor të Armenias të cilën e shndërroi në gol Wichniarek nga pika e bardhë.

Edhe pse bavarezët shfaqën një lojë shumë më të mirë, sidomos në pjesën e dytë dhe ishin vazhdimisht në ofanzivë ata e kishin të vështirë ta shënonin golin e dytë të epërsisë, pavarësisht se disa herë ishin shumë pranë golit duke e goditur edhe shtyllën.

Megjithatë, mesfushori francez Frank Ribery shpërtheu në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Fillimisht shënoi golin e epërsisë (76’) pas një pasimi të Podolskit, ndërsa më vonë pas një depërtimi të tij në gjashtëmbëdhjetëmetërsh u akordua penallti.

Ribery vendosi ta falënderonte Podolskin për pasimin që ia kishte bërë paraprakisht, dhe e lejoi atë që ta gjuante penalltinë, dhe nga pika e bardhë Podolski vendosi rezultatin përfundimtar 3-1.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:54 pm



Hoffenheim kryeson sërish

Pas një nate qëndrimi në pozitën e dytë, skuadra e Hoffenheimit është rikthyer sërish në krye të tabelës pas fitores së lartë, 4-1, të cilën e shënoi kundër Karlsruhes.

Pas fitores së mbrëmshme, Bayer Leverkusen u ngjit në vendin e parë në tabelë duke lënë dy pikë pas skuadrën e Hoffenheim. Mirëpo sensacioni i këtij viti në Bundesliga, nuk e la gëzimin e “farmaceutëve” të zgjaste më shumë se një natë, pasi që ata sërish sot u ngjitën në krye të tabelës.

Hoffenheim ishte skuadër bindshëm më e mirë se kundërshtari i saj, Karlsruhe, dhe kjo u pa edhe me krijimin e avantazhit që në minutën e 15-të me anë të Ibisevic.

Mysafirët barazuan menjëherë pesë minuta pas me anë të Freis. Mirëpo kjo veç sa i nevrikosi lojtarët shumë në formë të Hoffenheim, të cilët shënuan edhe tri herë.

Fillimisht Edu krijoi epërsinë në 2-1 (67’), pastaj sërish Ibisevic (75’), ndërsa në minutën 78-të edhe një herë Edu vuri vulën e këtij takimi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:56 pm



Werder shkatërron Herthan

Skuadra e Werder Bremenit i është kthyer fitores duke mposhtur me rezultat të lartë 5-1 skuadrën e Hertha Berlinit.

Werder shënoi tri herë në pjesën e parë. Avantazhin skuadrës vendase ia dha lojtari mysafir, Kacar, (14’) pas nj autogoli. Gjashtë minuta më vonë Diego dyfishoi epërsinë, për ta trefishuar atë Rosenberg në minutën e 42-të.

Edhe në pjesën e dytë u panë tre gola dy për vendasit dhe një për mysafirët. Ishte Pizarro lojtari që e bëri rezultatin 4-0 (59’), ndërkohë që mysafirët shënuan golin e nderit me anë të Pantelic (68’).

Pizarros nuk i mjaftoi vetëm një gol, ai shënoi edhe golin e dytë personal pesë minuta pa përfunduar ndeshja dhe të pestin për ta vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi, Werder-Hertha, 5-1.

Lala më në fund i kthehet fitoreve me skuadrën e tij, pasi që Hannover e ka mposhtur njërën nga skuadrat më të fuqishme në Bundesliga, Hamburg, me rezultat 3-0. Ndërkohë që Cottbusi i Ervin Skelës ka pësuar sërish në shtëpi nga Schalke me rezultat 0-2.

Kampioni i vitit të kaluar Stuttgart është mundur në shtëpi nga Kylni me rezultat 1-3.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 11:57 pm



Manchester fitore tё vёshtirё pёrballё Hull Cityt

Kampioni i Anglisё dhe Evropёs, Manchester City, me pak vёshtirёsi arriti tek tre pikёt e radhёs, duke shёnuar fitore prej 4-3 nё Old Trafford ndaj Hull Cityt.

Pas njё fillimi tё shkёlqyeshёm tё sezonit, Hull City ka pёsuar edhe humbjen e dytё radhazi. Pas Chelsea qё e mposhti nё fushё tё vet ditё mё parё, fitues kёsaj here ishte Manchester United.

Djajtё e Kuq kaluan nё epёrsi mjaft herёt, pas tre minutash lojё, me anё tё Cristiano Ronaldos, ndёrsa mysafirёt barazuan me anё tё Daniel Cousin nё minutёn e 21-tё. Por djelmoshat e zgjedhur nga Alex Ferguson shёnuan edhe dy gola pёr tё shkuar nё pauzё me avantazh 3-1. Avantazhin Manchesterit ia risolli Michael Carrick nё minutёn e 29-tё, ndёrsa njё minutё para fundit tё pjesёs sё parё, Ronaldo shёnoi golin e dytё tё tij.

Edhe pjesa e dytё nisi mbarё pёr Djajtё e Kuq, tё cilёt rritёn epёrsinё me anё tё serbit Nemanja Vidic (57’), por nuk ishte i tillё edhe pjesa e fundit e ndeshjes. Bernard Mendy shёnoi golin e dytё pёr mysafirёt (67’), derisa Geovani shёnoi edhe golin e tretё nga penaltia (82’), pёr tё ngushtuar rezultatin nё 4-3.

Megjithёse Hull City pati edhe disa raste nё çastet e fundit tё ndeshjes, tri pikёt shkuan tek Manchester United, qё kёshtu grumbullon 21 pikё dhe ngjitet nё pozitёn e tretё, prapa Liverpoolit dhe Chelseat.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 12:05 am



Anelka shënon hat-trick në fitoren e lartë të Chelseat

Blutë e Londrës kanë shënuar fitore të lartë 5-0 kundër Sunderlandit në Stamford Bridge, ndërsa francezi Nicolas Anelka i ka shënuar tre gola.

Ashtu edhe siç pritej, Sunderlandi nuk ka mundur t’i bëjë ballë skuadrës së Scolarit, e cila pas thyerjes së rekordit në shtëpi nga Liverpooli, nuk mund të lejonte ndonjë befasi.

Serinë e golave hapi Alex në minutën e 27-të, derisa njeriu i ndeshjes së sotme, Nicolas Anelka shënoi dy herë radhazi në pjesën e parë (30’ dhe 45’) për të shkuar në pushim me rezultatin 3-0.

Menjëherë pas fillimit të pjesë së dytë (51’) mesfushori Frank Lampard shënoi golin e katërt, ndërsa dy minuta pas sërish doli në skenë Nicolas Anelka i cili kompletoi hat-trickun e tij.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 12:07 am



Stoke fiton ndaj Arsenalit

Skuadra e Arsenalit ka pësuar në udhëtim nga ekipi i inkuadruar këtë sezon në Premiership, Stoke, me rezultat 2-1.

Vendasit ishin shumë më të motivuar për fitore dhe që në minutën e 11-të krijuan epërsinë me anë të Ricardo Fuller, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Ishin sërish lojtarët e Stoke që shënuan në pjesën e dytë duke e dyfishuar rezultatin (73’) me golin e Olofinjana.

Edhe më keq për Topçinjtë shkoi pas përjashtimit me karton të kuq të Van Persiet (73’), ndërkohë krejt çka bënë djemtë e Wenger ishte një gol i nderit në fund të ndeshjes të cilin e shënoi Clichy.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 12:09 am



F1: Massa nё pol-pozicion, Hamilton i katёrti

Ngasёsi i Ferrarit, Felipe Massa, ka siguruar pol-pozicionin pёr garёn e fundit tё kampionatit nё Formula 1, atё pёr Çmimin e Madh tё Brazilit, e cila ёshtё edhe vendimtare pёr pёrcaktimn e titullit.

Lideri i kampionatit dhe favoriti pёr tё fituar titullin, Lewis Hamilton, arriti nё cak vetёm i katёrti. Nga vendi i dytё do tё niset italiani Jarno Trulli, derisa i treti ёshtё renditur Kimi Raikkonen.

“Mendoj se presioni ёshtё mbi Hamiltonin, pasi qё unё nuk kam çfarё tё humb”, ka thёnё rivali kryesor i britanikut, Massa.

Hamilton, 23-vjeçar, duhet tё arrijё sё paku nё vendin e pestё pёr tё fituaj titullin e kampionit kёtё sezon dhe pёr t’u bёrё kampioni mё i ri nё kёtё garё.

Renditja e veturave pёr garёn e Brazilit:

1. Felipe Massa
2. Jarno Trulli
3. Kimi Räikkönen
4. Lewis Hamilton
5. Heikki Kovalainen
6. Fernando Alonso
7. Sebastian Vettel
8. Nick Heidfeld
9. Sebastien Bourdais
10. Timo Glock

Gjendja e tabelёs sё ngasёsve:

1. Lewis Hamilton 94
2. Felipe Massa 87
3. Robert Kubica 75
4. Kimi Räikkönen 69
5. Nick Heidfeld 60
6. Fernando Alonso 53
7. Heikki Kovalainen 51
8. Sebastian Vettel 30
9. Jarno Trulli 30
10. Timo Glock 22

Cili ёshtё parashikimi juaj pёr garёn e Brazilit? Kush do ta fitojё garёn dhe kush kampionatin?

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 12:11 am



Cordoba shmang barazimin e tretë radhazi të Interit

Kampionët italianë kanë shënuar fitore shumë të vështirë në udhëtim te Reggina edhe pse në fillim të ndeshjes avancuan me dy gola epërsi.

Në ndeshje u shënuan pesë gola, ndërsa braziliani Maicon e hapi serinë e golave me të filluar ndeshja (9’) duke ia dhënë epërsinë skuadrës mysafire.

Zikaltrit dyfishuan epërsinë falë golit të Patrick Vierias në minutën 23-të. Mirëpo, nga ky moment lojën e mori në dorë skuadra vendase.

Që në pjesën e parë Reggina ngushtoi epërsinë me anë të Cozzas (34’), ndërkaq në pjesën e dytë (53’) Brienza barazoi rezultatin në 2-2, i cili rezultat qëndroi deri në minutat shtesë të ndeshjes.

Iniciativa në pjesën e dytë anonte më tepër kah skuadra e Regginas e cila pati disa raste të pakonkretizuara. Ndërsa Nerazzurët ishin të rrezikshëm me kundërsulme.

Një gjuajtje nga këndi në minutat shtesë të ndeshjes e gjeti të vetmuar mbrojtësin Ivan Ramiro Cordoba, i cili njëherë e stopoi topin dhe pastaj gjuajti për t’ia siguruar tre pikët Interit dhe për të ndërprerë serinë e barazimeve të skuadrës së Mourinhos.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 12:12 am



Tottenham sёrish i rrezikshёm nё minutat e fundit

Tottenham ka shёnuar edhe njё gol tё vonshёm, qё kёsaj here i ka sjellё tri pikё nё derbin pёrballё Liverpoolit, tё zhvilluar nё White Hart Lane tё Londrёs, ndeshje qё pёrfundoi me rezultat 2-1.

Robbie Keane bёri rikthimin e tij kёsaj here si kundёrshtar i Tottenhemit, duke asistuar nё golin e tё kuqve, tё shёnuar nga Dirk Kuyt pas tre minutash. Pasi qё mysafirёt dy herё kishin godiur shtyllёn, Jamie Carragher dёrgoi topin nё rrjetёn e tij pas njё prekje me kokё nё minutёn e 68-tё, pёr tё barazuar rezultatin.

Por, sulmuesi rus Roman Pavlyuchenko iu dha njё goditje shpresave tё Liverpoolit pёr tё fituar kampionatin, duke shёnuar golin e fitores nё minutёn e fundit tё kohёs sё rregullt.

Me humbjen e sotme Liverpooli humb edhe kreun, ku ngjitet Chelsea. Tё dyja ekipet kanё grymbulluar nga 26 pikё, por blutё kanё diferencё mё tё mirё tё golave.

Tottenhami, qё po gjen veten pas njё fillimi tё dobёt tё sezonit, me tre pikёt e fituara largohet nga vendi i fundit nё tabelё, pёr tu ngjitur dy pozita mё lartё.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 1:29 am



Ujkonja romake gjah i lehtë për Juventus

Juventus e ka mposhtur me lehtësi Romën në Stadio Olimpico të Torinos me rezultat 2-0.

Pjesa e parë

Ashtu siç u njoftua Roma e filloi takimin pa njeriun kryesor, kapitenin Francesco Totti, ndërkohë që edhe mesfushori italian, Alberto Aquilani, nuk arriti të rikuperohej për këtë ndeshje, por fatmirësisht aty ishte Julio Baptista, i cili shfaqi lojë të mirë në pjesën e parë.

Te Juventus nuk i inkuadrua aspak plejmejkeri, Mauro Camoranesi, edhe pse ishte i rikuperuar, Ranieri preferoi që ta pushonte, pasi që nuk ishte nevoja e inkuadrimit të tij.

Pikërisht braziliani Baptista ishte lojtari më i vërejtur në 45 minutat e para duke qenë rrezik permanent për portën e Maninger, megjithatë fati nuk ishte në anën e në minutat e para të ndeshjes Giallorosëve.

Roma pati një iniciativë më të madhe në pjesën e parë duke krijuar disa raste, prej të cilëve më i rrezikshmi ishte kur pas një krosimi të Panuccit topi preku shtyllën e Juventusit, megjithatë asnjë lojtarë nuk arriti ta shtynte në rrjet.

Nga ana tjetër rasti më i mirë i pakonkretizuar për bardhezinjtë ishte kur pas një krosimi të Del Pieros, Chiellini gjuajti me kokë, por Doni intervenoi për mrekulli duke shmangur gol të sigurt.

Se kush është Alex Del Piero më së miri e di portieri i Romës, Doni. Ashtu sikurse sezonin e kaluar, edhe këtë sezon ishte pikërisht Del Piero ai që e mposhti portierin brazilian.

Një gjuajtje e lirë në distancë prej 30 metrash dhe Grande Alex me një supergol krijoi epërsinë për Zonjën e Vjetër (38’).

Pjesa e dytë

Gjysmëloja e dytë i takoi krejtësisht skuadrës së Juventusit të cilët menaxhonin lojën në çdo pozitë.

Me të filluar pjesa e dytë (48’) Del Piero gjen Marchionin, i cili e kalon Risen për ta dyfishuar epërsinë e Bianconerëve.

Pas golit të dytë të pësuar kryeqytetasit u humbën në fushë, ata nuk mund të organizonin asnjë sulm të mirëfilltë, pavarësisht se Spalletti u mundua që me zëvendësime të bëjë diçka.

Kjo fitore e ngrit Juventusin në kuotën e 18 pikëve, ndërkohë që derisa të zhvillohet takimet e nesërme do ta mbajë pozitën e pestë me tre pikë diferencë nga lideri aktual, Inter.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 1:31 am



Barcelona në formën më të mirë

Barcelona ka vazhduar serinë e ndeshjeve të shkëlqyeshme me plot gola, pasi që sonte e ka mposhtur Malagan në udhëtim me rezultat 4-1.

Blaugranët e filluan furishëm takimin duke shënuar golin e parë që në minutën e gjashtë me anë të mesfushorit Xavi Hernandez.

Mirëpo, vendasit u kundërpërgjigjën shumë shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pas shtatë minutash (13’) me golin e Dudas.

Goli i Messit në minutën e 19-të bëri që Barca të shkojë në pushim me epërsinë 2-1.

Katalunasit shënuan edhe dy gola në pjesën e dytë. Ishte sërish Xavi ai që shënoi golin e tretë (52’), ndërsa një autogol i Weligton përcaktoi shifrat përfundimtare të takimit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 12:51 pm



Spalletti: Roma dёshtoi tё reagonte

Trajneri i Romёs, Luciano Spalletti, ka thёnё se ekipi i tij dёshtoi tё reagojё nё situatat e ndёrlikuara gjatё derbit tё mbrёmshёm tё Serie A, tё cilin Juventusi i fitoi me rezultat 2-0

“Dolёm nё fushё mirё, duhej tё kishim shёnuar nё ato 2-3 rastet qё kishim, pastaj pati njё goditje tё lirё tё shkёlqyeshme nga Del Piero dhe u frikёsuam nga humbja sёrish. Nuk reaguam nё mёnyrёn e duhur, vrapuam shumё, por nuk ishim tё organizuar”, ka thёnё Spalletti.

“Ekipi jonё ka nevojё pёr entuziazёm dhe gjakftohtёsi pёr tё treguar tё gjitha kualitetet, pёr momentin na mungojnё kёta faktorё. Kur jemi nё vёshtirёsi dёshtojmё tё reagojmё, edhe pse pёrpjekjet janё nga secili”, shton Spalletti.

Humbja e mbёmshme ishte humbja e pestё nё radhё nё tё gjitha garat pёr Romёn, dhe e gjashta nё nёntё ndeshje nё Serie A. Roma qёndron nё vendin e 17-tё, njё pikё mbi zonёn e rrezikut, ku mbase mund tё gjendet pas ndeshjeve tё tjera tё sotme.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 12:52 pm



Xavi i kёnaqur me dygolёshin e shёnuar

Mesfushori i Barcelonёs, Xavi, thotё se ai nuk e mban mend kur kishte shёnuar dy gola, qё nga rinia e tij, gjё tё cilёn e bёri nё fitoren e djeshme prej 4-1 ndaj Malagas.

“Nuk mund tё mbaj mend kur kam shёnuar dy gola nё njё ndeshje qё nga ditёt kur isha nё ekipin e tё rinjve, por kjo u bё e mundur pёr shkak tё hapёsirёs sё krijuar nga sulmuesit”, ka thёnё Xavi pas ndeshjes.

“Jam i kёnaqur me reazultatin. Kemi treguar se mund tё adaptohemi nё tё gjitha situatat. Pavarёsisht kushteve tё papёrshtatshme, shёnuam njё fitore tё vёshtirё”, ka shtuar spanjolli.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 6:08 pm



Ronaldo, më i paguari në Angli ?

Mediat angleze kanë shkruar se Manchester United së shpejti do t’i ofrojë marrëveshje të re superyllit Cristiano Ronaldo, me anë të së cilës portugezi do të fitojë plot 150 mijë funte në javë.

Duke dhënë pagën më të lartë në historinë e Premierligës, Alex Ferguson do të përpiqet ta mbajë lojtarin më të mirë të klubit dhe ta pengojë kalimin e tij në Real Madrid.

Në fund të sezonit, Ronaldo do të ketë të realizuara tri vite nga marrëveshja dhe do të mund ta shfrytëzojë të drejtën për ta blerë kontratën e tij.

Sipas The Independent me një pagë aktuale prej 120 mijë funtesh në javë, Ronaldo do të duhet të ndajë afro 12.48 milionë funte për ta blerë marrëveshjen.

Megjithëse Portugezi dhe Real Madrid me lehtësi mund ta sigurojnë këtë shifër, menaxheri i klubit, Alex Ferguson, është i mendimit se Ronaldo nuk do të jetë lojtari i parë i klasit botëror, i cili do ta shfrytëzojë të drejtën që i jep FIFA.

“Askush nuk e ka bërë këtë. Mendoj se klubet e mëdha do të tërhiqen nga kjo, pasi e njëjta mund t’ju ndodhë edhe atyre”, ka thënë Ferguson.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 6:09 pm



Diego: Ndjehem mirë në Werder

Mesfushori i Werder Bremenit, Diego, thotë se ndjehet shumë mirë në klubin gjerman dhe se është i vetëdijshëm për interesimin e klubeve të mëdha, por nuk mund të vendosë se çka i përgjigjet më së shumti.

Braziliani është cak i shumë gjigantëve rreth e qark Evropës, por thotë se për momentin është i lumtur në Gjermani dhe Bremen. Interesim për të kanë shprehur shumë skuadra evropiane, në mesin e të cilëve edhe gjigantët si Juventus, Barcelona, Real Madrid dhe Chelsea.

“Ndjehem shumë mirë në Werder. Që nga dita e parë njerëzit më kanë pritur mirë dhe të gjithë janë fantastik. Për çdo lojtar më e rëndësishme është të jetë i lumtur në klubin ku luan dhe kjo është rast edhe me mua në Werder. Dhe për këtë i falënderoj të gjithë këtu”, ka thënë Diego.

“Mund të them se nuk e kam aspak të lehtë të zgjedh. Disa prej ekipeve të interesuara janë kampionë të mëdhenj, ndër klubet më të njohura. Secili lojtar do të dëshironte të luajë për to dhe as unë nuk jam më ndryshe”, ka shtuar braziliani duke bërë të qartë se megjithatë gjasat për largim të tij nga klubi gjerman janë të mundshme.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 6:11 pm



City përgatit mega ofertë për Agueron

Mediat angleze kanë përcjellë lajmin se ekipi i Manchester Cityt, ëshë i gatshëm sërish ta thyejë rekordin e Premierligës duke transferuar argjentinasin Sergio Aguero.

“City tashmë ka dërguar një ofertë të vlefshme më shumë se ajo e Robinhos. Atletico Madrid këtë verë refuzoi ofertën e Interit të vlefshme 24 milionë funta, por oferta e Cityt është shumë më e mirë”, ka thënë një burim për News of the World.

“Ashtu siç nuk mundi ta ruajë Fernando Torresin, klubi spanjoll është i vetëdijshëm se nuk do të mund t’i refuzojë të gjitha ofertat për Agueron”, shton më tej burimi.

Në verën që lamë prapa, pronarët e rinj të Cityt, Abu Dhabi United Group, thyen rekordin e transferimeve në Premierligës, duke angazhuar Robinhon për 32 milionë funte.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 6:13 pm



Fabregas kërkon shiritin e kapitenit

Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka deklaruar se e dëshiron ta ketë detyrën që ka William Gallas dhe të mbajë shiritin e kapitenit.

“Vërtet dua të arrij shumë me Arsenalin, të fitoj trofe dhe të mbetem i shkruar në historinë e klubit. Prandaj jam këtu. Do të doja të jem kapiten, por pa dallim nëse do ta mbaj ose jo shiritin, gjithmonë do të jap 100% për tifozët”, ka thënë Fabregas.

Spanjolli është në Arsenal që nga shtatori 2003, ndërsa në vitin 2006 nënshkroi marrëveshje afatgjate me klubin, në kohëzgjatje prej 8 vitesh.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sun Nov 02, 2008 6:45 pm



Tottenham: Katër milionë euro për mbijetesë

Nëse skuadra londineze Tottenham Hotspur do të mbetet në Premier Ligë këtë sezon, trajneri i ri i klubit Harry Redknapp do të fitojë bonus prej hiq më pak se katër milionë euro, njofoton britanikja "Mirror".

Redknapp erdhi si trajner i Spursave për ta zëvendësuar trajnerin i cili dështoi totalisht këtë sezon, Juande Ramos, me ç’rast ky i fundit ishte përjashtuar për startin më të dobët në historinë e klubit.

Nën udhëheqjen e Ramosit, këtë sezon Tottenhami luajti tetë ndeshje duke fituar vetëm dy pikë, dhe ky ishte një alarm për drejtuesit e skuadrës të cilët vendosën ta zëvendësonin atë.

Ndërkohë që trajneri i ri ka arritur që në dy ndeshjet e fundit t’u bëjë ballë skuadrave të mëdha, duke i nxjerrë barazim Arsenalit, dhe duke fituar ndeshjen e fundit kundër Liverpool.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 1:05 am



Lazio shënon fitore në fund të ndeshjes

Skuadra e Lazios ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Olimpico të Romës kundër skuadrës Catanias me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Pasquale Foggia në minutën e 85-të duke ua siguruar tre pikë të plota kryeqytetasve të cilët e patën të vështirë kundër skuadrës mirë të organizuar të Catanias.

Me këtë fitore, Lazio arrin në kuotën e 19 pikëve, aq sa ka edhe Milani, ndërkaq zhvendoset një pozitë mbi Juventusin i cili ka një pikë më pak.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Today at 5:14 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme ditore nga bota sportive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» Lajme taze nga KEK-u!
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Murat Jashari:Letra Nr.9 e shenjtë!(Për Hashim Thaqin)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Te Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: