Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lajme ditore nga bota sportive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 1:09 am



Viola mposhtet nga Siena

Skuadra e Fiorentinës ka pësuar humbje në derbin lokal me rezultat minimal 1-0 nga Siena e cila nuk di për humbje në shtëpi në sezonin e ri.

Viola edhe këtë ndeshje e ka zhvilluar pa Alberto Gilardinon, për shkak se ishte i suspenduar edhe këtë ndeshje, ndërkohë që Mutu ende nuk është rikuperuar mirë pavarësisht se ishte në fushë sot, me ç’rast u zëvendësua nga Jovetiv (67’).

Mungesa e sulmit është vërejtur qartë edhe në takimin kundër Interit, kur krijoheshin shumë raste, ndërsa nuk kishte kush të shënonte gol.

Goli e vetëm në këtë takim e shënoi Houssine Kharja në minutën e 76-të të takimit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 1:12 am



Udinese barazohet me pikë me Interin

Skuadra e Udineses nuk ka arritur më shumë se një pikë kundër skuadrës së Genoas, me të cilën ka barazuar, 2-2, duke u ngritur kështu në kuotën e 21 pikëve po aq sa ka edhe Inter në pozitën e parë.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar që në minutat e para (4’), kur D’Agostino nga pika e bardhë e mposhti portierin mysafir, Rubinho.

Mirëpo, në pjesën e dytë (64’) u akordua penalltinë për skuadrën mysafire të cilin e shndërroi në gol Diego Milito duke i barazuar shifrat.

Tre minuta më vonë ishte sërish skuadra mysafire e cila shënoi, duke kaluar për herë të parë në avantazh me anë të Scullit (67’).

Por Fabio Quagliarella nuk lejoi që Udine të mposhtet në shtëpi, kështu që në minutën e 78-të e barazoi rezultatin në 2-2.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 1:19 am



Cagliari shkatërron Bolognën

Skuadra e Cagliarit ka shënuar fitore kundër Bolognas me rezultat të lartë 5-1.

Kjo ishte fitorja më e lartë i javës së dhjetë në Serie A, duke përjashtuar takimin e mbrëmjes i cili do të zhvillohet ndërmjet Milanit dhe Napolit.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët (19’) me anë të ish-sulmuesit të Juventusit Marco Di Vaio, mirëpo ku gol veçse nxiti “revoltë” te skuadra vendase e cila më pastaj e shkatërroi plotësisht Bolognën.

Për vendasit dy herë shënuan Acquafresca (45’ dhe 52’) dhe Jeda (69’dhe 85’), ndërsa një gol e shënoi Conti me të filluar pjesa e dytë (48’).

Edhe Palermo ka shënuar fitore në shtëpi kundër Chievos me rezultat 3-0, me golat të cilët u shënuan në pjesën e parë, Miccoli (23’), Kjaer (37’) dhe Bresciano (45’). Ndërsa edhe pse që në fillim të pjesës së dytë (47’), Bresciano u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, mysafirët nuk arritën të ndryshonin asgjë pavarësisht epërsisë në numrin e lojtarëve.

Me golin e vetëm të Bellucit në fund të ndeshjes (85’) edhe Sampdoria ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Torinos.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 1:20 am



Valladollid përmbys epërsinë e Sevillas

Skuadra e Valladolid ka shënuar fitore 3-2 kundër Sevillas pas një drame të vërtetë, edhe pse ishte në disavatazh prej dy golash.

Sevilla e filloi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy herë në pjesën e parë me anë të Renatos (18’) dhe Navas (26’). Mirëpo gjithçka ndërroi kur në minutën e 35-të u përjashtua nga ndeshja Fabiano me kartonin e dytë të verdhë, dhe nga ky moment Valladolid e mori në dorë ndeshjen.

Pa përfunduar pjesa e parë (43’) Gonzales e ngushtoi epërsinë, ndërkohë që vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Canobbio e barazoi rezultatin.

Ishte po i njëjti lojtar, Canobbio, ai i cili shënoi edhe golin e tretë (63’) dhe të fitores për Valladolid.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 1:21 am



Bolton lëviz nga vendi i fundit

Skuadra e Bolton Wanderers ka shënuar fitore të pastër 2-0 kundër pasanikëve të Manchester Cityt të cilët ishin të paaftë ta mposhtnin portierin Jaaskeleinen.

Fitorja e vendasve u vendos në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa deri atëherë ishte gjithçka e barabartë dhe asnjëra skuadër nuk kishte shënuar.

Golin e epërsisë për Bolton e shënoi i inkuadruari në pjesën e dytë, Ricardo Gardner (76’) duke çuar në këmbë të gjithët tifozët të cilët kishin parë vetëm një fitore të skuadrës së tyre në shtëpi.

Fitoren e dytë të Bolton në shtëpi dhe të tretën në përgjithësi të këtij sezoni e vendosi një autogol i shënuar nga Dunne (88’).

Me këtë fitore Bolton largohet nga fundi i tabelës dhe tashmë ka 11 pikë, aq sa kanë edhe Fulham, Wigan dhe WBA, ndërkohë nën to gjenden Tottenham dhe Newcastle që kanë nga nëntë pikë, megjithatë Neecastle ka një lojë më pak të cilën e zhvillon nesër kundër Aston Villas.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 1:26 am



Lewis Hamilton shpallet kampion

Ngasësi i Mclarenit, Lewis Hamilton ka përfunduar në pozitën e pestë në garën e fundit dhe më dramatiken e kampionatit, atë për Çmimin e Madh të Brazilit duke fituar kështu edhe titullin e kampionit në Formula 1.



Hamilton në xhirot e fundit të garës, i sulmuar nga gjermani Sebastian Vettel, humbi vendin e pestë ku qëndroi shumicën e kohës, por rikuperoi atë në sekondat e fundit pasi piloti i Toyotas, Timo Glock, u tërhoq nga gara.

Felipe Massa, i cili filloi garën nga pozita e parë doli edhe fitues i garës së sotme për Çmimin e Madh të Brazilit, por kjo nuk i ndihmoi të arrinte edhe titullin, edhe pse në momentet e fundit të garës u duk që ai do të ishte kampioni.



Piloti, i cili ka kryesuar me pikë gjatë gjithë sezonit, Hamilton, e filloi garën me shtatë pikë diferencë nga sfiduesi kryesor për titull, Massa, dhe duhej ta përfundonte garën nga vendi i pestë e lartë.

Pozita e gjashtë, ku disa sekonda para fundit të garës u gjend Hamilton, e bënte kampion Felipe Massan, me pikë të barabarta por me numër më të shumtë fitoresh, gjendje që për disa çaste solli festë tek Ferrari.



Hamilton bëri gjithçka që ta kalonte Vettel, së paku për ta siguruar vendin e pestë, por megjithëse nuk arriti ta parakalojë atë, arriti të përfundojë para një gjermani tjetër, Timo Glock.

Në garën padyshim më dramatike dhe më interesante të sezonit, në vendin e dytë arriti piloti i Renault, Fernando Alonso, ndërsa në pozitën e tretë ngasësi tjetër i Ferrarit dhe tashmë ish-kampioni, Kimi Raikkonen.



Kreu i tabelës pas përfundimit të kampionatit duket i njëjtë, Lewis Hamilton në pozitën e parë udhëheq me 98 pikë, i ndjekur nga Felipe Massa me një pikë më pak, 97. Vendi i tretë mbahet nga Raikkonen me 75 pikë, sa ka edhe Robert Kubica në vendin e katërt.



Çmimi i konstruktorëve i takoi Ferrarit që udhëheq bindshëm ndaj rivalit McLaren. Skuadra italiane mbledh 172 pikë, derisa ekipi anglez 151 pikë.

Me titullin e fituar, Hamilton bëhet kampioni më i ri në historinë e kësaj gare. Ai është vetëm 23-vjeçar.


_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 1:27 am



Reali ndalet nga Almeria

Mbretërit nga Real Madridi kanë barazuar në udhëtim në një ndeshje shumë të vështirë kundër skuadrës së papërshtatshme Almeria me rezultat 1-1.

Los Merengues ishin të parët që krijuan epërsinë me një gol të shënuar nga kapitenit Raul në pjesën e parë të ndeshjes (38’).

Mirëpo kampionët aktualë të La Ligas nuk arritën ta ruanin epërsinë deri në fund të ndeshjes, ku vetëm tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt (88’) Piatti shënoi golin e barazimit duke bërë që skuadra vendase të nxjerrë një pikë të artë nga ky takim.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 1:28 am



Milan nё krye tё Serie A

Rosonerёt kanё shёnuar fitore minimale prej 1-0 ndaj Napolit, krahas njё penaltie tё humbur, pёr tё marrё kryesimin e Serie A pёr herё tё parё kёtё sezon.

Goli i vetёm i shёnuar ishte njё autogol nga German Denis, qё erdhi pas njё harkimi tё Ronaldinhos nё zonёn e portёs kundёrshtare, tre minuta para fundit tё kohёs sё rregullt. Dy minuta mё herёt (85’), nё favor tё Milani u akordua njё penalti e dyshimtё, tё cilёn nuk arriti ta shёnojё Kaka.

Napoli arriti tё mbahet mjaft mirё gjatё ndeshjes, pavarёsisht humbjes, duke marrё parasysh se pjesёn e dytё e luajti me 10 lojtarё, pas pёrjashtimit tё Maggio njё minutё para pauzёs mes pjesёve.

Me tre pikёt e fituara, Milani grumbullon 22, njё mё shumё se vendi i dytё dhe i tretё, ku gjenden Udinese dhe Interi. Napoli zbret njё vend mё poshtё, nё tё katёrtin, me 20 pikё.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 3:53 pm



Juventus ia zgjat kontratën Del Pieros

Ikona e Juventusit Alessandro Del Piero duket se do të shpërblehet nga skuadra e tij për formën e shkëlqyer që ka shfaqur edhe në sezonin e ri, me ç’rast skuadra ka vendosur t’ia zgjatë kontratën aktuale edhe për një vit më shumë.

Mediat italiane njoftojnë se presidenti i Juves, Giovanni Cobolli Gigli, dëshiron t’ia rinovojë kontratën e Del Pieros me qëllim që ta zgjat atë edhe për një vit më tepër.

Kapiteni i bardhezinjve ka qenë në një formë mahnitëse në sezonin e kaluar duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Serie A, ndërsa këtë fillimsezoni, me golat dhe me asistimet e tij, ka qenë njeriu kyç në rikthimin e Zonjës së Vjetër në formën më të mirë.

Lojtari më besnik i Juventusit, që nga vitit 1993 bart fanellën bardhezi, të cilën e ka nderuar duke fituar shtatë Scudetto dhe Ligën e Kampionëve (ndërkohë që ka luajtur në tre finale të tjera të garës më prestigjioze evropiane), si edhe ka fituar plot çmime personale, duke bërë që karriera e tij të jetë ëndërr e çdo futbollisti. Loja e tij te Juventus ia ka mundësuar edhe paraqitjen me Përfaqësuesen italiane, me të cilën është shpallur kampion bote në vitin 2006.

Goli i tij kundër Realit në takimin e Ligës së Kampionëve dhe supergoli kundër Romës në mbrëmjen e të shtunës, ka shtyrë drejtuesit e klubit që ta mbajnë “Djaloshin e Artë” në skuadër sa më gjatë që është e mundur.

Kontrata aktuale e Del Pieros përfundon në vitin 2010, ndërsa Cobolli Gigli do t’i ofrojë edhe një vit zgjatje, që do të thotë se ai do të luajë për Juventusin deri në vitin 2011.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 3:55 pm



Klose tejkalon Klinsmannin nё listёne golave

Sulmuesi i Bayern Munichut, Miroslav Klose, nuk mund tё kishte zgjedhur njё ditё tjetёr se 1 nёntori, pёr tё shёnur golin e tij tё 111 nё Bunesliga, dhe tё tejkalojё kёshtu trajnerin e tij nё listёn e golashёnuesve tё Bundesligёs.

Gol i Klose gjatё fitores 3-1 tё Bayernit ndaj Arminia Bielefeld tё shtunёn, e zbriti Klinsmannin nё vendin e 33-tё, tё shёnuesve mё tё mirё tё ligёs.

Klinsmann kishte shёnuar 110 gola nё 221 paraqitjes, derisa Klose ka pasur nevojё pёr 246 ndeshje pёr tё tejkaluar trajnerin e Bayernit.

Njё legjendё tjetёr e Bayernit mban rekordin e golashёnuesit mё tё mirё tё Bundesligёs, dhe ai ёshtё askush tjetёr por Gerd Muller, i cili ka shёnuar 365 gola, me njё mesatare prej 0.85 golash pёr ndeshje.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 3:56 pm



Hargreaves jashtё fushe edhe gjashtё muaj

Mediat angelze pёrcjellin lajmin se Owen Hargreaves do tё duhet tё pauzojё afro gjashtё muaj, pasi duhet t’i nёnshtrohet njё operacioni tё gjurit.

“Mjekёt shpresuan se injeksionet do t’i ndihmojnё qё problemi tё zgjidhej, por tash tё gjithё janё pajtuar se ёshtё e nevojshme njё qasje tjetёr”, ka thёnё njё burim nga United.

“Owen ёshtё shumё i dёshpёruar, por shpreson se kjo do tё jetё njё zgjidhje afatgjate e problemit. United ka paguar shumё para pёr Owen andaj nё tё ka njё presion pёr tё treguar lojёra tё mira. Por lёndimi e ka penguar atё t’i tregojё aftёsitё e vёrteta”, ka shtuar mё tej burimi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 3:59 pm



Eto: Qёndrimi nё Barcelona vendimi mё i mirё nё jetё

Sulmuesi i Barcelonёs, Samuel Eto’o, thotё se vendimi pёr tё mbetur nё Camp Nou ёshtё vendimi i tij mё i mirё nё karrierё.

Kamerunasi nё fillim tё kёsaj vere ishte njё prej tre yjeve, tё cilёt trajneri Pep Guardiola nuk i dёshironte. Deco dhe Ronaldinho gjetёn klube tё reja, por Eto’o refuzoi disa dhe vendosi tё mbetet nё Barca.

“Kisha oferta nga disa ekipe, por vendosa tё vazhdoj nё Barcelona dhe mendoj se ishte vendimi im mё i mirё qё e kam marrё nё gjithё jetёn time. Nuk kam ndonjё dёshirё tё madhe pёr t’i treguar kualitetet e mia nё ndonjё vend tjetёr”, thotё kamerunasi.

“E gjithё karriera ime ёshtё ndёrtuar nё Spanjё dhe nuk mё pengon tё pensionohem kёtu. Sё pari jam kamerunas dhe pastaj spanjoll. Nёse do tё duhej tё largohem nga kёtu, do tё ishte e njёjtё sikur largohem nga vendi im. Por unё nuk kam synim tё largohem, kёtu jam shumё i lumtur”, ka pёrfunduar Eto’o.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 4:01 pm



Galliani lavdёron lojtarёt e Milanit

Milani pati nevojё pёr njё autogol pёr tё mposhtur Napolin, dhe zёvendёspresidenti i rosonerёve, Adriano Galliani, shfaq emocionet e tij pas marrjes sё pozitёs sё parё nё tabelё dhe ka fjalё tё mira pёr tё gjithё lojtarёt.

Djelmoshat e Carlo Ancelottit, nuk ishin nё gjendje tё thyejnё kundёrshtarin qё luante me 10 lojtarё, deri nё minutat e fundit tё ndeshjes, kur heroi qё shёnoi hat-trick nё mesjavё, German Denis, kёsaj here gjeti rrjetёn e gabuar, pas njё harkimi tё Ronaldinhos.

“Jemi plotёsisht tё kёnaqur, unё ende festoj dhe mendoj se do tё kem nevojё pёr gjithё natёn pёr tё çliruar adrenalinёn. Ne fituam kundёr njё ekipi tё shkёlqyeshёm qё luajti njё ndeshje tё mrekullueshme dhe duhet tё them se pashё njё praqitje tё jashtёzakonshme sonte”, ka thёnё Galliani pas ndeshjes sё mbrёmshme.

“Christian Abbiati mё nё fund ёshtё rikthyer. Giuseppe Favalli ishte po ashtu fantastik. Sa i takon Gennaro Gattusos, ai e ka ndezur gjithё zhveshtoren dhe kisha tё drejtё kur e binda atё tё qёndrojё nё qershorin e kaluar”, ka shtuar zёvendёspresidenti.

Rosonerёt, qё gjatё vikendit do tё udhёtojnё tek ekipi i rikthyer nё Serie A, Lecce, janё nё krye tё tabelёs pёr tё parёn herё nё katёr vitet e fundit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 4:03 pm



Wenger: Tre pikët nga United janë të domosdoshme

Pasi Arsenal pësoi edhe humbjen e tretë të sezonit, këtë herë nga Stoke, trajneri Arsene Wenger ka thënë se takimi i radhës kundër Manchester Unitedit duhet të jetë fitore e domosdoshme.

“Nuk e di nëse mund të përballemi edhe me ndonjë humbje tjetër. Duhet patjetër të fitojmë kundër Manchester Unitedit të shtunën”.

“Të nxjerrim tre pikë nga United është mënyra më e mirë për t’u kthyer në rrugën e duhur”, ka thënë trajneri i topçinjve.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 4:05 pm



Panucci: Roma do ta tejkalojë krizën

Mbrojtësi veteran i Romës Christian Panucci beson se skuadra e tij do ta gjejë formulën për ta kaluar krizën aktuale, ndërkohë që ka dhënë një 'ultimatum' dhjetë ditësh për ta bërë këtë.

“Ne jemi një skuadër e cila mund të dalë nga kriza për dhjetë ditë. Duhet të jeni të qetë, sepse ne do të zgjidhim gjithçka. Siç e dini mua nuk pëlqejnë arsyetimet”, iu është drejtuar Panucci tifozëve të nevrikosur të Romës.

Edhe mesfushori ofanziv, Simone Perrota, i ka këshilluar tifozët se duke i sulmuar autobusët ose duke i ofenduar lojtarët, vetëm se i përkeqësojnë gjërat.

“Kërcënimet nuk shërbejnë për asgjë, dhe neve na vjen keq për atë që ka ndodhur. Ne jemi të pikëlluar për këtë situatë dhe ende nuk mund ta shpjegojmë atë”, ka shtuar Perrota.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 4:48 pm



Cheh: 100 ndeshje pa pësuar gol

Portieri i Chelseat Petr Cech në ndeshjen e këtij vikendi kundër Sunderlandit, e ka bërë 100 numrin e ndeshjeve në të cilat nuk ka pësuar gol që nga koha që vesh fanellën Blu.

Cech ka bërë 180 paraqitje për Chelsean, ndërsa ndeshja e fundit ishte e njëqindta ku portieri çek nuk kishte pësuar gol si portier i Bluve të Londrës.

Kështu që Cech do të tentojë ta thyejë rekordin e klubit të cilin e mban Peter Bonetti me 205 ndeshje pa pësuar gol.

“Jam shumë i lumtur që arrita t’i bëj njëqind ndeshje pa pësuar gol. Nëse vazhdoj kështu, ndoshta pas pesë vitesh do ta kaloj rekordin e Bonettit”, është shprehur Cech.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 4:52 pm



Dunga i gatshëm ta shpëtojë Adrianon nga Mourinho

Trajneri i Brazilit Carlos Dunga do ta vizitojë fushën stërvitore të Interit për t’u takuar me asin brazilian, Adriano, të cilin trajneri i zikaltërve e ka lënë jashtë skuadrës e cila do të ndeshet me ekipin Arjan Beqajt, Anorthosis Famagusta, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi brazilian është dënuar nga trajneri Mourinho për shkak se ka vazhduar daljen natën, ndërkohë që ka ardhur me vonesë në stërvitje. Ndërsa për t’i qetësuar gjërat do të futet në aksion Dinga i cili është i shqetësuar për gjendjen e Adrianos.

Sipas “Tuttosport” trajneri brazilian do ta vizitojë bashkëkombësin e tij këtë javë, ndërsa qëllimet e tija janë që ta ndihmojë lojtarin t’i tejkalojë këto probleme dhe të jetë i gatshëm të luajë edhe për Interin edhe për Brazilin.

“Dëshiroj t’i shikoj lojtarët në fushën stërvitore, të flas me ata të cilët janë në dispozicion për të luajtur dhe t’i falënderohem skuadrës që i lejon të luajnë për Brazilin”, është cituar Dunga nga “Tuttosport”.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 03, 2008 4:58 pm



Beckham dëshiron të qëndrojë më gjatë te Milan

Sipas mediave italiane ylli anglez, David Beckham, ka shprehur dëshirën që të qëndrojë më gjatë te skuadra e Milanit.

Legjenda e futbollit anglez nga janari do t’i bashkëngjitet Rossonerëve për një qëndrim afro-dymujor në formë huazimi nga skuadra amerikane L.A. Galaxy.

Mirëpo, “Tuttomercatoweb” njofton se Beckham dëshiron ta zgjasë qëndrimin e tij në San Siro me qëllim që të aftësohet për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Anglisë në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Dëshira e Beckham është që sërish të jetë pjesë e elitës së futbollit evropian, ku kualiteti i ndeshjeve është shumë më i lartë në krahasim me atë amerikan.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 12:25 am



Higuain: Nuk na shqetëson Barca

Gonzalo Higuain thotë se nuk ka panik në radhët e Real Madridit, pavarësisht se Los Blancos mbrëmë dështuan të fitonin kundër Almerias.

Në takimin e të dielës Mbretërit nuk arritën t’i fitojnë tre pikët nga ndeshja kundër skuadrës së papërshtatshme Almeria. Kështu që Barcelona ka siguruar kreun e tabelës, ndërsa Real Madrid është në vendin e tretë, dy pikë pas liderit.

“Ka edhe shumë ndeshje para nesh, pasi që ky do të jetë një sezon i gjatë”.


“Po ashtu nuk duhet harruar se ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të mërkurën në Ligën e Kampionëve, dhe shpresojmë që kjo ndeshje t’i rregullojë gjërat për së mbari”.

“Ne nuk shqetësohemi për Barcelonën, pasi ata janë vetëm dy pikë para nesh. Ka kohë për gjithçka”, ka përfunduar argjentinasi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 12:36 am



Tiago: Nëse vazhdon kështu do të kaloj te Benfica

Mesfushori i Juventusit Tiago Mendes ka kërcënuar se nëse nuk luan rregullisht ai do të largohet në janar.

Tiago ka qenë transferi më i dështuar i Juventusit vitete e fundit. Që nga momenti i kalimit te Zonja e Vjetër në vitin 2007 ai nuk ka arritur të sigurojë vend në formacionin e Ranierit për shkak të paraqitjeve të dobëta të cilat i ka shfaqur.

Pas spekulimeve të shumta për një largim të mundshëm në afatin kalimtar të verës, Tiago vendosi të vazhdojë ta bart fanellën bardhezi, mirëpo tashmë siç duket ka ardhur fundi.

“Unë nuk luaj. Në fakt unë luaj shumë pak, dhe kjo është arsyeja që po mendoj të kthehem në vendin tim. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, unë do të mundohem të gjej zgjidhje më të mirë për mua”.

“Portugalia është vendi im dhe është shumë e kuptueshme që do të kthehesha nëse më jepet një mundësi e mirë. Disa skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e mia, mirëpo nëse kthehem në Portugali do të luaj vetëm për skuadrone Benficas”, është shprehur Tiago.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 12:37 am



Anelka: Do ta thyej rekordin personal

Sulmuesi i Chelseat Nicolas Anelka ka njoftuar se do të shënojë shumë gola këtë sezon, pasi atij hat-tricku në ndeshjen e fundjavës kundër Sunderlandit.

“Zakonisht unë tërhiqem prapa e marr topin dhe krijoj raste. Mirëpo, ne kemi shumë lojtarë të cilët e bëjnë këtë gjë, kështu që duhet të qëndroj në sulm dhe të bëhem i durueshëm derisa të me jepet mundësia”.

“Edhe pse ka qenë shumë vështirë për mua të qëndroj vetëm përpara, megjithatë ia ka vlejtur”.

“Ky ishte hat-tricku im i parë për Chelsean dhe jam shumë i lumtur për këtë. Është gjithmonë kënaqësi kur shënon, mirëpo është shumë lehtë të shënosh me këtë skuadër sepse ne luajmë si ekip”.

“Numri më i lartë i golave që kam shënuar për një sezon ka qenë 25, edhe atë kur luaja për Manchester Cityn. Ndërsa këtë sezon do të mundohem ta thyej këtë rekord, pasi që tashmë kam shënuar nëntë gola. Sido që të jetë, më e rëndësishmja është që Chelsea të fitojë”, ka përfunduar sulmuesi francez.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 12:38 am



Scolari: Mbrojtja e mirë, sulm i mirë

Në pritje të ndeshjes së nesërme të Ligës së Kampionëve përballë Romës, trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka pohuar se Nicolas Anelka do të jetë startues.

“Anelka do të jetë që nga fillimi. Drogba nuk është i gatshëm për të qenë startues. Ai mund të luajë 20-25 minuta, aspak më shumë”, ka thënë trajneri brazilian.

Chelsea deri tash nuk ka pranuar asnjë gol në Ligën e Kampionëve dhe Scolari beson se kjo është edhe baza e suksesit.

“Është shumë e rëndësishme të kemi besim në mbrojtjen, pasi kemi shumë lojtarë të mirë në sulm dhe në mesfushë, dhe janë vetëm një ose dy ndeshje në të cilat nuk kemi shënuar gol. Në Ligën e Kampionëve kemi dy fitore dhe një barazim dhe besoj se kur kemi një mbrojtje të mirë, kemi edhe një sulm të mirë”, ka shtuar Scolari.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 12:40 am



Mourinho: Adriano do të mbetet nëse dëshiron

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se sërish do të llogarisë në shërbimet e sulmuesit brazilian Adriano, nëse ai dëshiron të luajë për nerazurët.

Mourinho edhe një herë e ka lënë Adrianon jashtë formacionit për shkak të vonesës në njërën prej stërvitjeve. Kjo do të jetë ndeshja e tretë në varg, në të cilën Jose nuk llogarit në shërbimet e brazilianit.

“Mendoj se Adriano do të fitojë më shumë kohë për paraqitje, por vetëm nëse ai e dëshiron këtë. Ashtu siç luante edhe më herët kur punonte shumë mirë. Ai nuk është me ne për këtë ndeshje, por ka edhe dy ndeshje të Ligës së Kampionëve. Unë jam i bindur se ai do të jetë me ne, por vetëm nëse dëshiron”, ka thënë Mourinho në konferencën e shtypit.

Sipas spekulimeve të fundit, klubi i Premierligës, Manchester City, është duke e përcjellë situatën e Adrianos dhe mendon seriozisht për një angazhim të sulmuesit, madje që në afatin kalimtar të janarit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 12:41 am



Ronaldinho jashtë, Adriano pjesë e përbërjes së Brazilit

Ylli i Milanit, Ronaldinho, sërish është lënë jashtë listës së përzgjedhësit të Brazilit, Dunga, në të cilën nuk është gjendur as sulmuesi i Juventusit, Amauri, por vend në formacion ka për problematikun Adriano.

Dunga sot e ka publikuar listën e lojtarëve, të cilët duhet të jenë pjesë e ndeshjes miqësore kundër Portugalisë më 19 nëntor. Ronaldinho, edhe krahas lojërave të mira me Milanin, sërish nuk ka pranuar ftesë nga trajneri.

Edhe pse është spekuluar shumë rreth paraqitjes me kombëtaren braziliane të sulmuesit të Juventusit, Amaurit, Dunga sërish nuk ka llogaritur në shërbimet e tij.

Adriano, i cili ka humbur dy ndeshjet e fundit të Interit dhe është në rrugë për të mos marrë pjesë as në ndeshjen e nesërme, është gjendur në listën e kombëtares për ndeshjen e radhës.

Përbërja e plotë e formacionit të Brazilit është kjo:

Portierë: Julio Cesar (Inter Milan), Doni (AS Roma)

Mbrojtës: Maicon (Inter Milan), Daniel Alves (Barcelona), Lucio (Bayern Munich), Miranda (Sao Paulo), Thiago Silva (Fluminense), Luisao (Benfica), Kleber (Santos), Marcelo (Real Madrid)

Mesfushorë: Gilberto Silva (Panathinaikos), Elano (Manchester City), Anderson (Manchester United), Josue (VfL Wolfsburg), Kaka (AC Milan), Diego (Werder Bremen), Mancini (Inter Milan), Alex Meschini (Internacional)

Sulmues: Robinho (Manchester City), Luis Fabiano (Sevilla), Alexandre Pato (AC Milan), Adriano (Inter Milan).

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 3:31 pm



I (pa)djallëzuari Lionel Messi

Lionel Messi mund të jetë në rrezik për ta humbur imazhin e djaloshit ‘të pafajshëm’ pasi e ka pështyrë lojtarin e Malagas, Duda, gjatë ndeshjes të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 4-1.

21-vjeçari gjithmonë ka qenë shembull sa i përket sjelljes së një sportisti, si në fushë po ashtu edhe jashtë saj.

Mirëpo gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Malagas, Messi e ka shfaqur ‘ngjyrën’ e tij të vërtetë pasi që kamerat e kanë kapur duke e pështyrë lojtarin kundërshtar.

Ende nuk janë zbuluar detajet nëse Messi ka qenë i provokuar, mirëpo gazeta madrilene “Marca” tashmë ka krijuar një skenar të plotë me këtë ngjarje.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:13 pm



Më në fund lajm i mirë për Romën

Skuadra e Romës ka marrë një shtytje të madhe pasi kapiteni Francesco Totti do të jetë në gjendje të luajë në njërën pjesë në ndeshjen kruciale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat të martën mbrëma.

Me këtë lajm është kthyer sërish optimizmi në fushën stërvitore të Giallorosëve në Trigoria, duke pasur parasysh se loja e romakëve bazohet kryesisht te simboli i tyre.

Totti është stërvitur gjatë të hënës bashkë me lojtarët tjerë, dhe sipas “Il Corriere Dello Sport” ai do jetë i gatshëm të luajë në Stadio Olimpico kundër Chelseat.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:14 pm



Giggs: Mund tё shkruajmё histori

Ryan Giggs ёshtё i bindur se Manchester United mund tё bёhet ekipi i parё qё do tё mbrojё titullin e Ligёs sё Kampionёve.

Real Madrid fitoi pesё herё radhazi Kupёn Evropiane nё fillimin e saj; Interi fitoi dy tituj radhazi nё vitet 1964 dhe 1965; Ajaxi shёnoi treshe tё titujve nё vitet 1970-ta; dhe Nottingham Forest, prej tё gjitha klubeve angleze, e ka fituar atё dy herё radhazi.

Por, qё kur ka filluar periudha e Ligёs sё Kampionёve, nё vitet e hershme 1990-ta, asnjё ekip nuk e ka fituar dy herё radhazi atё.

“Asnjё ekip nuk e ka mbrojtur titullin e Ligёs sё Kampionёve, por kjo ёshtё sfida jonё. Kemi nevojё pёr ta shfrytёzuar pёrvojёn qё kishim vitin e kaluar, ta ruajmё dёshirёn dhe urinё qё e kishim dhe ta shfrytёzojmё”, ka thёnё Giggs.

“Nuk do tё jetё lehtё, por ndjejmё se kemi njё shans tё madh”, ka shtuar ai.

Njё fitore nё gupin E ndaj Celticut, gjatё tё mёrkurёs, do t’i sigurojё Manchesterit njё vend nё rundin eliminator.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:14 pm



Rafa dёshiron mentalitet fitoreje tek lojtarёt

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka thёnё se lojtarёt e tij janё tё gatshёm tё kundёrpёrgjigjen nё fushё nё ndeshjen e sotme tё Ligёs sё Kampionёve ndaj Atletico Madridit, pas humbjes sё vikendit ndaj Tottenham Hotspur.

Tё kuqtё pёsuan humbjen e parё tё sezonit tё shtunёn, duke u mposhtur me rezutlat 2-1 nga ekipi i rigjallёruar, Tottenham.

“Gjatё tё shtunёs vёrtet secili ishte i shqetёsuar, pasi luajtёm mirё, merrituam fitoren dhe ishte humbja jonё e parё”, ka thёnё Benitez.

“Pёr mua kualitet ёshtё karakteri, qё ёshtё pjesё e asaj qё duhet tё kenё lojtarёt e klasit -mentaliteti i fitores ose tё jeni tё sigurt qё tё riktheheni nё mёnyrёn e duhur nga humbja”.

“Mendoj se tash kemi mё shumё lojtarё tё kёtillё nё klub, por megjithatё gjёrat mund tё jenё edhe mё tё tё mira, ne ende jemi nё njё pozitё fantastike nё tabelёn e ligёs”, ka shtuar spanjolli.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:16 pm



Aguirre: Aguero nuk do tё largohet nga Atletico

Trajneri i Atletico Madridit, Javier Aguirre, thotё se Sergio Aguero nuk do tё largohet nga klubi, pavarёsisht shumёs sё parave tё cilёn do ta dorёzojnё ekipet e interesuara.

Sipas mediave angleze, blutё janё tё interesuar pёr talentin argjentinas dhe janё tё gatshёm madje qё nё janar ta thyejnё rekordin e transferimit nё Premierligё.

Pёr argjentinasin interesim tashmё ka shprehur edhe Interi, ndёrsa sё fundi pёrmendet edhe klubi tjetёr i Premierligёs, Manchester City.

“Mund t’ju jap njё porosi. E di se ai ёshtё shumё i lumtur nё Atletico dhe ёshtё njё lojtar ende i ri. Pёr shkak tё kёtyre rrethanave ai do tё mbetet me ne edhe shumё vite, pavarёsisht nga shuma e parave tё cilёn do ta ofrojё ekipi i interesuar”, ka thёnё Aguirre.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:17 pm



Mikel afёr marrёeshjes sё re me Chelsean

Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel, ёshtё afёr nёnshkrimit tё njё kontrate tё re pesёvjeçare me klubin anglez.

“Negociatat nё mes dy palёve tashmё zhvillohen pёr dy javё dhe kanё mbetur edhe disa detaje tё vogla. Lojtari ёshtё i lumtur nё klub dhe klubi dёshiron ai tё nёnshkruajё marrёveshje tё re afatgjate”, ka thёnё agjeni i lojtarit.

“Nuk ka kurrfarё problemi dhe dyja palёt janё nё rrugё tё duhur. Pёr disa ditё gjithçka do tё pёrfundoi. Lojtari gjendet nё klubin e duhur, atje ku tifozёt e vlerёsojnё shumё dhe ai ndjehet si nё shtёpi”, ka vazhduar mё tej agjenti.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:21 pm



Shitja e Tiagos vendimtare pёr angazhimin e Diegos

Mediat italiane pёrcjellin lajmin se Juventusi do tё pёrpiqet ta angazhojё Diegon qё nё muajin janar, por vetёm nёse arrijnё ta shesё Tiagon.

Zonja e Vjetёr njё kohё tё gjatё ёshtё duke pёrcjellё brazilianin dhe kёtё vetё u lidh fuqishёm me transferimin e tij.

Tuttosport shkruan se tashmё ёshtё vёnё kontakti nё mes tё drejtuesve tё Juventusit dhe atyre tё Diegos, dhe klubi italian do tё tentojё ta angazhojё atё qё nё janar.

Sipas mediave italiane Werder kёrkon sё paku 30 milionё euro pёr shёrbimet e ish-lojtarit tё Portos dhe Santos, njё shumё paksa e lartё pёr Juventusin, dhe se shitja e Tiagos do tё jetё çelёsi i kёsaj blerjeje.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:22 pm



Garcia: Torres ishte ai qё i mungoi Liverpoolit

Ish-lojtari i Liverpoolit, tash pjesё e Atletico Madridit, Luis Garcia, mendon se Fernando Torres ishte personi qё i mungoi Liverpoolit nё ambiciet pёr tё fituar titullin e Premierligёs.

“Mendoj se kur isha pjesё e ekipit, na mungonte dikush si Torres, dikush i veçantё qё arrinte 20 gola pёr njё sezon. Ajo qё ai i dhuroi Liverpoolit janё golat si nё Premierligё, po ashtu edhe nё Ligёn e Kampionёve”, ka thёnё Garcia.

“Veçanёrisht e rёndёsishme ёshtё se ai gjendet bukur para golave tё ekipeve angleze. E dini, nё Premierligё ёshtё shumё e rёndёsishme tё keni ndonjё person tё aftё tё shёnojё gola, shumё gola”, ka shtuar bashkёvendasi i Torres.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:23 pm



Benzema: Vitin e ardhshёm nё Barcelona ose Madrid

Sulmuesi i Lyonit, Karim Benzema, ka zbuluar se planifikon qё sezonin e ardhshёm tё zhvendoset nё Spanjё, por ende nuk e din se nё cilin ekip.

“E ardhmja ime? Do tё dёshiroja tё luaj nё Spanjё. Vitin e ardhshёm dua tё luaj nё Barcelona ose Real Madrid”, ka thёnё Benzema.

“Disa njerёz thonё se nuk mund tё luaj nё nivelin mё tё lartё. Kjo ёshtё qesharake. Unё kam ende shumё tё mёsoj dhe tё pёrparoj. Kam vetёm 20 vjet dhe punoj pa ndalё me qёllim qё tё pёrmirёsohem vazhdimisht”, ka shtuar francezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:24 pm



Katër milionë e gjysmë euro për Hamilton

Gara më dramatike e Formula 1 në shtegun "Interlagos" të Braziln do të hyjë në analet e historisë, si njëra nga garat më emocionuese, gjë që tregon edhe fitorja e kampionit Lewis Hamilton me vetëm një pikë diferencë kundër rivalit kryesor për titull, pilotit të Ferrarit Felipe Massa.

Për kampionatin e sivjetmë botëror të Formula 1, nuk vendosi asnjëri nga pretendentët kryesor për ta fituar atë, as Leëis Hamilton e as Felipe Massa, por piloti gjerman Tim Glock.

Ky veprim i Glock do ta pasurojë kampionin më të ri në historinë e Formula 1 për 4.5 milionë euro si fitues i titullit kampion.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:25 pm



Calderon: Fergusoni na xhelozon titujt

Presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, e ka vazhduar luftën e fjalëve me Alex Ferguson duke thënë se trajneri i Machester United është xheloz për nëntë titujt e Ligës së Kampionëve të fituar nga Mbretërit.

Raportet ndërmjet dy skuadrave janë keqësuar që nga momenti kur Real Madrid insistonte ta rrëmbejë Cristiano Ronaldon.

“Askujt nuk i kam thënë se do ta angazhoj Cristiano Ronaldon. Lojtari është ai i cili shprehu dëshirën të vijë te ne, jo unë”.

“Fergusoni nuk e do skuadrën tonë dhe është xheloz pse nuk i ka nëntë tituj sikur ne”, ka thënë presidenti i Los Merengues.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:26 pm



Ronaldinho: Do të fitoj gjithçka me Milanin

Superylli brazilian i Milanit, Ronaldinho, iu ka premtuar tifozëve kuqezi se ai do të kthehet në formën e tij më të mirë dhe do të fitojë gjithçka me Milanin ashtu siç kishte bërë edhe me Barcelonën në kohën kur ishte lojtari më i mirë në botë.

“Dëshiroj të fitoj me Milanin gjithçka që kam fituar me Barcën dhe mendoj se në vitet e ardhshme edhe me Milanin do t’i arrijë sukseset kulminante të cilat i kam arritur me Barcelonën”.

“Këtu ndihem shumë mirë, ndihem sikur në shtëpi. Të gjithë më trajtojnë në mënyrën më të mirë dhe ndjehem i respektuar”.

“Ardhja te Milani ishte vendimi i drejtë që mora, pasi që po luaj për skuadrën më të fortë në botë”, ka thënë Dinho për “La Gazzetta Dello Sport”.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 04, 2008 5:27 pm



Amauri: Në Madrid për fitore

Sulmuesi i Juventusit Carvalho Amauri është i vetëdijshëm se takimi kundër Real Madridit nuk do të jetë aspak i lehtë, mirëpo pohon se bardhezinjtë shkojnë në kryeqytetin spanjoll për të fituar.

Zonja e vjetër të mërkurën është mysafire e Mbretërve në Santiago Bernabeu, ndërkohë që të zgjedhurit e Claudi Ranierit janë në formë tub shkëlqyeshme.

“E dimë se nuk do të jetë lehtë, mirëpo ne shkojmë në Madrid për të fituar. Jemi në një formë të mirë, ndërsa ishte pikërisht fitorja kundër Real Madridit që na ktheu në seri pozitive”, ka thënë Amauri.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 05, 2008 3:01 pm



Adriano do të kalojë te Milan?

Sipas të përditshmes sportive italiane "Tuttosport", Adriano mund të largohet nga Interi dhe t’u bashkëngjitet rivalëve të qytetit Milan si pasojë e problemeve të fundit me trajnerin Jose Mourinho.

Në fillim të sezonit dukej se gjithçka do të shkonte mirë në favor të sulmuesit brazilian, sidomos me ardhjen e trajnerit portugez, mirëpo zhvillimet e fundit e kanë lënë Adrianon jashtë ndeshjes së kundër Anorthtosis, me qëllim të përmirësimit të sjelljes së tij dhe për vënien e disiplinës nga trajneri zikaltër.

Mourinho ka deklaruar se ai do ta mirëpret Adrianon në skuadër nëse ky i fundit i ndjek rregullat e tij, mirëpo siç duket Perandori ka një plan rezervë.

Sipas “Tuttosport”, Adriano po pret skadimin e kontratës së tij, e cila është valide deri në vitin 2010, dhe pastaj do të largohet në drejtim të Rossonerëve si transfer i lirë , për të luajtur bashkë në sulm me brazilianët e tjerë të skuadrës kuqezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 05, 2008 3:52 pm



Romakët pushtojnë Blutë

Skuadra e Romës më në fund i është gëzuar fitores edhe atë kundër skuadrës së fuqishme të Chelseat të cilën e ka mposhtur në Stadio Olimpico me rezultat 3-1.

Giallorosët patën një shtytje të madhe për këtë takim pasi simboli i klubit romak, Francesco Totti, arriti që të luajë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën nga kryeqyteti italian.

Edhe pse nuk ishte i rikuperuar sa duhet, vetë prania e Tottit në fushë ofronte një vetëbesim te skuadra vendase duke pasur parasysh se gjithçka te Roma është ndërtuar në bazë të shtyllës, ‘Grande’ Totti.



Roma e filloi takimin me një motivim më të madh duke arritur të krijojë raste që në minutat e para të ndeshjes, mirëpo goli i parë në takim u pa vetëm në minutën e 34 kur mbrojtësi veteran, Christian Panucci e mposhti portierin e Chelseat, Petr Cech.

Pjesa e parë përfundoi me diferencë minimale, 1-0 në favor të skuadrës vendase.

Me të filluar pjesa e dytë (48’), njeriu i ndeshjes në këtë takim, Mirko Vucinic i cili dyfishoi epërsinë me një gol të bukur, pas asistimit të Brighit.



Dhjetë minuta më vonë një solo aksion i Vucinic e gjeti sulmuesin malazez ballë për ballë me portierin Cech të cilin e mposhti për ta trefishuar epërsinë e romakëve.

Krejt çka arriti të bënte Chelsea në këtë takim ishte një gol i shënuar nga kapiteni John Terry në minutën (75’).



Edhe pas kësaj humbjeje Chelsea mbetet në vendin e parë me shtatë pikë, ndërkohë që Roma dhe Bordeaux ndajnë vendin e dytë me nga gjashtë pikë, pasi Bordeaux shënoi fitore në udhëtim kundër Cluj, me rezultat 2-1.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 05, 2008 3:58 pm



Gerrard shpëton Liverpoolin në çastet e fundit

Një penalti e dyshimtë e akorduar në minutat shtesë të ndeshjes, i ka sjellë një pikë Liverpoolit në derbin e grupit D të Ligës së Kampionëve përballë Atletico Madridit, derisa Marseille ka shënuar fitore ndaj PSV në ndeshjen tjetër të këtij grupi.

Spanjollët kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të golit të shënuar nga Maxi Rodriguez (37’), por kur u mendua se tre pikët do të shkonin për Atleticon, në favor të anglezëve u akordua një penalti, pas një ndërhyrje të dyshimtë të Marian Pernia ndaj Steven Gerrard, në minutat shtesë të ndeshjes.

Kapiteni nuk huqi nga pika e bardhë, për të nxjerrë një pikë për Liverpoolin.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Marseille i Lorik Canës ka fituar bindshëm në fushë të vet ndaj ekipit holandez PSV Eidhoven, me rezultat 3-0.

Golin e parë për francezët e shënoi Kone pas gjysmë ore lojë, i cili edhe asistoi në golin e dytë, të shënuar nga Niang (63’). Ky i fundit shënoi edhe golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes pas tetë minutash tjera (71’).

Atletico mbetet në krye të grupit D me tetë pikë, sa ka edhe Liverpool. Dy ekipet tjera, Marseille dhe PSV, mbajnë dy pozitat e fundit me nga tre pikë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 05, 2008 5:05 pm



Bazeli ndalon fitoret e Barcelonës

Pas humbjes së thellë prej 5-0 në ndeshjen e kaluar të zhvilluar në Basel, ekipi zviceran në ndeshjen e kthimit të grupit C të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Barcelonë, ka arritur të nxjerrë një barazim 1-1.

Pas një pjese të parë pa gola, sulmuesi argjentinas Lionel Messi çoi Barcelonën në epërsi, pas më se një ore lojë (62’), por tetë minuta para fundit të kohës së rregullt, zviceranët barazuan me anë të zëvendësuesit Eren Derdiyok (82’).

Me këtë barazim Baseli i jep fund edhe 11 fitoreve në varg të Barcelonës. Megjithatë ekipi spanjoll kryeson grupin C me 10 pikë, derisa Baseli vazhdon të mbetet në fund të tabelës së grupit.

Në ndeshjen tjetër të grupit, ekipi portugez Sporting Lisbona ka përsëritur rezultatin e ndeshjes së kaluar, duke shënuar sërish fitore minimale ndaj Shakhtar Donetky, kësaj here para publikut të vet me golin e Derlei, në minutën e 73-të të ndeshjes.

Me tre pikët e reja, Sporting mbetet një pikë pas Barcelonës, në pozitën e dytë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 05, 2008 5:08 pm



Inter ndalet nga Anorthosis

Skuadra e portierit shqiptar Arjan Beqaj, Anorthosis Famagusta, ka barazuar në shtëpi në mënyrë sensacionale kundër kampionëve të Italisë, Inter, me rezultat 3-3.

Edhe pse zikaltrit e Mourinhos u gjetën dy herë në epërsi, qipriotët arritën që të përmbysnin gjithçka, madje patën epërsinë prej një goli deri në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Serinë e golave e filloi i riu Balotelli (13’) pas një gjuajtje të Ibrahimovic të cilën e dëboi Beqaj, mirëpo para tij u gjet sulmuesi zikaltër, i cili e mposhti portierin e Kombëtares Kuqezi duke krijuar epërsinë për mysafirët.

Mirëpo, pas një gabimi të mbrojtjes nerazzure, skuadra vendasi barazoi shifrat në 1-1 me anë të Bardon (31’).

Ishin sërish mysafirët ata që krijuan epërsinë pas një goditjeje të Marco Materazzit që për faj të portierit shqiptar topi përfundoi në rrjet (44’).

Mirëpo, sërish me fat, vendasit arritën t’i barazonin shifrat pa përfunduar pjesa e parë, pasi topi i goditur nga Cambiaso goditi Panagin dhe përfundoi në portë.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Anorthosis krijoi epërsinë me anë të Frousos, e cila epërsi zgjati deri në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes kur Cruz barazoi në 3-3.

Në takimin tjetër në Grupin B, Panathinaikosi si mysafir e ka mposhtur Werder Brememin me rezultat 3-0 me golat e Mantzios (58’), Karagunis(70’) dhe Tziolis (83’).

Me këto rezultate, Interi ruan vendin e parë me tetë pak, pason Anorthosis me pesë pikë, Panathinaikosi me fitoren e sotme i ka katër pikë, ndërsa në fund plasohet Werder me tre pikë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 05, 2008 5:13 pm



Spalletti lavdёron lojtarёt e tij

Trajneri i Romёs, Luciano Spalletti, ka lavdёruar lojtarёt e tij pas fitores sё mbrёmshme ndaj Chelseat me rezultlat 3-1, nё Olimpiko.

Romakёt mposhtёn londinezёt me njё gol tё Christian Panuccit dhe dy gola tё Mirko Vucinic, qё i dhanё avantazhin 3-0 ekipit vendas, ndёrsa goli i John Terryt vulosi rezultatin e ndeshjes.

“Jam i kёnaqur nga lojtarёt. Tё gjithё luajtёn shkёlqyeshёm, veçanёristh Brighi dhe Perotta nё mesfushё. Perotta isthe veçanёrisht i mirё dhe jam shumё i kёnaqur nga rezultati. Tё gjithё u pёrpoqёn dhe ishte njё ndeshje e pabesueshme”, ka thёnё Spalletti.

“Ishim tё bashkuar nё disa javёt e fundit dhe klubi gjithmonё na ka dhёnё pёrkrahjen e nevojshme, ndёrsa lojtarёt si De Rossi dhe Brighi kёtё e treguan sonte”, ka pёrfunduar trajneri italian.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 05, 2008 5:17 pm



Maxi: Arbitri gaboi

Kapiteni i Atletico Madridit dhe autori i golit tё epёrsisё nё ndeshjen e mbrёmshme tё Ligёs sё Kampionёve ndaj Liverpoolit, Maxi Rodriguez, ka thёnё se ёshtё i pakёnaqur me rezultatin.

Spanjollёt kaluan nё epёrsi me golin e Maxi Rodriguez pas 37 minutash lojё nё Anfield, por tё kuqtё barazuan me njё penalti kontroverse tё shёnuar nga Gerrard nё minutёn e tretё shtesё tё ndeshjes.

“Jemi tё hidhёruar qё barazimi erdhi nё kёtё mёnyrё. Veçanёrisht nёse je pёrgatitur gjithё javёn pёr ndeshjen, ndёrsa kjo ёshtё njё zgjidhje jo e drejtё qё nё minutat e fundit na nёnshtroi. Arbitri gaboi dhe ua fali barazimin”, ka thёnё Maxi.

Maxi megjithatё ka thёnё fjalё tё mira pёr lojёn e shkёlqyeshme tё bashkёlojtarёve tё tij, edhe krahas disa rasteve mjaft tё mira tё lёshuara.

“Deri nё minutёn e 92-tё e kishim ndeshjen. Kishim tre raste pёr tё zgjidhur gjithçka dhe ja erdhi edhe tek penaltia fatale”, ka pёrfudnuar kapiteni i ekipit spanjoll.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 05, 2008 5:39 pm



Mourinho: Shёnuam shtatё gola

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ёshtё i kёnaqur nga barazimi i ekipit tё tij ndaj ekipit tё portierit kosovar Arjan Beqaj, Anorthosis, dhe thotё se ende ёshtё tё flitet pёr gjasat pёr tё fituar Ligёn e Kampionёve.

“Ishte njё pikё pozitive pёr ne dhe nёse fitojmё nё ndeshjen e ardhshme nё shtёpi do tё kualifikohemi mё tej. Megjithatё mendoj se duhet tё jemi njё ekip i fuqishёm nё shkurt, dhe jo tash, nёse duan tё bёjmё diçka nё Ligёn e Kampionёve”, ka thёnё Mourinho pas ndeshjes

“Kjo ishte vetёm njё ndeshje nё tё cilёn arritёm shtatё gola. Tre pёr ne dhe tre pёr ta dhe Cambiaso po ashtu shёnoi njё, por nuk u pranua. Duhej tё fitonim me lehtёsi, por ata luajtёn mirё”, ka thёnё Mourinho.

Interi do tё shpresojё pёr njё rezutlat tё mirё pas dy javёs, kur do tё presё nё fushё tё vet ekipin grek Panatinaikos.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 05, 2008 6:03 pm



Scolari: Kemi bёrё shumё gabime

Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka deklaruar pas humbjes nё ndeshjen e mbrёmshme tё Ligёs sё Kampionёve nё Romё, se ekipi i tij bёri shumё gabime.

Sipas portugezit, ekipi i tij i lejoi shumё hapёsira tё zbrazta kundёrshtarit pёr tё vepruar dhe kjo ishte arsyeja kryesore e humbjes. Scolari ёshtё optimist pёr plasimin e ekipit mё tej nё fazёn e ardhshme.

“I lejuam shumё hapёsira Romёs dhe bёmё shumё gabime. Nё golin e parё askush nuk e mbuloi Panuccin, por megjithatё nuk ka asgjё tё tmerrshme”, ka thёnё Scolari.

“Kёto ndeshje nё grupe janё tё vёshtira dhe kjo ёshtё madje humbja e parё, por nuk luajtёm mirё dhe humbёm me meritë. Tash na mbeten ndeshjet me Cluj dhe Bordeax dhe do tё pёrpiqemi t’i fitojmё tё dyjat”, ka pёrfunduar Scolari.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:01 pm



Iniesta gjashtё javё jashtë fushe

Mesfushori i Barcelonёs, Andres Iniesta, i ka shkaktuar probleme tё pa parashikueshme trajnerit Josep Guardiola, pasi qё do tё jetё jashtë fushe gjatё gjashtё javëve tё ardhshme.

Iniesta u tërhoq nga ndeshja e mbrëmshme e Ligёs sё Kampionёve ndaj Bazelit, qё përfundoi me rezultat 1-1, dhe menjёherё u bёnё testet mjekësore qё treguan se ai kishte zgjatje tё muskulit.

Klubi bёri njё deklaratё tё shkurtё nё tё cilёn thuhet se gjatё ditës sё sotme do tё zhvillohen analiza shtesё, por shenjat janë qё Iniesta do tё pushojё afro gjashtё javё.

Sipas kësaj Iniesta nuk do tё jetё pjesё e ndeshjes derbi ndaj Real Madridit. Katalanasit treguan njё paraqitje tё dobët, edhe pse pika qё e fituan ёshtё e mjaftueshme t’i plasojë ata nё rundin e ardhshёm.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:03 pm



Inzaghi: Dua tё arrij shifrёn e 300 golave

Sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi, thotë se dëshiron vazhdim tё kontratës edhe pёr njё vit dhe se shpreson ta arrijё numrin 300 tё golave tё shёnuar.

Superpipo thotë se nuk mendon pёr pensionim edhe krahas asaj qё ka 35 vjet dhe sё fundi ankohet shumё nga lëndimet.

Sulmuesi i rosonerёve zbulon se dëshiron tё vazhdojё kontratën me Milanin, qё skadon nё verёn e ardhshme dhe thotë se dëshiron tё shënojё golin e 300-tё me kёtё ekip.

“Dua tё arrij numrin e 300 golave dhe ta fitoj Kupёn e UEFA-sё. Kam 35 vite, por ndjehem mirё dhe dëshiroj tё stërvitem ende dhe tё arrij mё shumё gola. Nuk kam ndërmend tё pensionohet dhe përkundrazi dua ta vazhdoj marrëveshjen me Milanin edhe pёr njё sezon”, ka thёnё italiani.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:04 pm



Owen i gatshёm pёr tё shёnuar


Sulmuesi anglez Michael Owen ka pranuar se Newcastle ёshtё goditur nga largimi i Kevin Keegan, por kapiteni thotë se tё gjithё lojtarёt tash janë prapa njeriut tё parё tё pёrkohshёm, Joe Kinnear.

Sulmuesi ёshtё kthyer nё fushё nё ndeshjen me Aston Villan, pas njё pauze tё fundit prej njё muaji.

“Shpresoj se do tё mund tё rikthehem nё formёn mё tё mirё. Gjithmonё ёshtё mirё kur kthehesh nё ekip i cili ka njё ose dy fitore nё varg. E filluam sezonin me shumё optimizёm, por shumё nga ky optimizëm u shkatërrua herët nё kёtё sezon”, ka thёnё Owen

“Do tё jetё shumё bukur tё ketë njё sezon kur tё mos përballemi me probleme jashtë fushës, tё cilat e shoqёrojnё klubin sё fundi”, ka shtuar anglezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:05 pm



Adebayor i nxjerr probleme Wengerit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pohuar se sulmuesi Emmanuel Adebayor nuk do tё jetё pjesё e pёrballjes sё tё shtunёs ndaj Manchester United dhe ka shtuar se ai me siguri do tё mungojё rreth tre javё.

Theo Walcott dhe William Gallas po ashtu janë nё dyshime, ndërsa Adebayor përfundimisht ёshtё jashtë pёrbёrjes.

“Adebayor nuk ka kurrfarë gjasash pёr tё shtunën. Ai do tё mungojё nё tre javët e ardhshme”, ka thanё Wenger. Francezi nuk do tё mund tё llogaritё as nё shërbimet e Robin van Persiet, i cili mori karton tё kuq nё ndeshjen Stoke Cityn.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Today at 5:14 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme ditore nga bota sportive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» Lajme taze nga KEK-u!
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Murat Jashari:Letra Nr.9 e shenjtë!(Për Hashim Thaqin)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Te Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: