Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lajme ditore nga bota sportive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:06 pm



Maradona: Dua Mascherano tё jetё kapiten

Pёrzgjedhёsi i ri i Argjentinёs, Diego Maradona, ka pohuar se dëshiron qё lojtari i Liverpoolit, Javier Mascherano, tё jetё kapiten i kombëtares sё tij.

Ndeshja e parё tё cilёn Maradona do ta drejtojё, do tё jetё miqësorja ndaj Skocisё dhe ai dëshiron qё Mascherano tё jetё pasues i kapitenit aktual Javier Zanettit.

“Dua Javier Mascherano tё jetё kapiteni im, pasi besoj se ai ёshtё argjentinasi i cili ёshtё mё afёr idesё time pёr fanellën kombëtare. Ai flijohet dhe gjithmonë jep maksimumin, ёshtё njё profesionist i shkёlqyeshёm dhe ёshtё i afërt me bashkёljotarёt”, ka thanё Maradona.

“Unё do ta bind atё tё jetё kapiten”, ka shtuar legjenda e futbollit botëror.

Maradona ka publikuar edhe listёn e lojtarёve qё do tё jenё pjesё e ndeshjes ndaj Skocisё, ku nuk janë gjendur Cambiaso dhe Messi.

“Nё listё nuk ёshtё Messi pёr shkak tё respektit pёr Barcelonёn, pasi nё qershor i dhanë fjalёn z. Laportёs, i cili na lejoi Messin kur ai ishte i nevojashёm pёr Olimpiadё”, ka shtuar Maradona.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:10 pm



Boston ia shkakton humbjen e parë Houstonit

Kampionët aktual të NBA, Boston Celtics e kanë mposhtur mbrëmjen e të martës skuadrën e Houston Rockets me rezultat 103-99, duke ua shkaktuar humbjen e parë të sezonit.

Ray Allen ka shënuar 29 pikë, për fitoren e Celtics të cilët ishin turpëruar të shtunën nga Indiana duke u mposhtur me rezultat 95-97. Ndërkohë që kjo ishte humbja e parë Rockets të cilët paraprakisht kishin shënuar tre fitore radhazi.

“Ne duhej të vinim këtu dhe t’i bënim gjërat të cilat na bëjnë të suksesshëm. Ne vinim nga një humbje e keqe dhe arritëm që të përgjigjemi më së miri me një fitore kundër një skuadre shumë të fortë”, ka thënë Allen.

Treshja e madhe e Bostonit Allen, Kevin Garnett dhe Paul Pierce, edhe këtë herë e udhëhoqi skuadrën drejt fitores duke shënuar së bashku 56 pikë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:11 pm



Nesta mund ta braktisë futbollin

Mbrojtësi i Milanit Alessandro Nesta mund të heq dorë nga futbolli që në moshë 32-vjeçare si rezultat i problemeve të vazhdueshme me lëndim.

Qendërmbrojtësi italian sezonet e fundit ka kaluar më shumë kohë në dhomat e trajtimit sesa në fushë, për shkak të një problemi të vazhdueshëm me shpinën.

Ai ka munguar në shumë ndeshje të rëndësishme për Milanin, ndërkohë që mund të mungoje edhe gjatë gjithë këtij sezoni.

Gazeta “La Stampa” ka njoftuar se mbrojtësi kuqezi mund të jetë i detyruar të heqë dorë nga futbolli si pasoje e lëndimeve.

Mësohet se Nesta ka probleme me unazat e shtyllës kurrizore, dhe mund t’i nënshtrohet edhe një operacioni i cili mund t’i japë fund karrierës së tij si futbollist.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:12 pm



Berlusconi reagon ndaj talljes së Morattit

Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi ka reaguar ndaj talljes së fundit të Massimo Morattit kundrejt skuadrës së tij.

Presidenti i Interit kishte thënë se është i befasuar që Milani është në krye të tabelës dhe i kishte përqeshur Rossonerët të cilët për herë të parë pas katër vitesh e shohin si është të qëndrosh në vendin e parë.

“Ne kemi fituar gjithçka në këto katër vitet e fundit. Shpresoj që qëndrimi në pozitën e parë në Ligë të vazhdojë sa më gjatë. Është e vërtetë se kanë kaluar katër vite qëkur kemi qenë në krye të Serie A, mirëpo gjatë atyre katër viteve që kemi munguar ne jemi bërë kampionë të Evropës dhe kampionë të Botës “, ka thënë Berlusconi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:35 pm



Pepe nuk do të luajë kundër Juventusit

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka dështuar të rikuperohet pas lëndimit të cilin e mori në ndeshjen kundër Almerias, dhe nuk do të mund të paraqitet sonte në ndeshjen kundër Juventusit.

Los Merengues edhe ashtu fazën më të dobët e kanë mbrojtjen, ndërkohë që një lajm i tillë nuk është aspak i mirëpritur për trajnerin Schuster.

Lojtari portugez është larguar nga fusha të dielën nga takimi kundër Almerias, ndërsa tashmë është konfirmuar se ai dot mungojë në ndeshjen që zhvillohet sonte në Santiago Bernabeu.

Mungesa e Pepes është një ‘goditje’ e madhe për trajnerin Schuster, i cili ka vendosur që ta vendosë Heinzen në qendërmbrojtje së bashku me Cannavaron, ndërsa krahas tyre në mbrojtje do të luajnë Sergio Ramos dhe Marcelo.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:37 pm



Nasri: Arsenali duhet ta mposhtë Manchesterin

Mesfushori i ri i Arsenalit, Samir Nasri, thotë se topçinjtë duhet ta mposhtin Manchester United, nëse dëshirojnë të luftojnë për titullin e Premierligës.

“Titulli i Premierligës do të zgjidhet në ndeshjet në mes ‘katërshes së madhe’. Këto janë ndeshjet në të cilat fitohet një superioritet i madh mental, i cili është i nevojshëm për të fituar tituj”, ka thënë Nasri për France Football.

“Në vetë Premierligën ka një ligë të vogël prej katër ekipeve, në të cilën janë Arsenali, Liverpooli, Manchester Untied dhe Chelsea. Çdo ndeshje mes tyre mund të jetë vendimtar për titullin”, ka shtuar francezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 2:48 pm



Perandori Del Piero gjunjëzon Mbretërit

Një ndeshje e bukur është zhvilluar të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu të kryeqytetit spanjoll, ku janë takuar Mbretërit e Real Madrid dhe Zonja e Vjetër nga Torino, me ç’rast Juventusi e ka mposhtur Realin në shtëpinë e tij me rezultat 2-0.

Ishte sërish ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, njeriu i cili i ndryshoi shifrat. Djaloshi i Artë me lëvizjet e tija të zakonshme pa një hapësirë ndërmjet Cannavorës dhe portierit Casillas dhe me një gjuajtje gjeti skajin e portës dhe ia dha epërsinë skuadrës mysafire (17’).



Deri në fund të pjesës së parë Mbretërit vazhduan të sulmonin portën kundërshtare, megjithatë nuk arritën që ta bëjnë atë që nevojitej, të shënojnë gol.

Për dallim nga pjesa e parë kur madrilenët ishin dominues, në pjesën e dytë loja ishte pak më e balancuar, edhe pse në fillim Los Merengues e filluan me një presion para gjashtëmbëdhjetëmetërshit mysafir.



Në minutën e 67 u akordua një goditje e lirë në favor të Zonjës së Vjetër, të cilën nga një distancë prej 28 metrash, ‘Grande’ Alex Del Piero shënoi edhe golin e dytë në ndeshje duke dyfishuar epërsinë për skuadrën mysafire.

Me këtë fitore Juventus siguron vazhdimin në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve porse ndeshjet e radhës do të përcaktojnë nëse do të përfundojë në vendin e parë apo të dytin.

Takimi tjetër në Grupin H ndërmjet Bates dhe Zenitit i ka takuar skuadrës mysafire e cila ka shënuar fitore me rezultat 2-0 me golat e Pogrebnyak (34’) dhe Danny në fund të ndeshjes.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 3:22 pm



Giggs nxjerr njё pikё pёr Manchesterin

Dy ndeshjet e grupit E, ajo mes Aalborg dhe Villareal, si dhe tjetra mes Celticut dhe Manchester United, qё tё dyja kanё përfunduar me barazime, duke lёnё tё paprekur edhe renditjen tabelare.

Nё ndeshjen kryesore e grupit, Celticu kaloi i pari nё avantazh përballё kampionit tё Evropёs, pas 13 mintuash lojё me anё tё McDonald. Manchesteri arriti tё barazojё vetëm nё minutat e fundit me anё tё Ryan Giggs (84’).

Villarreali dy herё kaloi nё avantazh nё ndeshjen si mysafir i Aalborg, por danezёt dy herё arritën tё barazojnë rezultatin, pёr tё nxjerrё njё pikё. Golin e parё pёr spanjollёt e shёnoi Rossi, nё fund tё pjesës sё parё (41’), derisa pёr danezёt barazoi Curth nё pjesën e dytё (54’).

Franco risolli avantazhin pёr Villarrealin, 15 minuta para fundit tё kohës sё rregullt, por pas 6 mintuash tjera, Due vulosi rezultatin pёr ekipin danez.

Tabela e grupit E mbetet e njёjtё, me Manchesterin qё kryeson me tetё pikё, sa ka edhe Villarreali nё vendin e dytё. Celtic dhe Aalborg mbeten nё dy pozitat e fundit me nga 2 pikё.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 3:24 pm



Rezultatet e dobëta tё Arsenalit vazhdojnë

Topçinjtё nuk kanё arritur tё thejnё rezistencën e turqve, nё ndeshjen e grupit G përballё Fenerbahces tё zhvilluar nё Emirates, qё përfundoi me barazim pa gola, derisa nё ndeshjen tjetër tё këtij grupit, portugezёt e Portos u rikthyen nga disavantazhi 1-0, pёr tё fituar nё fund me rezultat 2-1.

Arsenali filloi mirё ndeshjen, por dёshtoi tё finalizojё përpjekjet, me Robin van Persie qё humbi disa raste tё pastra. Me gjithё barazimin, Arsenali mbetet nё krye tё grupit G, derisa pika e fituar nuk e ndihmon aspak Fenerbahcen, qё mbetet nё vendin e fundit me vetëm dy pikё.

Ky rezultat, ishte vazhdim i njё jave tё dёshtuar pёr Arsenalin, pas barazimit nё minutat e fundit ndaj Tottenhamit dhe humbjes shokuese ndaj Stoke Cityt.

Nё ndeshjen tjetër tё grupit, ukrainasit e Dinamo Kiev kaluan tё parёt nё epërsi me anё tё Milevskyt (21’), por dёshtuan ta ruajnë rezultatin nё pjesën e dytё.

Portugezёt sё pari barazuan me anё tё Rolandos (69’), dhe mё pastaj kaluan nё epërsi nё çastet e fundit tё ndeshjes me anё tё Gonzales (90’).

Me tre pikёt e fituara, Porto ngritet nё vendin e dytё me gjashtё pikё gjithsej, derisa Dinamo zbret njё vend mё poshtё, me pesё pikё.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 3:27 pm



Bayern dhe Fiorentina ndajnë pikët

Takimi i zhvilluar në Artemio Franchi ndërmjet Fiorentinës dhe Bayern Munichut ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Viola e fillo më mirë ndeshjen dhe arriti që në minutat e para (11’) të shënojë golin e epërsisë me anë të rikthyerit nga lëndimi Adrian Mutu.

Megjithatë bavarezët nuk lanë që të pësonin humbje në këtë fazë grupore të Ligës së Kampionëve duke arritur ta barazojnë rezultatin (78’) me anë të tim Borowskit.

Takimi tjetër në Grupin F ndërmjet Lyonit dhe Steaua Bucurestit, ashtu siç pritej i ka takuar skuadrës franceze e cila ka fituar me rezultat 2-0.

Golin e parë e shënoi Juninho nga një gjuajtje e lirë në fund të pjesës së parë (44’), ndërsa edhe goli i dytë u shënua në fundin e pjesës së dytë (89’) nga Reveillere.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 07, 2008 3:28 pm



Schuster: Fati nuk ishte në anën tonë

Trajneri i Real Madridit Bernd Schuster ka lëvduar paraqitjen e lojtarëve të tij përkundër humbjes 2-0 nga Juventusi në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu.

“Rezultati nuk përkon me atë që u pa në fushë. Juventusi u tregua shumë efektiv, ndërsa neve pikërisht kjo na mungoi”.

“Ata patën dy mundësi dhe i shfrytëzuan duke shënuar dy herë. Efektiviteti i tyre na ndëshkoi”.

“Ne patëm më shumë mundësi mirëpo nuk arritëm të shënojmë. Fati nuk ishte në anën tonë. Mirëpo nganjëherë ndodh edhe kështu”, është shprehur trajneri gjerman.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:06 am

Giggs: Jemi të zhgënjyer nga pjesa e parë

Kapiteni i Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se të gjithë në ekip janë të dëshpëruar nga paraqitja në pjesën e parë të ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Celticut.

“Jemi të dëshpëruar nga pjesa e parë. Nuk luajtëm keq, por nuk u paraqitëm më së miri”, ka thënë Giggs, i cili ishte edhe autor i golit të barazimit, 6 minuta para fundit të ndeshjes.

“Në pjesën e dytë e dinim se duhet të krijojmë raste, të cilat duhej t’i shfrytëzonim. Gjatë goditjes së Ronaldos ishte vërtet vështirë për portierin. Për fat topi erdhi tek unë dhe shënova”, ka shtuar kapiteni.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:07 am

Mutu beson në kualifikim

Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, mendon se skuadra e tij ende e ka mundësinë e kualifikimit, pavarësisht barazimit në Artemio Franchi kundër Bayern Munichut, me ç’rast Viola mbetet pesë pikë prapa Lyonit dhe Bayernit kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.

“Luajtëm shumë mirë, por sikurse edhe në takimet tjera nuk arritëm ta shënojmë golin vendimtar”.

“Herët a vonë fati do të kthehet në anën tonë. Ne e dimë se çka pritet prej nesh dhe këtë e treguam kundër një skuadre të fuqishme siç është Bayerni, dhe ende ekziston mundësia e kualifikimit për ne”, ka thënë sulmuesi rumun në fund të ndeshjes.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:07 am

Ranieri: Del Piero po argëtohet

Trajneri i Juventusit Claudio Ranieri ka qenë i ngazëllyer nga fitorja e skuadrës së tij kundër Real Madridit, dhe i ka lëvduar lojtarët bardhezi, sidomos kapitenin Alessandro Del Piero, i cili e vendosi takimin me dy golat e tij.

“Del Piero ishte i shkëlqyeshëm, por nuk ka qenë i tillë vetëm sot. Kapiteni po argëtohet dhe e ka marrë skuadrën mbi shpatulla, ndërsa e bukura për Del Pieron është se i ndihmon skuadrës. Ai sakrifikohet për secilin dhe është një kapiten i vërtetë”.

“Komplimentet e mia shkojnë për të gjithë lojtarët të cilët u treguan të mirë në çdo fazë, si në mbrojtje si në mesfushë”.

“Nuk e di nëse luajtëm mirë, mirëpo ne e kemi shfaqur lojën tonë dhe mendoj se pikërisht takimi kundër Realit në Torino na riktheu motivimin për të shfaqur ndeshje si kjo”, është shprehur Ranieri.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:08 am

Del Piero: Nuk mund të jem më i lumtur

Alessandro del Piero, ka thënë se nuk mund të jetë më i lumtur pas dy golave të shënuar ndaj Real Madridit në Bernabeu, që i sollën edhe fitoren Juventusit në këtë derbi të Ligës së Kampionëve.

“Nuk mund të jem më i lumtur nga kjo. Fituam, luajtëm një ndeshje të pabesueshme, unë shënova dy gola dhe çfarë mund të ketë më mirë se kjo”, ka thënë kapiteni i bardhezinjve.

“Momente të tilla janë shumë emocionuese dhe jam i lumtur që publiku më përcolli në këmbë kur dola nga fusha. Këto janë disa momente shumë pozitive për mua”, ka shtuar italiani.

Me këtë fitore, Juventusi praktikisht siguron vend në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:08 am

Benitez: Torres do të luajë në ndeshjen e ardhshme

Menaxheri i të kuqve, Rafael Benitez, është i bindur se Fernando Torres do të rikthehet në fushë gjatë ndeshjes së vikendit kundër West Bromwich.

Pritej që Torres të rikthehet në fushë për ndeshjen e në Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, por megjithatë u vendos që të mos rrezikojë.

“Besoj se Torres do të jetë i gatshëm kundër West Bromwich këtë vikend. Gjithçka varej nga Fernando, ai nuk ishte i kënaqur nga gatishmëria e tij dhe për këtë nuk luajti kundër Atleticos”, ka thënë Benitez.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:09 am

Casillas: Goli i dytë ishte gabim i im

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se goli i dytë i shënuar nga sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, në ndeshjen e mbrëmshme, është pranuar për faj të tij.

Del Piero mbrëmë shënoi dy golat e fitores së ekipit italian, dhe goli i dytë ishte nga gjuajtja e lirë, për të cilën Casillas pranon se ishte gabim i tij.

“Goli i dytë ishte gabim i imi. Por, ne kishim disa raste, për shembull Diarra pati dy raste të shkëlqyeshme. Ata me vetëm disa raste për gol erdhën tek tri pikët e rëndësishme”, ka thënë Casillas.

“Tash ne duhet të luajë në Bjellorusi dhe ta sigurojmë vendin e dytë”, ka shtuar më tej portieri i kampionit të Spanjës.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:09 am

Tottenham dhe City interesohen për Wayne Bridge

Dy klubet e Premierligës, Tottenham dhe Manchester City, janë në garë për të marrë mbrojtësin e majtë të Chelseat, Wayne Bridge.

Bridge vazhdimisht është nën hijen e Ashley Cole në pozicionin e mbrojtësit të majtë tek Chelsea. Daily Mail shkruan se Tottenham dhe Manchester City do të përpiqen ta shfrytëzojnë situatën e tillë dhe nënshkruajnë me anglezin.

Sipas mediave angleze, Chelsea dot ë mund ta shesë Wayne Bridge, nëse pranon ndonjë ofertë prej afro 7 milionë funtesh.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:10 am

Parker shënon rekord pikësh në fitoren e San Antonios

Tony Parker ka eksploduar me numrin më të madh të pikëve këtë sezon në NBA, 55 pikë, në fitoren 129-125 të San Antonio Spurs ndaj Minnesota Timberwolves, që ishte edhe fitorja e parë e ish-kampionit në këtë sezon.

“Dëshiroja vetëm të fitojmë. Nuk mund të besoja se kishim tre ndeshje disfatë. Dallas (në ndeshjen e të martës) gjuajti shumë mirë, andaj mendova se duhet të bëjmë të njëjtën gjë dhe të shkojmë në Minnesota dhe të luajmë mirë dhe të jemi agresiv”, ka thënë Parker pas ndeshjes.

Tim Duncan shënoi 30 pikë dhe 16 kërcime, derisa përforcimi i ri Roger Mason shënoi 26 pikë për San Antonion, që luajtën pa yllin Manu Ginoboli, që është i lënduar.

Në ndeshjen tjetër të NBA-së, në Detroit, Pistons ka mposhtur Toronto Raptors me rezultat 100-93, derisa Allen Iverson ka përcjellë ndeshjen jashtë vijave.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:11 am

Edhe Mancehster United në kërkim të Lavezzit

Kampioni i Anglisë dhe i Evropës, Manchester United, raportohet se është duke u interesuar për yllin argjentinas të Napolit, Lavezzi.

Sulmuesi është duke kaluar një formë të shkëlqyeshme me Napolin, derisa tifozët janë duke e krahasuar me heroin e tyre, Maradonnën.

Lojërat e argjentinasit kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve më të mëdhenj të Evropës, ndërsa së fundi thuhet se interesim ka shprehur edhe Manchester United.

Megjithatë, Napoli ngulmon se nuk do ta shesë lojtarin më të mirë, ndërsa edhe vet Lavezzi disa herë ka theksuar se nuk ka në plan ta lëshojë ekipin aktual.

Krahas Manchester United, për Lavezzin interesim ka shprehur edhe një ekip tjetër i Premierligës, Chelsea.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:11 am

Zidane: Juventusi nuk dëshironte largimin tim

Legjenda e futbollit botëror, Zinedine Zidane, ka njoftuar se skuadra e Juventusit nuk kishte dashur ta shiste atë te Real Madridi në vitin 2001.

“Drejtorët e Juventusit mbanin një qëndrim negativ sa i përket transferimit tim. Raporti ndërmjet agjentit tim Alain Migliaccio dhe drejtuesve të klubit filloi të ‘thyhet’”.

“Pastaj ne folëm me D'Onofrion i cili kishte raporte të mira me Bettegan, Giraudon dhe Moggin, dhe intervenimi i tij ishte faktori kryesor që mundësoi largimin tim”.

Zidane është shitur te gjigantët spanjollë në vitin 2001 për një çmimi rekord prej afro 52 milionë euro.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:11 am

Jesus dëshiron kualifikimin

Trajneri i Sporting Braga, Jorge Jesus, ka folur për ndeshjen e mbrëmjes së sotme në kuadër të Kupës UEFA, kundër Milanit në San Siro.

“Pas fitores kundër Portsmouthit ne dëshirojmë të kualifikohem dhe do të luajmë sa më mirë që mundemi. Edhe pse shtatë apo tetë lojtarë të Milanit do të mungojnë, Milani edhe lojtarët rezervë i ka shumë të fuqishëm. Mendoj se së paku njëri, Ronaldinho ose Kaka do të luajë”.

“Milani është njëra nga skuadrat më të mëdha evropiane dhe nuk mbështetet vetëm te disa lojtarë bazë. Ata janë po ashtu në krye të Serie A, prandaj dëshiroj që Braga të jep gjithçka nga vetja për të nxjerrë një rezultat pozitiv”, është shprehur Jorge Jesus.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:12 am

Stuttgart dhe Udine fitojnë

Skuadra gjermane Stuttgart ka shënuar fitore komode kundër Partizanit të Beogradit në kuadër të Grupit C në Kupën UEFA me rezultat 2-0.

Gjermanët shënuan në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të takimit, ndërsa fatal për serbët ishte Gomez i cili shënoi dy herë (76’ dhe 80’).

Ndërkohë, skuadra e Udineses ka dalë fituese në udhëtim kundër Spartakut të Moskës, ndeshje kjo e rëndësishme Për Grupin D.

Italianët e filluan më mirë ndeshjen duke shënuar që në minutat e para (12’) me anë të Fabio Quagliarelas, mirëpo pas vetëm pesë minutash vendasit barazuan rezultatin me golin e Rodriguez.

Në pjesën e dytë u akordua një penallti në favor të skuadrës mysafire, dhe ishte sërish Quagliarela (60’) i cili nga pika e bardhë shënoi golin e epërsisë dhe të fitores për Udinesen.

Një takim tjetër tashmë i kryer është ai i Grupit B ndërmjet Metalist Kharkiv dhe Herthas së Berlinit i cili ka përfunduar pa gola.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:12 am

Dështojnë skuadrat holandeze

Skuadra e Wolfsburgut e ka shkatërruar Hereenvenin me rezultat 5-1 në kuadër të grupit E të Kupës UEFA.

Për çudi takimi filloi me avantazhin e skuadrës mysafire (31’), mirëpo gjermanët e lanë epërsinë e holandezëve vetëm tre minuta dhe pastaj shënuan dy herë brenda pesë minutash.

Edin Dzeko i barazoi shifrat (34’), ndërsa Grafite (39’) shënoi golin e parë të epërsisë dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u panë edhe tre gola të vendasve të cilët e shkatërruar skuadrën mysafire. Golashënuesit ishin Misimovic (53’), sërish Dzeko (60’) dhe Krzynowek (71’).

Edhe skuadra tjetër holandeze Feyenoord Rotterdam ka pësuar në shtëpi me rezultat 3-1 nga CSKA e Moskës në takimin e vlefshëm për grupin H.

Rusët shënuan të parët me anë të Berezutskit (13’), mirëpo në minutën e 29-të ish-lojtari i Barcelonës Van Bronchorst i barazoi shifrat në 1-1.

Por sa vlejti kjo kur CSKA shënoi edhe dy herë me anë të Love (40’ dhe 81’) i cili e fundosi skuadrën vendase.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:12 am

Galata mposht Benficën

Skuadra turke Galatasaray e ka mposhtur Benficën në shtëpinë e saj me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kupës UEFA.

Në pjesën e parë u panë raste në të dyja anët, mirëpo pa mundësi konkretizimi, kështu që pjesa e parë përfundoi ashtu edhe si kishte filluar, pa gola.

Pjesa e dytë e takimit i takoi skuadrës mysafire e cila arriti të shënojë dy gola.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Emre Asik sapo fillo pjesa e dytë, ndërsa Karan (69’) dyfishoi epërsinë për ta vendosur rezultatin përfundimtar.

Takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet Metalist Kharkiv dhe Hertha BSC përfundoi pa gola.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:13 am

Ronaldinho shpëton Milanin

Skuadra e Milanit ka shfaqur një lojë të dobët në ndeshjen e Grupit E të Kupës UEFA kundër Bragës në San Siro, mirëpo një supergol i Ronaldinhos në fund të ndeshjes ia siguroi tre pikët djemve të Ancelottit.

Ancelotti e filloi ndeshjen me treshen sulmuese Pato, Schevchenko dhe Inzaghi, mirëpo kjo nuk rezultoi me asgjë.

Në pjesën e dytë për Rossonerët u inkuadruan edhe Ronalduinho dhe Seedorf, mirëpo ishte sërish skuadra mysafire që kontrollonte ndeshjen.

Megjithatë individualiteti i Ronaldinhos është një plus i madh për skuadrën e tij.

Atëherë kur mendohej se gjithçka po përfundon me rezultat të barabartë, një gjuajtje e Ronaldinhos nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit (90+3), e vendosi takimin.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:13 am

City fiton ndaj Twente

Manchester City e ka mposhtur skuadrën Twente Enschede me rezultat 3-2 pas një ndeshje të bukur nga të dyja skuadrat.

Golin e parë në ndeshje shënuan vendasit sapo filloi loja (2’) me anët të Sean Wright Phillips, mirëpo mysafirët barazuan me anë të Elias (17’).

Braziliani Robinho krijoi sërish epërsinë për Cityn (57’), ndërsa lojtari tjetër i ‘pasanikëve’, Mwaruwari (62’) e bëri 3-1 për vendasit.

Krejt çka arritën të bënin lojtarët e Twentes ishte ta ngushtonin epërsinë në 3-2 me golin e Wielaert.

Takimi tjetër në Grupin A ndërmjet Racing Santander dhe Schalke, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:13 am

Spursat po kthehen në formë

Tottenham Hotspur duket se u është kthyer fitoreve pasi të enjten na takimin e Grupit D të Kupës UEFA ka shënuar fitore të lartë, 4-0 kundër skuadrës kroate, Dinamo Zagreb.

Darren Bent shënoi hat-trick në këtë takim (30’, 33’ dhe 70’), ndërsa golin tjetër e shënoi Huddlestone (59’).

Në ndeshjen e grupit C, Sevilla ka pësuar humbje si mysafire e skuadrës Standard Liege me diferencë minimale prej një goli, ndërsa golin e vetëm në ndeshje e shënoi Dieumerci Mbokani (38’).

Ajaxi ka shënuar fitore për ta zbutur paksa paraqitje e keqe të skuadrave holandeze në takimet e të enjtes në Kupën UEFA. Goli i Suarez në minutën 41 ishte fatal për kundërshtarin e Ajaxit nga Grupi F, Zilina.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:14 am

Valencia ndalet nga Copenhagen

Skuadra daneze Copenhagen ia ka mohuar fitoren Valencias vetëm gjashtë minuta pa papërfunduar takimi duke barazuar shifrat në 1-1, në ndeshjen e rëndësishme për Grupin G të Kupës UEFA.

Në gjysmëlojën e parë rrjetat heshtën pasi që nuk u shënua gol në asnjërën anë, edhe pse Valencia e kishte vazhdimisht iniciativën.

Edhe pjesa e dytë vazhdoi me iniciativën e skuadrës vendase me ç’rast ata arritën që të krijonin epërsinë.

Sulmuesi spanjoll, Fernando Morientes, u gjet më së miri para portës pas një krosimi të Edu, dhe shënoi (61’) për rezultatin 1-0.

Mirëpo, edhe pse dukej që Valencia do ta fitonte ndeshjen, kështu nuk ndodhi pasi që pa përfunduar koha e rregullt (84’), Copenhagen barazoi rezultatin me anë të Santin.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:15 am

Shevchenkos i mungojnë golat

Sulmuesi i Milanit Andriy Shevchenko ka pranuar se atij i mungojnë golat, pasi në ndeshjen e të enjtes mbrëma dështoi të shënonte kundër Bragës në kuadër të Kupës UEFA.

“E pash një skuadër të mirë të Milanit, megjithëse nuk ishte lehtë pasi shumë lojtarë ishin kthyer nga lëndimet. Mirëpo, në fund arritëm të shënojmë fitore”.

“Eksperimentimi me tre sulmues, shkoi mirë. Krijuam shumë mundësi. Mirëpo ishte vështirë të shënonim sepse ata mbroheshin mirë me shumë lojtarë dhe neve nuk na jepej shumë hapësirë”

“Më mungoi goli, është e vërtetë, sidomos në San Siro. U mundova të shënoj pas atyre të gjitha shanseve por nuk ia arrita”, ka shpjeguar ukrainasi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:16 am

Fiorentina planifikon shkëmbimin Mutu-Podolski ?

“Tuttosport” njofton se Fiorentina dëshiron ta lëshojë yllin e saj Adrian Mutu, ndërsa atë do ta zëvendësoje me sulmuesin e Bayern Munichut, Lukas Podolski.

Sipas numrit të sotëm të gazetës sportive “Tuttosport”, drejtori Pantaleo Corvino është duke shqyrtuar mundësinë e nderimit të rumunit me sulmuesin bavarez.

Podolski nuk ka gjetur vend në formacionin bazë të Klinsman, pasi është zgjedhja e tretë pas Luca Tonin dhe Miroslav Kloses, prandaj tashmë flitet për një largim të tij.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:16 am

Chelsea dhe Tottenham nё luftё pёr Michael Owen

Chelsea planifikon tё bёjё ofertё pёr sulmuesin e Newcastle United, Michael Owen, pёr tё cilёn do tё duhet tё zhvillojё njё betejё tё ashpër me ekipin tjetër tё interesuar, Tottenhamin.

Mediat angleze pohojnë se ngushtimi i buxhetit pёr Scolarin do tё thotë se ai ka vetëm 10 milionё funte nё disponim pёr tё blerё lojtarё tё rinj, ndërsa vlerësimi i bluve pёr sulmuesin 28-vjeçar ёshtё 2-3 milionё funte.

Scolari kërkon tё angazhojё njё sulmues tё klasit i cili do tё ishte zёvendёsim pas largimit tё Didier Drogba dhe Nicolas Anelkas nga ekipi. Zgjidhja e parё e tij ёshtё Luiz Fabiano, por çmimi qё kërkon Sevilla ёshtё shumё i lartё.

Chelsea do tё përballet me konkurrencën e Tottenham dhe tё trajnerit Harry Redknapp, i cili po ashtu ka interesim pёr Owen. Redknapp ёshtё i vetёdijshёm se angazhimi i Owen do tё ishte njё zgjidhje mё e kost-efektive pёr klubin e tij, se sa blerja e Gernaine Defoe, i cili do tё mund t’i kushtonte afro 12 milionё funte.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:17 am

Interi shpreh interesim pёr Renato Auguston

Mediat italiane bёjnё tё ditur se kampioni i Italisё, Interi, ёshtё nё përcjellje tё lojtarit tё Bayer Leverkusen, Renato Augusto.

Tuttosport ka shkruar se nerazurёt i kanё dërguar zbuluesit e tyre nё ndeshjen mes Bayern dhe Wolfsburg, qё përfundoi me fitore 2-0 tё vendasve. Synimi i Interit ka qenё i riu brazilian, Renato Augusto, i cili kёtё verё ёshtё transferuar nё Gjermani.

Mesfushori ofensiv mendohet njё prej talenteve mё tё mëdhenj tё moshës sё re dhe spekulohet se Bayer ka paguar afro 10 milionё euro pёr 60% tё kartonit tё tij.

20-vjeçari nё tё kaluarёn ishte lidhur me njё transferim nё Serie A dhe para njё viti ishte shumё afёr nёnshkrimit me Palermon.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:17 am

Grant dëshiron tё rikthehet nё Premierligё

Ish-trajneri i Chelseat, Avram Grant, zbulon se dëshiron tё rikthehet nё Premierligё dhe i pёlqejnё sfidat dhe emocionet qё sjell kjo ligё.

Avram Grant pasoi Jose Mourinhon nё stolin e Chelseat, pasi portugezi u largua qё nё fillim tё sezonit. Megjithёse e renditi Chelsean nё vendin e dytё tё tabelës dhe e dërgoi nё finale tё Ligёs sё Kampionёve, Grant u largua nga posti i tij, tё cilin mё vonё e mori Luiz Felipe Scolari.

“Po, mё pëlqen Premierliga. Gjithmonё kam dëshiruar tё vij dhe tё jem pjesё e atij ngazëllimi. Tash kjo dёshirё vazhdon tё vlojё nё mua, veçanërisht pas njё përvoje tё shkëlqyeshme nё planin profesional tё cilёn e kam marrё me Chelsea, dhe momenteve tё shkëlqyeshme atje”, ka thёnё Grant.

“Dua tё stërvitem. Dua sfida, dhe cila do qoftё ajo do ta pranoj”, ka shtuar trajneri izraelit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:18 am

Adebayor: Nuk frikohemi nga askush

Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, mbetet i patrembur para ndeshjes me Manchester Untied, qё zhvillohet nesër nё Emirates, dhe ёshtё i bindur nё fuqinë dhe qёndrueshmёrinё e bashkёlojtarёve tё tij.

“Nuk do tё doja ta kisha asnjë bashkёlojtar nga lista e futbollistёve tё United. Nёse luajmë futbollin tonё mendoj se kemi shanse tё mёdha pёr tё fituar tё shtunën”, ka deklaruar Adebayor.

Edhe bashkёlojtari i Adebayor, mbrojtësi francez William Gallas, mendon se ekipi duhet tё reagojё saktë dhe nё momentin e duhur, nёse dëshiron tё shënojё fitore përballё Manchesterit.

“Mendoj se asgjë nuk ёshtё e përfunduar. Kёto janë vetëm gjashtё pikё tё cilat do tё thonё shumё pak nё kёtё fazё tё hershme tё garës. Duhet tё besojnë nё vete dhe tё reagojmë saktё dhe nё kohё nё ndeshjen e ardhshme”, ka shtuar kapiteni i topçinjve, William Gallas.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:18 am

NBA: Portland Trail Blazers fiton nё sekondën e fundit

Njё gjuatje e Brandon Roy nё sekondën e fundit tё ndeshjes, i ka dhuruar tri pikё si dhe fitoren prej 101-99 ekipit Portland Trail Blazers, ndaj Houston Rockets.

Ku Blazers ishin njё pikё nё disavantazh, 99-98, 0.8 sekonda para fundit tё ndeshjes, Roy shёnoi tropikësh, pёr t’i dhenё fitoren ekipit. “Kam luajtur tmerrshëm, por luajta mirё kur duhej”, ka thёnё Roy, i cili dёshtoi shumicën e tentimeve tё tij, duke shёnuar 17 pikё.

Aldridge udhëhoqi tek Blazers me pikёt mё tё larta, 27 pikё dhe nёntё kërcime, derisa pёr Rockets pikёt mё tё larta i shёnoi Tracy McGrady, 30. Qendra Yao Ming shёnoi vetëm 13 pikё.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:18 am

Barcelona do tё bёjё gjithçka pёr angazhim tё Fabregas

Mediat angleze përcjellin lajmin se Barcelona do tё bёjё përpjekje tё mёdha pёr tё angazhuar yllin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

Sipas Daily Star katalanasit Fabregasin e kanё prioritet numër 1 pёr verёn e ardhshme. Barca do tё mundohet ta shfrytёzojё krizën e vogël nё Arsenal dhe rezultatet e dobëta sё fundi, dhe do tё përpiqet ta rikthejnë yllin e ri nё Camp Nou.

“Largimi i tij nё Angli tashmё ёshtё tёrrёsisht e harruar. Pique ёshtё rikthyer dhe tash dёshirojmё tё njёjtё gjё ta bёjmё edhe me Fabregas. Barcelona e din se ai e don klubin dhe do tё bёjё gjithçka t’i shfrytёzojё lidhjet emocionale qё ai i ka me ish-klubin dhe ta kthejë sёrish nё Spanjё”, ka thёnё njё burim.

Katalanasit janë tё gatshёm tё paguajnё madje mё shumё se 30 milionё funte, shumё e cila mbase nuk do tё jetё e mjaftueshme pёr Arsenalin.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:19 am

Monaco ende interesohet pёr Tiagon

Klubi francez Monaco pohon se ende ёshtё i interesuar pёr ish-lojtarin e Lyonit dhe Chelseat, Tiago.

Portugezi nuk arriti ta tregojё veten nёn fanellën e Juventusit, qё kur nё vitin 2007 u zhvendoset nga Lyoni. Ai ёshtё paraqitur vetëm nё 23 ndeshje me Zonjёn e Vjetёr nga tё cilat shumica ishin nga stoli rezervё.

“Ende jemi tё interesuar pёr Tiagon, por vetëm nёse transferimi realizohet sipas kushteve tona. Pёr momentin nuk ka kurrfarë kontakti, por nuk mund ta pёrjashtojmё mundësinё e arritjes sё tij”, ka bёrё tё ditur presidenti i klubit francez, Jerome De Bontin.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:19 am

Cesar fitore kundër Udineses

Portieri i Interit Julio Cesar ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të shënojë fitore kundër Udineses me qëllim që të tregojnë se zikaltrit nuk po e humbin hapin pas atij barazimi të turpshëm kundër Anorthosis në Ligën e Kampionëve.

“Duhet të tregojmë lojëra të mira sikurse ajo kundër Romës. Duhet ta fitojmë ndeshjen kundër Udineses dhe të mos lëmë hapësira që njerëzit të bëjnë krahasime”.

“Udinese ka lojtarë të shpejtë dhe po kalojnë një formë shumë të mirë. Di Natale është lojtar i rëndësishëm i cili në çdo moment mund të na dënojë. Prandaj duhet të kemi kujdes në të gjitha repartet”, është shprehur Cezar.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:19 am

Maradona viziton Unitedin

Sir Alex Ferguson dhe lojtarët e Manchester United kanë qenë shumë të gëzuar që patën mundësinë të takoheshin me njërin nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Diego Maradona.

Djajtë e Kuq mbajtën një seancë stërvitore në përcjellje të sapo zgjedhurit trajner i Argjentinës, i cili kishte udhëtuar në Mançester për ta vërejtur nga afër yllin argjentinas, Carlso Tevez.

“Të jem i sinqertë, të gjithi ishim si nxënës përpara tij. Ai na shikonte në trajnim, dhe mendoj se po të vinte çdo ditë, të gjithë do t’i ngrenë shumë standardet futbollistike”.

“Të gjithë mundoheshin t’i lënë përshtypjes. Të gjithë dëshironin të fotografoheshin me të. Ishte një ndjenjë shumë e bukur vetëm të përshëndetesh me të”, ka thënë mbrojtësi i Manchës, Rio Ferdinand.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:20 am

Seedorf: Milani mendon larg

Mesfushori i Milanit Clarence Seedorf ka thënë se skuadra e Milanit ka shënuar fitore në takimin e të enjtes kundër Bragës dhe vetëm kjo duhet llogaritur, dhe pavarësisht kritikave për lojë të dobët, holandezi pohon se bashkëlojtarët e tij kanë bërë paraqitje të mirë.

“Besoj se luajtëm mirë gjatë gjithë ndeshjes. Ata janë skuadër e vështirë për t’u mposhtur, dhe këtë e tregon numri i vogël i golave që kanë pranuar”.

“Ata kanë një kualitet të lartë, jo sikurse ne, mirëpo gjatë ndeshjes ata u paraqitën shumë mirë”.

“Në lojën moderne të gjithë dinë si të mbrohen mirë, për këtë arsye ne duhet të jemi të mençur dhe të vendosur për të shënuar. Goli mund të shënohet në fillim ose në fund të ndeshjes, kjo nuk ka rëndësi”.

“Trajneri është duke ua dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve dhe provon pozita të ndryshme, pasi që Milani nuk shikon të tashmen por të ardhmen”, ka përfunduar Seedorf.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:20 am

Sulaiman vazhdon të jetë president i WBC

Presidenti aktual i World Boxing Council (WBC), meksikani me prejardhje libaneze Jose Sulaiman, do të jetë në krye të WBC edhe katër vitet e ardhshme pasi që anëtarët e këtij institucioni ia kanë besuar sërish votat presidentit të vjetër.

“E pranoj këtë vendim dhe e çmoj shumë besimin që ma keni dhënë”, është shprehur 77-vjeçari i cili është në këtë post që nga viti 1975.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:20 am

Benitez vazhdon kontratën me Liverpool ?

E ardhmja e trajnerit të Liverpoolit duket se do të jetë në Anfield, pasi që pronarët e skuadrës nga Premiership, Tom Hicks djhe George Gillett, kanë vendosur t’ia zgjatin kontratën spanjollit deri në vitin 2010.

Benitez është në krye të Redsave që nga viti 2004 dhe gjatë kësaj kohe ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

Bentiez vitin e kaluar i përkeqësoi raportet me pronarët e skuadrës, dhe ishte spekuluar se ai mund të zëvendësohej me Jurgen Klinsmann, mirëpo tashmë duket se gjithçka është qartësuar pasi pronarët dëshirojnë t’ia zgjatin kontratën menaxherit të tyre deri në vitin 2010.

“Mora një telefonatë nga Tom Hicks, edhe në emër të George Gillett, i cili më tha se ata dëshirojnë të takohen me këshilltarët e mi për zgjatjen e kontratës. Ky është një lajm shumë pozitiv”, ka thënë Benitez.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:21 am

Cerezo: Gerrard meriton Oskar

Presidenti Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili njëherit është edhe regjisor, ka thënë se kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, duhet ta marrë në konsideratë edhe karrierën në aktrim, pas asaj penalltie të fituar në fund të takimit kundër Atleticos në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Puna më e mirë të cilën mund ta bëjë Gerrard është të angazhohet në ndonjë film sepse aktron shumë mirë”.

“Ishte vërtet frustracion që ne u larguam nga Anfield me vetëm një pikë. Ekziston një zemërim i madh te ne, mirëpo nuk mund të bëjmë asgjë sa i përket rezultatit”, është shprehur Cerezo.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:21 am

Dunga: Askush nuk do të ketë vend të garantuar

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit në futboll, Carlos Dunga, thotë se Amauri luan në mënyrë të shkëlqyeshme, por vendi i tij në kombëtare nuk do të garantohet.

“Ai luajti shumë mirë në Palermo dhe tash luan shkëlqyeshëm dhe në një ekip të madh siç është Juventus. Ne nuk kemi biseduar me të, por kam lexuar nga gazetat dhe kam dëgjuar për kërkesat për t’i garantuar vend”, ka thënë Dunga.

“Tek unë askush nuk fiton garanci. E vetmja garanci janë rezultatet”, ka shtuar trajneri brazilian.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 08, 2008 2:22 am

Ferguson: Ndeshja ndaj Arsenalit kritike

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ndeshja kundër Arsenalit nё Emirates Stadium ёshtё njё prej ndeshejve “kritike” pёr ekipin e tij.

“Kjo ndeshje ёshtё kritike pёr ne. Duhet ta fitojmë dhe tё jemi tё qёndrueshёm nga tash dhe deri nё fund tё sezonit, pasi kemi pikё pёr tё rikuperuar edhe ndaj Liverpoolit dhe Chelseat”, ka thёnё Ferguson.

“Nuk mendoj se çfarë ndodh nё Arsenal. Kjo ёshtё njё ndeshje e rёndёsishme pёr Manchester United. Kemi tё drejtёn tё garojmë pёr kampionat si edhe Arsenali ose çdokush tjetër, andaj nesër do tё lujtojmё pёr fitore”, ka shtuar trajneri i Djajve tё Kuq.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:43 pm

Nesta: Do të kthehem!

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, ka njoftuar se ai shpreson se udhëtimi i tij në Miami për t’u kontrolluar te disa specialistë, nuk do të rezultojë me operacion të shpinës dhe se karriera e tij futbollistike do të vazhdojë.

Së fundmi është njoftuar se Nesta ka udhëtuar për në SHBA për t’u konsultuar me disa mjekë për gjendjen e tij, dhe nëse është e domosdoshme që të operohet, atëherë karriera e tij mund të marrë fund.

Megjithatë, mbrojtësi italian u ka thënë tifozëve kuqezi se shpreson që ndërhyrja kirurgjike nuk do të jetë e domosdoshme dhe se ai do të rikthehet sërish në fushën e lojës.

“Nuk mendoj se do të kem nevojë për ndërhyrje kirurgjike. E rëndësishmja është që të largohet dhimbja dhe të zgjidhet problemi sa më shpejt që është e mundur”.

“Mua më kanë thënë se nuk do të ketë nevojë për operacion, prandaj nuk duhet të keni frikë. Shpresoj që do të luaj për Milanin muajin e ardhshëm”, ka thënë Nesta.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:44 pm

Pesëmbëdhjetë nëntori dita kruciale e Krasniqit

Pas një pushimi të gjatë, boksieri kosovar me pasaportë gjermane, Luan Krasniqi, do ta ketë mundësinë e fundit sa i takon karrierës së tij si boksier.

Të shtunën e ardhshme (15 nëntor), Krasniqi do të ndeshet me boksierin ukrainas Sascha Dimitrenko në Burg-Waechter Castello të Dyseldorfit, dhe nëse shënon fitore, atëherë do të mund të përfshihet në pesëmbëdhjetë boksierët më të mirë në botë, me ç’rast do të mund ta vazhdojë ëndrrën e tij për t’u shpallur kampion bote.

Ndërsa, nëse Krasniqi mundet nga ukrainasi, atëherë me gjasë ky do të ishte fundi i karrierës së tij si boksier profesionist.

Megjithatë, kosovari është i bindur se ai është në formë të mirë dhe ka pohuar se do të fitojë, për ta ndjekur ëndrrën e tij.

Deri më tani Luan Krasniqi ka fituar 30 herë, ka humbur tri herë dhe një herë është ndarë baras.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:44 pm

Afellay dhe Diego te Juventus?

Juventus është duke planifikuar një transferim të dyfishtë në afatin kalimtar të janarit, yllin e PSV, Ibrahim Afellay, dhe mesfushorin e Werder Bremenit, Diego.

Bianconerët janë të vendosur në forcimin e mesfushës së tyre pasi kanë ambicie serioze në Ligën e Kampionëve, sidomos pasi kanë siguruar kalimin në raundin e ardhshëm.

“Tuttosport” njofton se Afellay dëshiron të largohet nga skuadra holandeze, pasi dëshiron të arrijë më shumë me një skuadër më të madhe, ndërsa Juve ka shprehur interesimin për t‘ia ofruar këtë mundësi.

Braziliani Diego që një kohë të gjatë bën pjesë në listën e transferimeve të Juves, mirëpo Bianconerët deri më tani kanë dështuar ta sjellin atë në Torino. Largimi i Tiagos do të bëjë të mundur që Diego ta vesh fanellën bardhezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:44 pm

Hleb: Mё mungon Fabregas

Mesfushori i Barcelonёs, Alexandr Hleb, thotë se ngadalë fillon t’i përshtatet lojës sё klubit spanjoll dhe thotë se ёshtё shumё i lumtur tek Barcelona.

Bjellorusi kёtё verё kaloi nga Arsenali pёr nё Barcelonё pёr njё shumё prej 15 milionё eurosh. Me lëndimin e Iniestёs, i cili do tё jetё jashtë fushës pёr dy muaj, tё gjithё presin qё Hleb ta plotësojё hapёsirёn e lёnё nga ai.

“Ndjehem mё mirё çdo ditё. Pak mё pengon ajo qё dobët e njoh gjuhёn, por jam shumё i lumtur nё Barcelona. Ndjehem mirё dhe nuk jam penduar pёr asgjë”, ka thёnё Hleb.

Hleb po ashtu ka folur edhe pёr ish-klubin e tij, Arsenalin dhe bashkёlojtarin, Cesc Fabregas, pёr tё cilin thotë se i mungon shumё.

“Arsenali ka njё ekip fantastik dhe kuptoj tёrrёsisht Cesc i cili ёshtё shumё i lumtur. Po ashtu mё mungon shumё, pasi qё ai ishe miku im mё i mirё dhe kuptoheshim shumё mirё nё fushё dhe jashtё saj”, ka shtuar bjellorusi, pёr tё vazhuar: “Аrsenali dhe Barcelona janë dy ekipet qё luajnё futbollin mё tё mirё”.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Today at 5:15 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme ditore nga bota sportive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» Lajme taze nga KEK-u!
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Murat Jashari:Letra Nr.9 e shenjtë!(Për Hashim Thaqin)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Te Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: