Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lajme ditore nga bota sportive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:45 pm

Wenger: Na vlerësoni nё fund tё sezonit

Trajneri i Arsenalit, Аrsene Wenger, iu ka dhёnё njё mesazh kritikёve tё tij, tё presin deri nё fund tё sezonit para se tё marrin çfarëdo vendime apo përfundime nё lidhje me atё se kush do tё jetё kampion.

“Gjithmonё duhet t’u përgjigjem pyetjeve sikur nuk kemi arritur, sikur kemi dёshtuar nё fitimin e titullit. Le ta ndёrojmё kёtё pak dhe tё bisedojmё pёr kёtё nё maj”, ka thёnё Wenger.

“Nuk do ta ndërroja pozitën time me asnjë menaxher tjetër nё botё, pasi besoj nё kualitetet tona”, ka shtuar Wenger.

Arsenali sot pret nё Emirates Stadium kampionin e Premierligёs, Manchester United, nё derbin mё tё madh tё vikendit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:45 pm

Cesc: Ende jemi në garë për titull

Cesc Fabregas ka thënë se ende është herët që të mospërfillet Arsenali si pretendent kryesor për titull.

Topçinjtë janë aktualisht në një formë zhgënjyese, ndërsa sot ndeshen me kampionët, Manchester United, ndërsa humbja do t’i dëmtonte seriozisht nëse ende e kanë gjallë shpresën për titull.

“Nuk kemi arsyetime për rezultate e dobëta kundër Tottenham dhe Stoke, ndërsa nuk mund të lejojmë që të humbim sot. Ne duhet të mësojmë nga gabimet që i kemi bërë në ndeshjet e fundit dhe të mos i përsërisim më ato”.

“Filozofia e Arsenalit është që të zhvillojë futboll të bukur dhe t’i kënaq tifozët e vet. Mirëpo edhe të fitosh ndeshjen është gjëja më e rëndësishme dhe gjëja më e vështirë”.

“Nuk pajtohet me faktin që Arsenal nuk e ka përvojën për ta fituar titullin. Ne ndoshta jemi të rinj, por kemi përvojë”, ka përfunduar Fabregas.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:46 pm

Djajtë e kuq shënjestër e lehtë për Topçinjtë

Një superderbi i vërtetë është zhvilluar në Stadiumin Emirates ku janë ndeshur Arsenali dhe Manchester United për ndeshjen më të rëndësishme të javës së 12-të në Ligën Premier, takim ky i cili përfundoi me rezultat 2-1 në favor të vendasve.

Arsenali e filloi ndeshjen me mungesa të shumta, mirëpo kjo nuk u pengoi aspak djemve të Wenger të tregojnë një ndeshje të bukur.

Përballja filloi me një hap të shpejtë, me një lojë të bukur duke e konfirmuar epitetin e një derbi të vërtetë.

Në fillim të pjesës së parë Manchester United pati iniciativë më të madhe në lojë, mirëpo duke mos arritur t’i shfrytëzonte rastet e krijuara. Tre raste të mira të krijuara për Wayne Rooneyn shkuan huq nga sulmuesi anglez.

Nga ana tjetër një mundësi e krijuar para portës së Van der Sar: Berbatov arriti që në mes rrëmujës ta largojë topin, por vetëm deri në këmbët e francezit Samir Nasri, i cili e goditi topin nga vija e gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe me ndihmën e Gary Neville, i cili e devijoi topin, e mposhti portierin holandez duke ia dhënë epërsinë skuadrës vendase (22’).

Edhe pas rasteve të shumta në vazhdim, deri në fund të 45 minutave të para nuk u shënua asnjë gol tjetër, dhe me rezultatin 1-0 skuadrat shkuan në pushim.

Porsa filloi pjesa e dytë (48’), ishte sërish Nasri i cili gjuajti nga një distancë e përafërt me atë të golit të parë, dhe kështu arriti që për të dytën herë ta mposhtë portierin mysafir.

Alex Ferguson u mundua që me anë të zëvendësime të ndryshojë diçka, mirëpo nuk arriti më shumë se një gol të cilin e shënoi Rafael Da Silva në fund të ndeshjes.

Ishte kjo humbja e dytë e Manchester United edhe atë pikërisht nga dy prej top-skuadrave të Ligës Premier, Liverpool dhe Arsenal. Kjo humbje e lë Manchën në kuotën e 21 pikëve.

Arsenali me këtë fitore arrin 23 pikë dhe ngjitet më lartë në vendin e tretë duke lënë prapa Djajtë e Kuq të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:46 pm

Vidic: Ronaldo nuk ishte serioz për largimin e tij

Mbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic, ka njoftuar se bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo nuk ka dashur të largohet në drejtim të Real Madridit, pavarësisht spekulimeve të shumta se ai dëshironte ta braktiste Manchester Unitedin.

“Cristiano nuk dëshironte vërtet të largohej në drejtim të Real Madridit këtë verë, edhe pse mediat e bënë shumë të madhe këtë gjë”.

“Fergie ka raporte të mira me gjithë ne dhe ngjashëm vepron edhe me Ronaldon të cilin arriti ta bindë që të qëndrojë.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe me rikthimin e tij nga lëndimi gjërat kanë filluar të përmirësohen në skuadër”, është shprehur mbrojtësi serb.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:47 pm

Karlsruhe ndal Leverkusen, Hamburg fiton

Skuadra e sulmuesit shqiptar Edmond Kapllani, ka arritur ta barazojë rezultatin kundër Bayer Leverkusenit, kur ishte në disavantazh prej tre golash.

Mysafirët nga Leverkusen arritën që në 25 minutat e para të ndeshjes të shënoni tri herë, me anë të Helmes (1’), Kiessling (17’) dhe Kadlec (24’) duke bërë që skuadra vendase të dukej e pafuqishme.

Mirëpo nikoqirët treguan ndryshe. Fillimisht në pjesën e parë Silva (37’) ngushtoi epërsinë në 3-1, ndërsa dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Sebastian (60’) dhe Iashvilli (77’), ia pamundësuan fitoren Bayer Leverkusenit, skuadër e cila ka shfaqur ndeshje të mira këtë sezon.

Hamburgu e ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 2-1. Golat për Hamburg i shënuan Petric (9’) dhe Olic (34’), ndërsa për Borussian shënoi Hajnal (48’).

Werderi ka barazuar në udhëtim kundër Bochumit pa gola, Arminia Bielefeld është mposhtur në shtëpi nga Monchengladbach me rezultat 2-0, ndërsa Cottbusi i Skelës ka dështuar sërish, këtë radhë është mposhtur nga Wolfsburg me rezultat 3-0.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:47 pm

Kaka: Dua Scudetton dhe Kupën UEFA

Mesfushori brazilian i Milanit, Leite Kaka, ka zbuluar ambiciet e tija që ta udhëheqë skuadrën e tij drejt fitimit të Scudettos dhe Kupës UEFA.

“Kemi një skuadër shumë të pjekur dhe kualitative, dhe mendoj se mund t’i befasojmë të gjithë këtë sezon”.

“Qëllimi im është që ta fitojmë Scudetton edhe Kupën UEFA. Unë do të garoj për të dyja. Prandaj mendoj se mund ta shkruajmë historinë”, ka thënë magjia Kaka.

Të dielën Milani udhëton në Stadio Via Del Mare ku do të ndeshet me skuadrën e Lecces. Rossonerët janë në krye të tabelës në Serie A, me një pikë diferencë nga rivalët e qytetit, Inter, dhe pretendojnë që sa më gjatë të qëndrojnë në krye.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:47 pm

Liverpool tre pikë larg Chelseat

Skuadra e Liverpoolit ka dominuar në ndeshjen e sotme kundër West Bromwich në Anfiled duke shënuar fitore me rezultat 3-0.

‘Redsat’ gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë dirigjues të lojës dhe ashtu si pritej ata në fund dolën fitimtarë.

Dy golat e parë u shënuan në pjesën e parë të takimin dhe nga i njëjti lojtar. Pas një asistimi të kapiteni Steven Gerrard, heroi i ndeshjes së sotme, Robbie Keane shënoi për epërsinë e parë të skuadrës vendase (34’). Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë Keane shënoi e dhe njëherë për ta dyfishuar rezultatin.

Skuadra e Liverpoolit pati edhe mundësi të shumta në pjesën e dytë të takimit, mirëpo të zgjedhurit e Benitez arritën të shënojnë vetëm edhe një gol në fund të takimit me anë të Alvaro Arbeloas.

Me këtë fitore skuadra e Liverpoolit qëndron në pozitën e parë me tre pikë diferencë para Bluve të Londrës të cilët nesër do ta zhvillojnë ndeshjen në udhëtim kundër Blackburnit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:47 pm

Higuain 4 – 3 Malaga

Mbretërit nga Madrid kanë shënuar fitore sensacionale kundër Malagas në Bernabeu me rezultat 4-3 edhe pse gjithë pjesën e dytë luajtën me një lojtar më pak.

Ishte kjo një ndeshje e jashtëzakonshme për Gonzalo Higuain i cili i shënoi të katër golat për madrilenët.

Që në fillim të ndeshjes (5’) vendasit u gjetën në disavantazh pas një goli të Eliseu, mirëpo pas vetëm tre minutash Higuain barazoi shifrat në 1-1.

Malaga përsëri krijoi epërsinë me anë të Baha (18’), por një penallti e akorduar për Los Blancos, u shndërrua në gol nga Gonzalo Higuain (37’) për të barazuar sërish rezultatin.

Pa përfunduar pjesa e parë (44’), mbrojtësi i krahut Sergio Ramos u përjashtua me karton kuq pasi shkeli me këmbë njërin nga lojtarët mysafir.

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi “tradita” ku përsëri mysafirët u gjetën në epërsi 3-2, pas një goli të shënuar nga pika e bardhë nga Apono (71’).

Por kjo epërsi zgjati vetëm një minutë pasi sulmuesi i Realit i cili ishte në formë të jashtëzakonshme këtë mbrëmje, Gonzalo Higuain, për të tretën herë i barazoi shifrat.

Ndërkohë që goli i katërt i shënuar nga Higuan, këtë radhë krijoi epërsinë e parë për madrilenët dhe ky ishte goli i fitores për Los Merengues të cilët treguan vendosmërinë e një skuadre të madhe duke e fituar gjithë takimin.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:48 pm

Roma barazon pa fat

Skuadra e Romës ka dështuar të shënojë fitore në udhëtim kundër Bolognas pasi ka pranuar gol në minutat e fundit të ndeshjes për rezultatin 1-1.

Gialloroset e filluan mirë këtë takim, kishin iniciativën dhe kontrollonin ndeshjen, megjithatë u desh të presin pjesën e dytë të takimit për të shënuar gol.

Ishte i rikthyeri në formacionin bazë, simboli romak Francesco Totti, lojtari që krijoi epërsinë për skuadrën mysafire (68’) dhe më këtë diferencë minimale u zhvillua ndeshja deri në minutat shtesë të takimit.

Por atëherë kur pritej që Roma të shënonte fitore pas gjithë atyre dështimeve radhazi në Serie A, mbrojtësi i krahut Cicicnho shënoi autogol në minutat shtesë të ndeshjes për ta barazuar rezultatin dhe për t’ia pamundësuar skuadrës së tij fitoren.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:48 pm

Liverpooli blen një talent të ri?

Sulmuesi 19-vjeçar, Keirrison Carneiro de Souza, i skuadrës Curitiba, i cili konsiderohet si lojtari pasues i brazilianëve Romario dhe Ronaldo, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, mbi të gjitha Valencias Barcelonës dhe Liverpoolit.

Mirëpo, sipas gazetës portugeze “Record”, duket se agjenti i tij ka pranuar një ofertë të Redsave duke i anashkaluar skuadrat tjera të interesuara për të.

Ende ekziston një konfuzitet në lidhje me këtë lojtar, pasi që javën e kaluar ai kishte nënshkruar një parakontratë me Palmeiras, ndërsa tani spekulohet për një kalim te Liverpooli.

Kartonin e Keirrison i cili kushton rreth 12 milionë euro e mban një kompani e quajtur Traffic, ndërsa mësohet se Liverpool tashmë ka blerë 80% të kartonit të tij dhe pritet që në afatin kalimtar të janarit ai të bëhet lojtar i Liverpoolit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:49 pm

Barcelona nuk ka të ndalur

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të lartë me rezultat 6-0 në Camp Nou kundër skuadrës së papërshtatshme të Valladoilidit, e cila u tregua e pafuqishme para gjigantëve katalunas.

Blaugranët e filluan ndeshjen me një presion të vazhdueshëm kundrejt skuadrës kundërshtare dhe në pjesën e parë shënuan gjithsej katër gola.

Ata arritën që në minutat e para të ndeshjes (12’) të hapnin rezultatin. Gjithçka filloi nga Toure, i cili e gjeti Alves në krahun e djathtë, dhe ky i fundit pasoi prapa mbrojtësve për ta gjetur Samuel Eto’o, i cili gjuajti me të majtën për ta mposhtur portierin Asenjo.

Edhe goli i dytë u shënua nga një aksion i filluar nga mesfushorit Yaya Toure, i cili pasoi te Messi, ky i fundit e gjeti Eto’o, kamerunasi lëshoi një top perfekt te Thierry Henry gjuajtjen e të cilit e ndali Asenjo, mirëpo aty ishte Samuel Eto’o, i cili e bëri 2-0.

Në minutën e 43-të erdhi edhe hat-tricku i Samuel Eto’o, i cili nuk u ndal me kaq por sërish shënoi pas vetëm një minute, për ta mbyllur gjysmëlojën e parë me rezultatin 4-0. Ishte ky edhe goli i katërt personal i Samuel Eto’o në ndeshje dhe 13-ti për këtë sezon në La Liga.

Pjesa e dytë e ndeshjes kishte raste më të rralla, pasi Blaugranët nuk ishin të interesuar të shënojnë edhe ndonjë gol tjetër, prandaj ofronin vetëm ndonjë shfaqe për publikun e zhurmshëm në Camp Nou.

Megjithatë edhe në këtë pjesë të dytë nuk mungoi goli. Në një moment (71’) Gudjohnsen u gjet përballë me portierin Asenjo, dhe rastet e tilla islandezi nuk i fal.

Pasi shënuan golin e pestë, katalunasit u këndellën sërish dhe sulmonin pandalur para portës kundërshtare duke shfaqur spektakël për tifozët e shumtë të tyre, dhe pas shumë rasteve, më në fund edhe Thierry Henry e shënoi një gol të merituar pas asistimit të Alexandr Hleb, për ta bërë rezultatin 6-0.

Kjo fitore e ngrit sërish Barcelonën në vendin e parë, pasi për pak kohë ishte në vendin e dytë pas fitores së Real Madridit kundër Malagës, dhe siç duket ky sezon do të jetë sezon gjatë të cilit çdo javë do të luftohet për vendin e parë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:51 pm

Walcott dëshiron ta vazhdojё marrëveshjen me Arsenalin

I riu i Arsenalit, Theo Walcott, sё shpejti do tё fillojё negociatat pёr marrëveshje tё re me klubin, nga e cila dëshiron tё fitojё 3 milionё funte nё vit.

Kur kanё mbetur edhe 18 muaj nga skadimi i marrëveshjes aktuale, topçinjtё janë nё rrugё pёr tё nёnshrkuar njё marrëveshje afatgjate me 19-vjeçarin, pёr tё cilin Wenger ёshtё i gatshёm tё paguajё 60 mijё funte nё javё, qё do tё ishte dyfishim i tё ardhurave javore tё këtij tinejxheri.

Walcott, transferim 12 milionё eurosh nga Southemptoni nё vitin 2006, ёshtё i kënaqur qё ёshtё pjesё e Arsenalit edhe krahas interesimit tё Real Madridit dhe Chelseat. Njё gёzim i dyfishtё pёr Wenger ёshtё edhe fakti se Van Persie po ashtu dëshiron ta vazhdojё kontratën e tij me klubin.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:53 pm

Ranieri dëshiron ta mbajё Tiagon nё Juventus

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka mohuar se Tiago do tё jetё nё shitje gjatё afatit kalimtar tё janarit.

“Tiago ёshtё liruar nga presioni tё luajё nё kёtё klub dhe shumё mirё e kupon strategjinë 4-4-2. E pranoj se ndjehet njё depresion tek ai, por nuk duhet tё harrojmë se nё disa javët e kaluara ai dha shumё pёr klubin, andaj dyert mbeten gjithmonë tё hapura pёr tё”, ka thanё Ranieri.

“Nёse mё pyesni, mendoj se zhvillimi i karrierës sё tij ngjan ca nё atё tё Legrottaglie. Mund tё them me siguri se ai do ta përfundojё sezonin me ne”, ka shtuar trajneri italian.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:54 pm

Roberto Carlos: Robinho gaboi qё u transferua nё City

Mbrojtёsi brazilian Roberto Carlos beson se kolegu i tij mё i ri, Robinho, ka bёrё njё gabim tё madh qё ёshtё larguar nga Real Madridi.

Robinho i befasoi tё gjithё kur kёtё verё u largua nga Real Madridi pёr tё kaluar nё Manchester City dhe kёtё e bёri nё momentet e fundit tё afatit kalimtar. Transferimi i tij ishte rekord nё Premierligё, 32 milionё funte.

“Kur isha nё moshё tё tij e kisha rastin tё largohem nga mbretërit dhe tё kaloj nё Manchester United, Arsenal dhe Chelsea”, ka thёnё Carlos.

“Personalisht ndoshta do ta bёja njё transferim tё tillё, por vetëm nё njё prej këtyre katёr klubeve. Shpresoj se nuk do tё jetё njё katastrofё ajo qё do tё ndodhё me kёtё djalosh, pasi ai ёshtё njё talent i madh”, ka shtuar mbrojtësi i Fenerbahces.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:54 pm

Mutu fillon procesin e rikuperimit

Sulmuesi i Fiorentinës Adrian Mutu ka filluar kursin e domosdoshëm terapeutik që të kthehet në formën më të mirë për ta kaluar testin e fitnesit për ndeshjet e radhës.

Sulmuesi rumun u kthye me gol në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut, mirëpo pësoi një tjetër lëndim në atë ndeshje dhe pritet të mungojë në takimin e të dielës kundër Atalantës, por i është nënshtruar terapisë që të jetë i gatshëm për takimin e vështirë kundër Udineses.

Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se Mutu vuan nga një dëmtim muskulor dhe mungesa e tij do të jetë së paku dy javë që ta rifitojë kondicionin e duhur.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:55 pm

Ronaldinhos i zgjatet kontrata ?

Skuadra e Milanit është duke planifikuar që t’i ofrojë Ronaldinhos një kontratë të re si shpërblim për formën e shkëlqyer që ka shfaqur pas kalimit të tij në San Siro.

Braziliani u transferua këtë verë nga Barcelona dhe tashmë konsiderohet si transferi më i qëlluar i Serie A.

28-vjeçari është pritur shumë mirë nga tifozët në San Siro dhe kjo ka bërë që ai t’ua kthejë borxhin duke bërë një paraqitje shumë të mirë në Kampionatin italian ku i ka ndihmuar skuadrës së Ancelottit që të ngjitet në pozitën e parë në Serie A për herë të parë pas katër vitesh, si dhe është paraqitur shumë mirë edhe në Kupën UEFA.

Gazeta “Tuttosport” njofton se zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është i gatshëm që t’ia zgjatë kontratën si shpërblim për përkushtimin e Dinhos ndaj skuadrës kuqezi.

Ronaldinho nënshkroi kontratë trevjeçare me Rossonerët në korrik, ndërsa fiton 6.5 milionë euro për sezon. Ndërsa sipas njoftimeve më të reja, ish-futbollistit më të mirë në botë, do t’i ofrohet një kontratë deri në vitin 2012 me pagë vjetore afër 8 milionë euro për sezon.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:55 pm

Nistelrooy mungon në ndeshjet më të vështira

Skuadra e Real Madridit ka marrë një goditje të madhe pasi sulmuesi holandez, Ruud van Nistelrooy, do mungojë dy muaj pasi duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për shkak të problemit me gjurin.

Nistelroy vuan nga ky lëndim qe shumë vite, që nga viti 2000 kur luante për PSV, ndërsa pas ekzaminimeve të djeshme, mjekët e skuadrës mbretërore kanë thënë se sulmuesi duhet t’i nënshtrohet operacionit, i cili do ta mbajë atë dy muaj jashtë fushe.

Ky është një lajm i pakëndshëm për Los Merengues, pasi që ai do të mungojë në ndeshjet më të vështira të Realit, ato kundër Valencias, Barcelonës, Sevillas dhe Villarrealit, si edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:55 pm

Dygolëshi i Anelkas ia sjell fitoren Chelseat

Skuadra e Chelseat ka vazhduar edhe sot me paraqitjet e mira në Premier League duke mposhtur Blackburnin në udhëtim me rezultat 2-0.

Kjo fitore i rikthen Blutë në krye të tabelë me pikë të barabarta me Liverpoolin, i cili të shtunën e mposhti West Bromwichin.

Dy gola të Nicolas Anelkas bënë që Chelsea të shënojë një fitore komode në transfertë kundër skuadrës së papërshtatshme të Blackburn.

Goli i parë u shënua në mënyrë paksa të dyshimtë, pasi që pas një gjuajtje të Bosingwas, Anelka ia ndërroi drejtimin topit i cili përfundoi në rrjet (39’), derisa lojtarët vendas pretenduan se francezi gjendej në pozitë jashtë loje.

Ishte sërish Anelka lojtari që shënoi rezultatin përfundimtar 2-0, pas një pasimi të Frank Lampard (68’).

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:56 pm

Inter prin në Serie A

Skuadra e Interit ka fituar tre pikë të arta në ndeshjen shumë të vështirë kundër Udineses të cilën e ka mposhtur me një gol të vetëm në minutat shtesë të takimit.

Kampionët italianë e patën shumë të vështirë të shënonin në portën e Handanovic, derisa koha e rregullt e takimit përfundoi pa gola.

Atëherë kur mendohej se zikaltrit do të ndalen me barazim nga Udinese, pas një gjuajtje nga këndi më së miri para portës u gjet Julio Cruz, i cili shënoi golin e fitores.

Me këtë fitore Inter ngjitet në krye të tabelës me dy pikë më tepër se Milan, i cili në mbrëmje zhvillon ndeshjen kundër Lecces.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:56 pm

Del Piero feston me gol

Ikona e Juventusit Alessandro Del Piero e ka festuar ditëlindjen e tij të tridhjetekatër me një supergol në takimin të cilin Zonja e Vjetër e fitoi 2-0 kundër Chievos.

Bradhezinjtë ishin skuadër favorite në këtë takim dhe shfaqën një lojë shumë më të mirë se kundërshtari i tyre i cili luante para publikut të vet.

Në gjuajtje e lirë e akorduar pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, u shndërrua në gol nga mjeshtri i gjuajtjeve të lira, Alex Del Piero, dhe ky gol ishte dhurata më e mirë që mund t’ia jepte vetes për ditëlindjen e tij.

Del Piero pati mundësinë ta shënonte edhe golin e dytë për Bianconerët pas një penalltie të akorduar për skuadrën mysafire për shkak të prekjes së topit me dorë nga Mantovani, mirëpo kapiteni parapëlqeu që t’ia jepte mundësinë Iaquintas të cilit qe një kohë i mungon goli.

Gjuajtjen e ish-sulmuesit të Udineses e priti portieri i Chievos, Sorrentino, mirëpo Iaquinta ishte më i shpejtë dhe goditi sërish për ta shënuar rezultatin përfundimtar të takimit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:56 pm

Milito shënon hat-trick, favoritët fitojnë

Sulmuesi i rikthyer te Genoa, Diego Milito, ka shënuar hat-trick në fitoren e sotme të skuadrës së tij kundër Regginas me rezultat, 4-0, derisa në takimet tjera të Serie A kanë fituar skuadrat favorite.

Pjesa e parë e takimit Genoa- Reggina, përfundoi pa gola, ndërsa momenti vendimtar i ndeshjes ishte përjashtimi i Costas (45’) nga loja me kartonin e dytë të verdhë.

Milito golin e parë e shënoi nga pika e bardhë (54’) ndërsa e dyfishoi epërsinë pas njëzet minutash. Sculli (81’) e ngriti epërsinë në 3-0, ndërsa sërish Milito përmbylli takimin në minutat shtesë.

Fitore të rëndësishme me rezultat 3-0 ka shënuar edhe Lazio para tifozëve të vet kundër skuadrës së Sienas me golat e Zarates (58’), dhe me dy golat e Rochit (86’ dhe 90’).

Napoli e ka mposhtur Sampdorian në San Paolo me rezultat 2-0. Manini krijoi epërsinë për vendasit (23’) ndërsa Zalayeta dyfishoi epërsinë (74’).

Fiorentina po ashtu ka shënuar fitore në Artemio Franchi për ta ruajtur hapin me skuadrat e mëdha drejt sfidës për titullin kampion. Golat për Violan i shënuan Melo (20’) dhe Gilardino (23’).

Catania ka vazhduar ngritjen në tabelë për të qëndruar sa më lartë zonës së rrezikut, pasi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 kundër Cagliarit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:57 pm

Tottenham mposht "pasanikët"

Tottenham e ka mposhtur skuadrën e Manchester Cityt në me rezultat 2-1 në një takim ku janë treguar tre kartonë të kuq.

Vendasit e Manchester Cityt krijuan epërsinë të parët me golin e brazilianit Robinho (16’), ndërkohë që sulmuesi në formë i Tottenhamit, Darren Bent, barazoi shifrat që në pjesën e parë (29’).

Në pjesën e dytë Spursat shënuan edhe golin e fitores dhe ishte po i njëjti lojtar, Darren Bent, i cili ia solli fitoren skuadrës së tij, e cila siç duket ka po ‘rimëkëmbet’ pas atij barazimi sensacional me Arsenalin, 4-4, dhe pas fitores kundër Liverpoolit, 2-1.

Në këtë takim u panë edhe tre kartonë të kuq, dy për lojtarët vendas të Manchester Cityt, Gelson Fernandes (26’) dhe Richard Dunne (83’), ndërsa nga lojtarët mysafir u përjashtua Benoit Assou-Ekotto, pa mbaruar koha e rregullt (89’).

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:57 pm

Bayern fiton derbin kundër Schalkes

Superderbi i javës së dymbëdhjetë në Bundesliga ndërmjet Schalke 04 dhe Bayern Munichut që u zhvillua sot në Veltins Arena, i ka takuar skuadrës mysafire e cila ka fituar me rezultat 2-1.

Me të filluar ndeshja u pa se do të zhvillohet një takim shumë i bukur ndërmjet rivalëve gjermanë, pasi që në minutën e tretë të ndeshjes sulmuesi italian Luca Toni krijoi epërsinë për skuadrën bavareze.

Mirëpo, vendasit e Schalke nuk lejuan që të zgjaste ky gëzim i mysafirëve dhe vetëm dy minuta qëndruan në disavantazh dhe barazuan me anë të Farfan në 1-1.

Superylli i Bayernit, Frank Ribery, pas një kombinimi të shkëlqyeshëm me Ze Roberton e mposhti portierin Neuer, duke ia dhënë sërish epërsinë skuadrës mysafire dhe më vonë u pa se ky ishte goli i fitores.

Në vazhdim të ndeshjes pati shumë raste në të dyja anët. Schalke ishte kërkuese e golit të barazimit, mirëpo disa herë ka mundur të ndëshkohet nga kundërsulmet e kampionëve.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:57 pm

Mourinho krenar me Interin

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka lëshuar lëvdata pёr djelmoshat e ekipit tё tij, pas fitores sё dytё nё kohёn shtesё, kësaj here Udineses.

“Udinese ёshtё ekip i mirё. Ata vërtet janë tё rrezikshëm, por mbaj mend vetëm njё goditje tё vërtetё nё drejtim tё golit edhe krahas tre sulmuesve. Ne kishim njё ndeshje mё tё mirё edhe para se tё fitonim, ashtu qё gjithçka u balancua”, ka thёnё Mourinho pas ndeshjes.

“Mbrojtja jonё u kritikua pasi pranuam 5 gola nё dy ndeshje, por sot ishim fantastik. Luftuam pёr pikёt, por ndeshja përfundon me fishkëllimёn e fundit”, ka shtuar portugezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:57 pm

Venus Williams fituese e turneut WTA

Tenistja amerikane Venus Williams ka triumfuar nё turneun Sony Ericsson tё WTA nё Doha, pёr tё parёn herё, duke mposhtur tenistes ruse Vera Zvonareva 2-1 nё sete (6-7, 6-0, 6-2).

Fituesja e Wibledonit humbi nё setin e parё nё tie-break, por fitoi bindshёm nё dy setet e fundit.

“Jam shumё e ngazëllyer. Ishte njё ndeshje e vështirё pёr mua, çdo pikё, deri nё fund”, ka thёnё Williams pas ndeshjes.

Williams me kёtё fitore fiton edhe 1.34 milionё dollarё, qё ёshtё hera e parё qё pёr femra ofrohet njё shumё e tillё e parave, sa edhe meshkujve nё fund tё sezonit tё ATP, Masters Cup.

Me kёtё fitore Williams do tё ngritet nga pozita e tetё nё pozitën e katërt, derisa Zvonareva nga pozita e nёntё po ashtu do tё ngritet pёr dy vende.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:58 pm

Vetëm një javë zgjat kryesimi i Milan

Skuadra e Milanit ka dështuar të shënojë fitore kundër skuadrës së Lecces në Stadio Via Del Mare, pasi vendasit kanë arritur ta barazojnë rezultatin në fund të takimit.

Qëllimi i skuadrës vendase ishte që të nxirrte një pikë nga ky takim prandaj gjatë gjithë ndeshjes Lecce është mbrojtur.

Rossonoret arritën që të shënonin gol me anë të Ronaldinhos (79’) pas një pasimi të porsainkuadruarit në lojë, Alexandre Pato.

Mirëpo, Lecce ia arriti qëllimit që kishte që nga minuta e parë e ndeshjes, pasi që në minutat shtesë e barazoi rezultatin në 1-1 me anë të golit të Andrea Espositos.

Ky barazim i pamundëson Milanit që të kthehet në krye të tabelës, kështu që kryesimi i Rossonerëve i cili u arrit pas katër vitesh, zgjati vetëm një javë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:58 pm

Valencia mposht Getafen

Skuadra e Valencias ka mbajtur hapin drejt kreut të tabelës pasi në ndeshjen e fundit të javës së dhjetë në La Liga, e ka mposhtur Getafen me rezultat 3-0.

Ndeshja u zhvillua në shtëpinë e Getafes në Coliseum Alfonso Perez, ndërsa tifozët vendas i heshti fillimisht Manuel Fernandes (29’) i cili krijoi epërsinë për Los Che.

Edhe më keq shkuan punët për vendasit pasi në fund të pjesës së parë nga ndeshja u largua Roberto Soldado, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë Valencia e kishte shumë më lehtë pasi kishte edhe epërsinë e një lojtari në fushë. Kështu, një gjuajtje nga Joaquin Sanchez prej afro 18 metrash e mposhti për të dytën herë portierin Abondanzieri.

Mysafirët nuk u ndalën me kaq, ata shënuan edhe golin e tretë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Edu pasoi te Vicente Rodriguez i cili shënoi edhe golin e tretë për Valencian e cila me këtë fitore barazohet me pikë me Real Madridin, me nga 23 pikë, dhe ndajnë pozitën e tretë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:58 pm

Torres: Do të kthehem në Atletico

Sulmuesi i Liverpoolit Fernando Torres ka njoftuar se ai dëshiron që dikur të kthehet te skuadra e cila e bëri të njohur, Atletico Madrid, pasi që i kanë mbetur disa gjëra "pa përfunduar" atje.

“Shpresoj të përjetoj shumëçka në karrierën time, mirëpo për mua Atletico është një skuadër e veçantë. Sa isha atje nuk munda të bëj më shumë, mirëpo do të më pëlqente të kthehesha sërish”.

“Nuk e di nëse do ta përfundoj karrierën atje, por do të doja të kthehesha sërish atje dhe t’i përfundoja disa gjëra të cilat i kam lënë pa përfunduar”, është shprehur spanjolli.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:59 pm

Essien: Scolari është i ngjashëm me Mourinhon

Megjithëse nuk ka mundur të jetë aktiv nën urdhrat e Luiz Felipe Scolarit, Michael Essien ka krijuar një imazh të brazilianit, të cilin e sheh si shumë të ngjashëm me ish-trajnerin, Jose Mourinho.

Si ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, edhe pasuesi i tij në Stamford Bridge, Luiz Felipe Scolari, po përballet me mungesë të mesfushorit Michael Essien për shkak të lëndimit.

“Scolari? Është pak a shumë i ngjashëm me Mourinhon. Ai gjithmonë është në fushë me lojtarët dhe të thotë atë që dëshiron. Ai është mjaft i ashpër dhe e din se çfarë dëshiron”, ka thënë Essien.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:59 pm

Di Vaio: Ishim me fat

Sulmuesi i Bolognas, Marco Di Vaio, thotë se barazimi 1-1 kundër Romës ishte një rezultat shumë me fat, pasi ata arritën të barazojnë në fund të takimit falë një autogoli.

“E përgatitëm lojën mirë. Kur ndërroni trajnerin është një gjë shumë e keqe, pasi kjo do të thotë se të gjithë vepruam keq dhe vetëm një paguan për këtë. Nuk mund të jetë më keq”, ka thënë ish-lojtari i Juventusit dhe Parmës.

“Reaguam me krenari dhe arritëm tek një barazim me fat. Barazimi na jep moral dhe le të shpresojmë për më mirë. Ishim me fat, por kërkuam barazimin deri në fund”, ka thënë Di Vaio.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:59 pm

NBA: Bostoni ndalon Iversonin për të mposhtur Detroitin

Kampioni i NBA-së, Boston Celtics, ka arritur të frenojë Allen Iverson-in me vetëm 10 pikë, në ndeshjen e parë të tij në shtëpi me Detroit Pistons, për të shënuar fitore prej 88-76.

Rezerva Tony Allen shënoi 23 pikë për t’i dhënë fitoren Bostonit në takimin e parë me Detroitin, në radhët e të cilit ekip më i dalluari ishte Tayshaun Prince po me 23 pikë.

Iverson, i cili kaloi tek Detroit nga Denveri një javë më parë, shënoi vetëm katër herë (10 pikë) nga 11 gjuajtjet dhe përfundoi shumë larg nga mesatarja e tij në karrierë, 27.7 pikë.

Rasheed Wallace përfundoi me 10 pikë dhe 11 kërcime për Pistons, derisa Ray Allen shënoi 17 pikë dhe Rajon Rondo 13 për Celtics.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 8:59 pm

Galliani: Gara për skudeton vazhdon

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes së mbrëmshme ndaj Lecces, por thotë se gara për skudeton vazhdon.

Mbrëmë Milani ishte në rrugë të mirë për të fituar edhe tre pikë të rëndësishme, por vendasit e Lecces shënuan gol në minutat shtesë për të marrë një pikë.

“Vazhdojmë të besojmë, vazhdojmë të luftojmë për skudeton. Besoj se kemi një ekip të shkëlqyeshëm, mendoj se duhej ta fitonim këtë ndeshje”, ka thënë Galliani.

“Liga është e vështirë, të gjithë kanë futbollistë të mirë. Vërtet më vjen shumë keq që humbëm dy pikë, por ende jemi në krye. Duhet të jemi të durueshëm, jeta vazhdon”, ka shtuar Galliani.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 9:00 pm

Fabregas: Arsenali mposhti Manchesterin për Wengerin

Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka thënë se fitorja e ekipit të tij ndaj Manchester United gjatë të shtunës, ishte një fitore për Arsene Wenger.

“E bëmë këtë pasi menaxheri kishte besim të madh tek ne. Pa të, me siguri edhe pa Gallas dhe Silvestre, të tjerët nuk do të kishim raste”, ka thënë Fabregas.

“Definitivisht e dinim se do të ketë dyshime nëse jemi të aftë të fitojmë diçka nëse nuk shënonim fitore në këtë ndeshje. Por, ndonjëherë ndonjë ekip ka më shumë fat se tjetri para golit dhe ky është futbolli”, ka shtuar spanjolli.

“Treguam se mund të fitojmë kundër një ekipi të madh dhe se jemi pretendentë serioz për titullin”, ka përfunduar Fabregas.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 9:01 pm

Zanetti përkrah sistemin rrotullues të Mourinhos

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, përkrah politikën rrotulluese të trajnerit të ri, Jose Mourinho, pas fitores së vështirë ndaj Udineses.

Interi mbrëmë arriti të marrë tri pikë ndaj Udineses dhe të rikthejë kreun e tabelës, falë golit të vonshëm të Julio Cruz (91’).

“Po, kjo ishte një fitore e vështirë, por e dinim se ndeshja do të jetë në përgjithësi e vështirë. Bëmë gjithçka që ishte e nevojshme për të fituar”, ka thënë Zanetti.

“Mourinho ka treguar se ka shumë futbollistë të cilët mund të shfrytëzohen në mënyra të ndryshme. Ai punon shkëlqyeshëm dhe ne mund të përparojmë nën drejtimin e tij”, ka përfunduar argjentinasi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 9:01 pm

Benitez pret vetëm përmirësime

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, pret vetëm përmirësim të ekipit të tij në disa aspekte dhe me këtë të ngjitet në vendin e parë të Premierligës, të cilën për momentin e mban Chelsea për shkak të diferencës më të mirë të golave.

“Gerrard mund të përmirësohet, Torres do ta rikthejë formën, ndërsa Daniel Ager dhe Javier Mascherano do të kenë po ashtu progres. Golat e Keane ishin vendimtar dhe që nga tash e tutje ai do të shënojë edhe më shumë”, ka thënë Benitez.

Liverpooli në ndeshjen e fundit shënoi fitore prej 3-0 ndaj West Bromwich me dy gola të Robbie Keane dhe një nga Arbeloa.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 9:01 pm

Del Piero: Futbollin e bazoj në shqisat e mia

Kapitin i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka njoftuar se e veçanta e gjuajtjeve të lira të cilat i ekzekuton ai është se ata përfundojnë në rrjet.

Ikona e Juves ishte protagonisti kryesor në takimin e të dielës kundër Chievos duke shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë, i cili ishte goli i pestë nga gjuajtjet e lira i shënuar nga mjeshtri Alex në të gjitha garat këtë sezon.

“Sorrentino (portieri i Chievos) e vendosi shumë mirë murin, mirëpo unë gjithmonë futbollin e bazoj në shqisat e mia, e ndjej. Ndoshta është pikërisht kjo arsyeja pse gjuajtjet e mia dallojnë”.

“Të them të drejtën ka mënyra të shumta për ekzekutimin e gjuajtjeve të lira. Ndërsa e rëndësishmja është se topi përfundon në rrjet”, ka shpjeguar Del Piero.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 9:01 pm

Henry: Ronaldo nuk mund të krahasohet me Messi

Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk e meriton ta fitojë "Topin e Artë" këtë vit, porse bashkëlojtari i tij Leo Messi, për të cilin thotë se është lojtari më i mirë në botë.

Kanë mbetur pak më shumë se tri javë për zgjedhjen e futbollistit më të mirë në Evropë për vitin 2008, ndërsa dy pretendentët kryesorë janë superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, dhe magjia e Barcelonës, Lionel Messi.

“Messi është më i miri. Ajo që bën ai në futboll vjen nga një botë tjetër. Ai është i veçantë”.

“Pasi e përcolla ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Unitedit, më duhet të them se Cristiano Ronaldo nuk mund të krahasohet me Messin. Mendoj se Messi e meriton ‘Topin e Artë’ këtë vit”, ka thënë Henry.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 9:02 pm

Reali e gjen 'Ronaldon'

Pas dështimit që ta transferojë asin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, skuadra e Real Madridit ka gjetur një futbollist i cili ka kualitete të mëdha për të arritur në nivelin e portugezit dhe të shndërrohet në yll i skuadrës mbretërore.

Sipas gazetës “Marca” kampionët spanjollë tashmë i kanë siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian, 16-vjeçar, Alipio Duarte Brandao, i cili ishte i kërkuar edhe nga Chelsea.

Duarte është lojtar i skuadrës nga Liga e parë portugeze, Rio Ave, ndërsa ekspertët e kanë lëvduar shumë teknikën e tij dhe pohojnë se braziliani ka teknikë të ngjashme me Ronaldon.

Madrilenët kanë arritur marrëveshje me skuadrën portugeze, dhe që këtë javë Duarte do tu bashkëngjitet Los Blancos.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Nov 10, 2008 9:02 pm

Buffon: Del Piero na bën të ëndërrojmë Scudetton

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se shpreson të kthehet në fushë pas Vitit të Ri, ndërsa serinë e rezultateve pozitive të Zonjës së Vjetër ia përshkruan kapitenit Del Piero.

“Me fitoret në takimet e fundit u tregua se Buffon nuk është i domosdoshëm për Juventusin. Ky është fakt. Bashkëlojtarët e mi reaguan në mënyrën më të mirë të mundshme kur e patën më vështirë”.

“Paraqitjet e Del Pieros na japin mundësinë që të ëndërrojmë për ta fituar Scudetton. Të gjithë besojmë në këtë objektiv dhe i kemi kualitetet për të garuar në atë drejtim”.

“Mendoj se do ta mposhtim Interin (në takimin pas më pak se dy javësh) për të treguar se çfarë kundërshtarë të vështirë jemi. Zikaltrit janë skuadra e cila duhet mposhtur me çdo kusht”, ka thënë portieri më i mirë në botë.

Ndërsa sa i përket kthimit të tij Buffon është shprehur: “Shpresoj të kthehem në fillim të vitit të ardhshëm”.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 11, 2008 9:58 pm

Wenger i pavendosur

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger ka njoftuar se ai është në dyshim nëse do të transferojë ndonjë lojtar në janar apo jo, dhe ende nuk ka vendosur për planet e tija të transferimit.

“Në fund të dhjetorit do të bëjmë një analizë të përgjithshme të situatës dhe do të shohim çka do të vendosim, ndërsa tani për tani nuk kam asnjë plan”, është shprehur Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.

Së fundmi është spekuluar se topçinjtë janë të interesuar që të sigurojnë shërbimet e mesfushorit të Romës, Daniele De Rossi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 11, 2008 9:59 pm

Henry në janar te Chelsea?

Mediat angleze dhe spanjolle spekulojnë se Thierry Henry në afatin kalimtar të janarit mund të transferohet në Stamford Brige.

Mësohet se Luiz Felipe Scolari është i gatshëm të bëjë një ofertë për ta kthyer sulmuesin francez sërish në ishull

31-vjeçari po kalon sezonin e dytë te Barcelona, mirëpo nuk ka arritur t’i bëjë për vite tifozët në Camp Nou, ndërkohë që Scolari dëshiron më shumë opsione në sulmin e Bluve.

Mirëpo problemet financiare të pronarit të Chelseat ia kufizojnë Scolarit realizimin e dëshirave të tij, pasi që gazeta “The People” ka njoftuar se trajneri i Chelseat do të ketë në dispozicion vetëm pesë milionë funte të shpenzojë këtë dimër, derisa kjo vlerë është sa gjysma e pagës së Henry.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 11, 2008 10:00 pm

Diarra mungon dy javë
Pas Ruud Van Nistelrooyt edhe mesfushori i Real Madridit, Mahamadou Diarra, i është bashkëngjitur listës së të lënduarve të Los Merengues, për t’ia kufizuar edhe më shumë zgjedhjen trajnerit Bernd Schuster.

Mahamadou Diarra është një mesfushor më defansiv në raport me lojtarët që mund ta zëvendësojnë atë, Ëesley Sneijder apo Rafael Van der Vaart, të cilët janë shumë më ofanziv, dhe kjo e bën edhe më të thyeshme mbrojtjen e madrilenëve.

Diarra e ka lënduar kofshën gjatë ndeshjes kundër Malagas në fundjavë, ndërsa ekipi mjekësor i Realit ka konfirmuar se mesfushori nga Mali do të mungojë së paku dy javë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 11, 2008 10:04 pm

Mascherano pranon shiritin e kapitenit

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, ka vendosur ta pranojë ofertën e trajnerit të ri të Argjentinës, Diego Maradona, për t’u bërë kapiten i Përfaqësueses së tij.

Edhe pse në fillim ishte shprehur i rezervuar nëse do ta pranonte ose jo shiritin e kapitenit, Javier Mascherano më në fund ka pranuar të jetë kapiteni i ri i Argjentinës.

“Unë e binda atë. Unë i shpjegova atij se çfarë mendoja për të dhe ia tregova arsyet pse dëshiroja pikërisht që ai të jetë kapiten. Ne nuk kërkojmë që ai të bëhet menjëherë lider, por ai mund të ofrojë shumë për skuadrën”, është shprehur Maradona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 11, 2008 10:04 pm

Agron Skeraj udhëton drejt Bundesliga 2

Lojtari i Prishtinës, Agron Skeraj, është ftuar nga skuadra e Ligës së dytë gjermane, Greuther Furth, që të jetë i pranishëm në prova për disa javë.

20-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë kah fundi i nëntorit, ku do të vlerësohet nga trajneri i skuadrës gjermane.

Kohë më parë skuadrës nga Bundesliga 2 i është bashkëngjitur vëllai i Agronit, Shqipron Skeraj.

Nëse teknika dhe forma e mesfushorit kosovar do t’i pëlqejë trajnerit të Greuther Furth, ky do të ishte një tjetër lajm i mirë për futbollin kosovar.

Ndërkohë, udhëheqësit e klubit Prishtina njoftojnë se edhe dy lojtarë tjerë po kërkohen nga skuadrat gjermane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 11, 2008 10:05 pm

Milito: Kundër Juves për fitore
Sulmuesi i Genoas Diego Milito ka thënë se skuadra e tij do të udhëtojë në Torino për ta mposhtur Juventusin.

Genoa është njëra nga skuadrat që ka befasuar për të mirë këtë sezon duke grumbulluar njëzet pikë deri më tani, dhe gjendet vetëm katër pikë prapa liderit, Inter. Ndërsa që nga rikthimi i tij Milito ka qenë në formë të shkëlqyer, derisa në ndeshjen e fundit kundër Regginas shënoi hat-trick.

Takimin e radhës Genoa e zhvillon në Stadio Olimpico të Torinos, kundër skuadrës shumë në formë Juventus, ndërsa ish-sulmuesi i Zaragozës ka deklaruar se ai do të udhëtojë në Torino për fitore.

“Kundër Juves do të luajmë për fitore. Ne nuk shkojmë për të barazuar me skuadrat e mëdha, mentaliteti ynë është që të luajmë për fitore”, është shprehur argjentinasi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 11, 2008 10:05 pm

Real Madrid i gatshëm të transferojë Arshavin
Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, Real Madridi është duke u përgatitur të dërgojë ofertë në drejtim të Zenit St Petersburg, për të marrë shërbimet e yllit Andrei Arshavin.

Pas dështimit të sulmit në ndeshjet kundër Juventusit dhe Almerias së fundi, Real Madridi ka caktuar si prioritet të gjejë një sulmues kreativ gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sipas mediave spanjolle sulmuesi i Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin, është duke kryesuar në listën e dëshirave të klubit spanjoll, pasi 27-vjeçari deklaroi një javë më parë se nuk do të mbetet më në Zenit.

Sportivja AS shkruan se kampioni i Spanjës është duke menduar ta sjellë Arshavin në Bernabeu si huazim deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm, para se të marrë shërbimet e tij për një shumë prej afro 30 milionë euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
niki=bossi
Fillestar-e
Fillestar-e


Numri i postimeve : 74
Registration date : 11/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Nov 11, 2008 10:05 pm

Kenyon: Scolari bëri që njerëzit të na duan
Drejtori ekzekutiv i Chelseat, Piter Kenyon, është i kënaqur nga ndikimi i Luis Felipe Scolarit në klub duke thënë se ai ka sjellë një atmosferë më pozitive.

“Scolari është një trajner me përvojë i cili i është afruar me ekipin dhe klubin shumë shpejt, ndërsa e njëjta vlen edhe për mediat. Ai krijoi një rreth më të mirë me më pak negativ. Gjithmonë është mirë kur keni njerëz, si brenda ashtu edhe jashtë, të cilët ju përkrahin”, ka thënë Kenyon.

“Njerëzit nuk duan të jetë të rrejtur. Ne jemi njerëz dhe Scolari e tërhequr edhe tifozin neutral të futbollit. Ai solli diçka më ndryshe në futbollin anglez”, ka shtuar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 12, 2008 1:11 pm

Elano i pakënaqur me qëndrimin në stol

Mesfushori brazilian i Manchester Cityt, Elano, nuk mund ta kuptojë se pse është jashtë ekipit të parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Mark Hughes.

“Kur luaj e di çfarë ai kërkon nga unë dhe kur e lëshoj fushën trajneri nuk më thotë asgjë. Kjo është e drejta e tij, ai është menaxher. E respektoj dhe do të vazhdoj të punoj, të vij në kohë dhe t’i kryej detyrat e mia ndaj klubit, por jam i zhgënjyer me moslojë”, ka thënë Elano.

“Nuk mund ta fshehë këtë para tifozëve dhe presidentit, i cili dëshiron ta bëjë këtë klub të madh. Mendoj se kam kualitete të luaj. E respektoj menaxherin shumë, por nuk mund të jem i kënaqur nëse nuk luaj”, ka shtuar braziliani.

Sipas mediave angleze, Elano është ndër disa lojtarë të cilët Hughes dëshiron t’i largojë nga përbërja. Për të interesim ka shprehur Interi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 12, 2008 1:12 pm

City do t'i ofrojë 15 milionë funte Mourinhos ?

Njoftohet se pronaret e rinj të Manchester Cityt kanë shënjestruar trajnerin e Interit, Jose Mourinho, si zëvendësuesin e mundshëm të trajnerit aktual, Mark Hughes.

Sipas “The Sun” pasanikët nga Abu Dhabi Group, janë të gatshëm t’i ofrojnë Mourinhos 18 milionë euro për sezon (15 milionë funte), duke e bërë kështu trajnerin më të paguar në ishull, kundrejt shtatë milionëve të më të paguarit të tanishëm, Luiz Felipe Scolari.

Trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes, nuk mund të arrijë atë që presin pronarët e klubit, derisa edhe Mourinho ka probleme të përshtatjes në Serie A.

Megjithatë, gazeta “The Sun” shpesh spekulon gjëra të pavërteta, ndërkohë që pritet ndonjë konfirmim nga të dyja anët. Një gjë është e sigurt, Mourinho nuk do të largohet nga Italia, së paku, deri në fund të këtij sezoni.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 12, 2008 1:13 pm

Espozito tërheq vëmendjen e Milanit

Mbrojtësi i Lecces, Andrea Esspozito, me golin e shënuar në ndeshjen e të dielës kundër Milanit, ka tërhequr vëmendjen e rosonerëve.

Mbrojtësi një kohë të gjatë është cak i disa klubeve në Itali, por edhe jashtë saj. Esposito ka marrëveshje me Leccen deri në vitin 2012, por interesimi për shërbimet e tij është gjithnjë më i madh dhe me siguri së shpejti do ta lëshojë klubin aktual.

Pas golit të arritur në ndeshjen me Milanin, mediat italiane përcjellin se rosonerët tash do ta vështrojnë atë nga afër. 22-vjeçari po gjendet shumë mirë në pozitën e tij të qendër mbrojtësit, por mund të luajë edhe në pozitat e mbojtësit anësor.

Udinese tashmë një kohë të gjatë e përcjell lojtarin, ndërsa edhe disaekipe të Premierligës, tashmë kanë rënë në kontakt me Leccen.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Today at 5:15 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme ditore nga bota sportive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» Lajme taze nga KEK-u!
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Murat Jashari:Letra Nr.9 e shenjtë!(Për Hashim Thaqin)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Te Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: