Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lajme ditore nga bota sportive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:38 pm

Moratti: Ndeshja kundër Juves më e rëndësishmja

Këtë fundjavë Interi do të jetë nikoqir i Juventusit në Giussepe Meazza, ndërsa presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti, beson se kjo do të jetë një ndeshja më e rëndësishme e skuadrës së tij.

Nerazzurët janë në krye të tabelës me tre pikë diferencë nga Zonja e Vjetër që pozicionohet e treta, mirëpo të zgjedhurit e Ranierit janë të gatshëm që ta ngushtojnë këtë diferencë.

“Në një Kampionat si i sivjetmi, me një dallim shumë të vogël pikësh ndërmjet disa skuadrave, mendoj se një ndeshje e tillë, Inter-Juve, ka rëndësi të madhe. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, mirëpo kjo e ka vendin e posaçëm”, ka thënë presidenti i Interit.

Moratti ka folur edhe për formën e shkëlqyer të kapitenit të bardhezinjve, Alessandro Del Piero, duke thënë se do të dëshironte që ai të jetë sërish pjesë e kombëtares italiane.

“Nëse më lejohet të marr njërin nga lojtarët e Juventusit, padyshim se do ta zgjidhja Del Pieron. Ai është një lojtar i madh dhe i meriton të gjitha komplimentet që i ka marrë kohëve të fundit. Kurrë nuk kam menduar se do të arrijë t’i ruajë këto standarde për kaq shumë vite, ndërsa është e pakuptimte pse nuk e admirojnë atë në Kombëtare”, ka përfunduar Moratti.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:38 pm

Ronaldo: Unë jam më i miri në botë!

Cristiano Ronaldo beson se ai ka bërë gjithçka që duhet për ta fituar "Topin e Artë" dhe çmimin FIFA-s për Lojtarin më të mirë të vitit, ndërsa ka pohuar se tre vendet e para në botë janë të rezervuara për të dhe pastaj vijnë të tjerët.

“Unë jam lojtari i parë, i dytë dhe i tretë më i mirë në botë. Mirëpo pas meje vijnë edhe kandidatë tjerë të mirë, siç është Kaka, Messi dhe Torres”.

“Mendoj se kam bërë gjithçka që është e domosdoshme për të qenë lojtari më i mirë dhe dëshiroj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen”.

“Qëllimi im është që të fitoj gjithçka që më del përpara”, është shprehur kandidati kryesor për ta fituar “Topin e Artë’ këtë vit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:39 pm

Lotito: Ekipi më i mirë humbi

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, beson se ekipi më i mirë humbi në ndeshjen e mbrëmshme derbi, në mes dy ekipeve romake, Lazios dhe Romës.

Roma shënoi fitore minimale falë një goli të vetëm të shënuar nga Julio Baptista në pjesën e dytë të ndeshjes.

“Gjithmonë kam thënë se futbolli përbëhet nga incidente të vogla. Në 50% të ndeshjes, rezultati përcaktohet nga faktorë të caktuar. Kundër Romës për shembull mund të kishim një rezultat tjetër, por për shkak të faktorëve të caktuar rezultati nuk doli në favor tonin”, ka thënë Lotito.

“Lazio luajti futboll të shkëlqyeshëm, veçanërisht në pjesën e dytë. Treguam se nuk jemi inferior ndaj asnjë ekipi. Po të kishim barazuar, atëherë mendoj se rezultati do të ishte i barabartë. Ishim më të mirë se ta dhe ishim superior në secilën pjesë. I vetmi dallim ishte se ne nuk shënuam”, ka shtuar presidenti.

Lazio renditet në vendin e pestë në tabelë, pesë pikë prapa liderit të tabelës, Interit, ndërsa në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Genoan (të dielën).

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:39 pm

Lyoni interesohet për Adrianon

Mediat italiane përcjellin lajmin se ekipi i Lyonit është interesuar për shërbimet e sulmuesit të Interit, Adriano.

Braziliani hyri në konflikt me trajnerin Jose Mourinho dhe tashmë i ka lëshuar pesë ndeshjet e fundit të Interit, për shkak të vonesave në stërvitje.

Edhe krahas asaj se Moratti dhe Mourinho thonë se Adriano nuk do të largohet nga klubi, mediat në Itali nuk ndalojnë të flasin për largimin e sulmuesit.

Spekulohet se Adriano do të largohet nga Giuseppe Meazza në janar, ndërsa në mesin e ekipeve të interesuara është edhe Manchester City dhe disa ekipe të Serie A. Emri i fundit që përmendet është kampioni i Francës, Lyoni, dhe për këtë qëllim ka ndarë 20 milionë euro.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:39 pm

Buffon: Isha afër kalimit në Milano

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se ai është shumë i lidhur me Zonjën e vjetër dhe zbulon se në vitin 2006 për pak sa nuk e veshi fanellën e Milanit.

“Jam shumë i lidhur me klubin. Kur vendosa të mbetem pas zbritjes një ligë më poshtë u ndjeva pjesë e projektit. Udhëheqësia e re shpesh bisedon me ne lojtarët, veçanërisht me më të vjetrin. Dhe kjo është ndryshe krahasuar me të kaluarën”, ka thënë Buffon.

“Kurrë nuk do të mund të luaj për ndonjë ekip tjetër në Itali, përveç për Genoan, tifoz i flaktë i të cilën jam”, ka shtuar njëshi i Italisë.

Drejtuesit e Juventusit kishin menduar për shitje të portierit pas fundit të Kupës Botërore 2006, dhe Buffon pohon se ai ka qenë shumë afër të kalojë në Milan.

“Mund ta konfirmoj atë. E di se kurrë askush nuk do të mendonte për diçka të tillë, nëse Juventus mbetej në Serie A”, ka shtuar Buffon, i cili këtë vit beson në triumf Ligën e Kampionëve.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:39 pm

Galliani: Sheva është i paprekshëm

Zëvendëspresidenti i Milanit Adriano Galliani i ka mohuar spekulimet se sulmuesi ukrainas, Andrei Shevchenko, mund t’i bashkëngjitet Real Madridit në janar.

E përditshmja madrilene “Marca” të hënën kishte njoftuar se Andrei Shevchenko është shumë afër kalimit te Mbretërit nga Madridi për ta zëvendësuar të lënduarin Ruud Van Nistelrooy. Mirëpo Galliani ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që sulmuesi i tij të largohet në janar.

“Shevchenko nuk do të largohet. Ai është i paprekshëm dhe do të luajë për neve”, është shprehur Galliani.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:46 pm

Terry: Mos e përjashtoni Arsenalin

Kapiteni i Chelseat dhe kombëtares angleze, John Terry, beson se Arsenali edhe mё tej ёshtё konkurrent pёr tё fituar titullin e Premierligёs edhe krahas fillimit jo aq tё mirё kёtё sezon.

Liverpooli dhe Chelsea kanё nёntё pikё epërsi ndaj Arsenalit, pasi tё zgjedhurit e Arsene Wenger pёsuan edhe njё humbje dёshpёruese nё Emirates Stadium, ndaj Aston Villas. Por, edhe pse shumica mendojnë se Arsenali tashmё ёshtё jashtë garës pёr titullin, Terry pret qё topçinjtë tё rikthehen nё formё.

“Unё ende e llogaris Arsenalit si sfidues pёr titull, kurrë nuk duhet t’i hiqni nga opsionet ekipet e mёdha. Ende duhet tё luajmë me ta nё fushё vendore si dhe si mysafir dhe gjithçka mund tё ndodhё”, ka thёnё Terry.

“Duhet tё jemi tё sigurt qё tё fitojmë gjashtё pikё nga kёto dy ndeshje. Pёr momentin tё gjithё janë shumё afёr kreut. Liverpooli luan mirё, ndërsa edhe Manchesteri po ashtu”.

“Mё e rёndёsishme ёshtё qё tё vazhdojmë tё fitojmë dhe t’i frustrojmё ekipet qё janë prapa nesh. E kemi ndjerё kёtё nё garё me Manchesterin nё dy vitet e fundit”, shton kapiteni i Bluve.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:47 pm

Nani: Behrami nuk do largohet as pёr 50 milionё euro

Drejtori sportiv i West Hamit, Giancluca Nani, ka thёnё se nuk ka kurrfarë gjase qё mesfushori shqiptar me nёnshtetёsi zvicerane, Valon Behrami, tё transferohet tek Roma.

Sё fundi qarkullojnë thashetheme se ish-anёsori i Lazios, mund tё rikthehet sёrish nё kryeqytetin italian, kësaj here tek Roma. Megjithatё Nani ka hedhur ujё nё kёto spekulime.

“Behrami nuk do tё shkojё tek Roma. Kam përsëritur vazhdimisht, lojtari nuk do tё largohet as pёr 50 milionё, njerëzit tё cilёt supozojnë tё kundërtёn vetëm humbin kohё”, ka thёnё Nani.

Disa supozuan se njё përfshirjen e brazilianit Cicinho nё marrëveshje, mund tё bёjё tё mundur realizimin e saj, por Nani ka hedhur poshtë edhe kёtё opsion.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:47 pm

Bent: Ramos ka folur katër fjalë në vit

Sulmuesi i Tottenhamit, Darren Bent, ka zbuluar se ish-menaxheri i ekipit, Juande Ramos, i ka folur atij vetëm katër fjalë në vit.

Bent, i cili përgatitet për përballjen e nesërme miqësore të Anglisë ndaj Gjermanisë, ka thënë: “Nuk e dija nëse Ramos më dëshironte ose jo. Ai më ka thënë rreth katër fjalë gjatë një viti sa ishte këtu”.

“Por, sapo Harry Redknapp erdhi dhe më tha se çfarë ai dëshiron dhe kam filluar t’i përmirësoj gjërat dhe të shënoj gola. Juande tentonte ta komplikonte atë dhe tentonte t’i ndryshonte gjërat e vogla. Kam vazhduar të punoj dhe stërvitem fuqishëm dhe shpresoja se gjërat do të rregulloheshin, por fatkeqësisht ata kurrë nuk u rregulluan”, ka shtuar Bent.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:47 pm

Etoo e rendit Messin sipër Ronaldos

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, i është bashkuar debatit për të vendosur lojtarin më të mirë në botë për momentin, dhe kamerunasi ka zgjedhur bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi.

Gara për të fituar Topin e Artë, është bërë shumë e nxehtë dhe lojtarët dhe trajnerët kanë filluar të shfaqin mendimet e tyre, mes tyre së fundi edhe Eto’o.

“Cristiano (Ronaldo) është një lojtar i shkëlqyeshëm, por Messi është mbi të gjithë për momentin. Ai bën gjëra jo vetëm në stërvitje, por edhe gjatë ndeshjeve, të cilat askush nuk i ka bërë më herët”, ka thënë Eto’o.

“Ai është Maradona i ri. Ai është një lojtar i cili i bën njerëzit e tjerë të ëndërrojnë të luajnë si ai”, ka shtuar kamerunasi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:47 pm

Robinho dëshiron të shkëlqejë më shumë se Ronaldo

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, dëshiron që të shkëlqejë më shumë se ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kur dy ekipet përballen në derbin e qytetit këtë muaj.

“Ende nuk e kam takuar Cristianon. Çdokush e di se ai është një lojtar fantastik. Por United nuk është vetëm Ronaldo, ata kanë lojtarë si Wayne Rooney, Nani dhe shumë të tjerë që janë të mirë”, ka thënë Robinho.

“Manchester United është një ekip i shkëlqyeshëm. Fitoi Premierligën dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, por futbolli është 11 kundër 11 dhe asgjë nuk është e sigurt. Di për rivalitetin në qytet dhe çfarë do të thotë kjo ndeshje për tifozët dhe shpresoj të fitojmë”, ka shtuar braziliani.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:48 pm

Hamilton garon me Hoy në Wembley

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, do të garojë me medalistin e trefishtë Olimpik në çiklizëm, Chris Hoy, në stadiumin Wembley në muajin e ardhshëm, si një “nxehje” për Garën e Kampionëve.

23-vjeçari Hamilton do të jetë në timonin e një Mercedesi rrugor, derisa Hoy do të ngasë pedalet e një siklete në rrugën paralele të konstruktuar rreth fushës së stadiumit anglez.

“Do të jetë diçka shumë e veçantë. Kam bërë demonstrime në Formula 1 edhe jashtë rrugës, por Wembley është diçka tërësisht tjetër. Atmosfera do të jetë çmendëse. Do të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i dhënë fund vitit fantastik”, ka thënë Hamilton.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:48 pm

Haan: Rezultati është shumë i rëndësishëm

Edhe pse takimi i të mërkurës kundër Azerbajxhanit është një takim miqësor, trajneri i Përfaqësueses Shqiptare, Arie Haan, është shprehur se fitorja është shumë e rëndësishme për skuadrën kuqezi, si një element i cili do t’i ndihmojë për të përcaktuar formacionin për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010, kundër Maltës.

“Jemi përgatitur mirë. Na mungojnë disa lojtarë titullarë, të cilët kanë pasur probleme me lëndimet. Mirëpo, janë në dispozicion një grup prej afro 30 lojtarësh, të cilët mund të aktivizohen dhe t’i shërbejnë skuadrës”.

“Rezultati është shumë i rëndësishëm për mua. Kjo ndeshje është një përgatitje për takimin e ardhës në eliminatoret e Botërorit 2010, ku do të luajmë kundër Maltës”.

“Dëshiroj të saktësoj se përgatitja është e rëndësishme, jo vetëm në planin fizik, por edhe në planin psikologjik. Ndërsa fitoret me ekipin përfaqësues janë gjithmonë të mirëseardhura, pa marrë parasysh natyrën e tyre”, është shprehur holandezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:49 pm

NBA: Yao shkëlqen në fitoren e Houston, McGrady lëndohet

Shtatlarti kinez Yao Ming ka shënuar 19 pikë dhe 12 kërcime, derisa Houston mposhti Oklahoma City-n me rezultat 100-89, në ndeshjen të cilën ylli i Rockets, Tracy McGrady, e lëshoi për shkak të lëndimit.

Luis Scola shënoi 23 pikë dhe nëntë kërcime për Houston, derisa Ron Artest realizoi 17 pikë dhe 11 kërcime. McGrady huqi ndeshjen në çerekun e katërt me një lëndim në gju, duke lejuar Scolas dhe Ming të marrin në dorë sulmin.

Kevin Durant shënoi 29 pikë dhe shtatë kërcime për Oklahoma, që të vetmen fitore këtë sezon e ka ndaj Minnesota Timberwolves.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:49 pm

Barcelona përgatit një marrëveshje të re për Valdes

Sipas mediave spanjolle, lideri i tabelës së La Ligës, Barcelona, është duke përgatitur marrëveshje të re për portierin Victor Valdes.

Siç bën të ditur El Mundo Deportivo, Numri 1 i Barcelonës është i gatshëm të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me gjigantin spanjoll, dhe se klubi së shpejti do ta ketë të gatshme atë.

Marrëveshja e tashme me portierin skadon në vitin 2010. Me këtë, Valdes do t’iu bashkohet Xavi Hernandez dhe Sergio Busquets, të cilët tashmë janë në negociata për të vazhduar besueshmërinë e tyre me Barcelonën.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Nov 19, 2008 10:50 pm

Giovinco: Juventusi do ta mposhtë Interin

Ylli i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco, mezi e pret ndeshjen e radhës kundër Interit këtë vikend, dhe llogarit se Zonja e Vjetër do ta turpërojë Interin të shtunën.

Zonja e Vjetër është në rrugë për t’u ngjitur në maje të tabelës, nëse e mposht Interin të shtunën.

“Juventus do të fitojë, nuk ka dyshime në këtë. Kush do t’i japë golat? Kjo është ca vështirë, por do ta shkruajë parashikimin tim në letër dhe do të flasim për këtë pas ndeshjes”, ka deklaruar me shumë vetëbesim Giovinco.

“Do të doja të shoh një ndeshje me shumë gola, por kjo vështirë se do të ndodhë. Më shumë do të ketë një strategji dhe një urtësi se sa një lojë të hapur”.

“Këtu futbolli është më ndryshe dhe ekipet frikohen se kush do të hapet i pari. Kjo vërtet është ca e mërzitshme, e pranoj. Në Primera ose Premierligë, gjithmonë shohim ndeshje emocionuese, nuk është si në Serie A”, shton mesfushori sulmues i bardhezinjve.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:17 am

Mancini dëshiron stolin e Realit

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, dëshiron të jetë zëvendësuesi i Bernd Schuster si trajner i Real Madridit.

Mediat spanjolle spekulojnë se Mancini është në listën e drejtuesve të Los Blancos si zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit të shumëkritikuar kohëve të fundit, gjermanit Bernd Schuster.

Mancini i cili të hënën e ka marrë çmimin për trajnerin më të mirë në Serie A për sezonin e kaluar, nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë në krye të madrielnëve.

“Dëshiroj që kjo të ishte e vërtetë, mirëpo unë nuk di asgjë”, i është përgjigjur Mancini pyetjes nëse di diçka për interesimin e Realit për të.

“Dua të shpresoj që këto spekulime të dalin të vërteta në fund”, është shprehur ish-trajneri i zikaltërve.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:17 am

Nedved: Nuk jemi favoritë për Scudetto

Mesfushori veteran i Juventusit, Pavel Nedved, ka thënë se skuadra e tij nuk është favorite për ta fituar Scudetton këtë sezon, mirëpo ka paralajmëruar një luftë të rreptë deri në fund të sezonit.

“Nuk e konsideroj Juventusin favorit për Scudetto. Mirëpo ne do të mundohemi maksimalisht dhe do t’u shkaktojmë probleme të tjerëve deri në fund të sezonit”.

Sa i përket derbit të madh të Italisë që zhvillohet të shtunën ndërmjet Interit dhe Juventusit, mesfushori çek ka theksuar se do të ishte kënaqësi po të fitoheshin tre pikët, mirëpo më e rëndësishmja është se kush do të gëzohet në fund.

“Dëshirojmë të fitojmë të shtunën. Ky është një takim sfidues ku secili dëshiron të luajë dhe më vjen mirë që do të zhvillohet në një kohë kur jemi në formë të shkëlqyer”.

“Për mua nuk është me rëndësi të shënoj, por t’i ndihmoj skuadrës që të shënojë fitore. Ne shkojmë në Milano për fitore dhe jo për të treguar diçka. Tre pikë nga ky takim vlejnë po aq sa tre pikë nga ndonjë takim tjetër”, është shprehur Nedved.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:18 am

Drogba mungon kundër Arsenalit

Sulmuesi i Chelseat Didier Drogba është dënuar me tri ndeshje moslojë për shkak të incidentit gjatë Carling Cup kundër Burnleyt.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Newcastle, pastaj në ndeshjen e radhës kundër Arsenalit, si edhe në takimin e gjashtë dhjetorit kundër Bolton Wanderers.

Meqenëse Liga e Kampionëve nuk është nën juridiksionin e FA, Drogba do të ketë mundësi të luajë në takimin kundër Bordeaux.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:18 am

Roma nuk dëshiron të dëgjojë për shitjen e Vucinic

Ekipi i Romës nuk planifikon të heqë dorë nga shërbimet e sulmues malazes Mirko Vucinic, i cili është cak i Real Madridit.

Klubi mbretërorë është në kërkim të një sulmuesi pasi Van Nistelrooy iu nënshtrua operacionit në gju dhe për të sezoni është tashmë i përfunduar. Sipas medieve spanjolle, edhe Mirko Vucinic është një prej dëshirave të klubit spanjoll.

“Nuk do ta shesim Vucinic tek Reali në janar dhe as në qershor. Nëse Reali vjen të pyesë për lojtarin do ta marrë këtë përgjigje”, bëjnë të ditur zyrtarë të klubit romak.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:18 am

Juventusi dhe Interi në kërkim të Aquilanit

Mediat italiane përcjellin lajmin se Alberto Aquilani është i pakënaqur me Romën dhe nuk ka në plan ta vazhdojë marrëveshjen me klubin kryeqytetas.

Aquilani ka marrëveshje me Romën deri në vitin 2010 dhe është cak i dy rivalëve të mëdhenj italian Juventus dhe Inter.

Lojtari ka negociuar me drejtuesit e klubit këtë verë për vazhdimin e marrëveshjes dhe, edhe pse dy palët thanë se ishin afër nënshkrimit të marrëveshjes, kjo nuk ndodhi.

Sipas La Stampa babai i lojtarit, i cili është edhe agjent i tij, tashmë ka rënë në kontakt me drejtuesit e Juventusit, për të transferuar mesfushorin gjatë verës së ardhshme.

Presidenti i Interit, Masimo Moratti, po ashtu është një tifoz i madh i Aquilanit dhe dëshiron në radhët e tij të sjellë një talent të madh italian dhe mund t’i ofrojë një marrëveshje të pasur financiarisht.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:19 am

Gallas: Ende do të shihni shumë nga unë

Kapiteni i Arsenalit, William Gallas pranoi se ka bërë disa gabime këtë sezon, por llogarit se nëse disa raste edhe gabimisht është kritikuar.

“Nuk më nervozojnë kritikat nëse janë të arsyeshme. Mund të më akuzoni për golin e dytë ndaj Aston Villas të shtunën pa ndonjë problem. Por, ndonjëherë më akuzojnë për gjithë ekipin”, thotë Gallas.

“Sinqerisht isha më i miri në ndeshjen ndaj Manchesterit, ndërsa pastaj të gjithë folën keq për ndeshjen ndaj Tottenhamit dhe të tjerat. Por, do të shihni edhe shumë nga unë“, ka shtuar francezi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:21 am

Messi: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi thotë se anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, plotësisht e meriton Topin e Artë këtë vit.

Ylli i Barcelonës beson se konkurrenti i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, është ai që e meriton Topin e Artë dhe shton se do të votojë mu për njëshin e Djajve të Kuq.

“Unë do ta jap votën time për Ronaldon. Ai i fitoi dy trofetë më të rëndësishme në sezon, Premierligën dhe Ligën e Kampionëe. Ai e meriton Topin e Artë“, ka thënë Messi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:22 am

Ferguson përjashtohet pёr dy ndeshje

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё dënuar me suspendim nga dy ndeshjet e ardhme dhe 10 mijё funte nga ana e Asociacionit Futbollistik tё Anglisё, pas incidentit nё ndeshjen kundër Hull Cityt.

Skocezi ishte i nervozuar nё ndeshjen e sipёrpёrmendur dhe u grind me arbitrin Mike Dean pas fishkëllimës sё fundi, pasi ai refuzoi t’i tregojё karton tё kuq mbrojtësit Andy Turner dhe tё akordojë faull.

Ferguson u dënua me dy ndeshje dhe me 5 mijё funte edhe nё dhjetorin e kaluar, pas incidentit nё ndeshjen ndaj Boltonit.

“Nё dëgjimin e komisionit rregulativ, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, u dënua me ndalim prej dy ndeshjeve dhe 10 mijё funte”, thuhet nё deklaratën e FA.

“Ferguson e ka pranuar sjelljen e tij tё pakëndshme ndaj arbitrit Mike Dean nё ndeshjen kundër Hull Cityt mё 1 nёntor. Suspendimi i tij do tё fillojё me 2 dhjetor”, shtohet mё tej nё publikim.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:22 am

Van der Vaart: Dy fitore dhe gjithçka do tё jetё mirё

Rafael Van der Vaart ka deklaruar se nёse Real Madridi do t’i shënojё dy fitore nё ndeshjet e ardhshme gjithçka do tё jetё nё rregull.

“Logjikisht njerëzit hidhërohen nga humbjet, por mendoj se kjo nuk ёshtё gabim i trajnerit. Nёse i fitojmë dy ndeshjet e fundit, gjithçka do tё ecё shkёlqyeshёm”, ka thёnё Van der Vaart.

Dy ndeshjet e ardhshme, kampioni aktual i Spanjёs do t’i zhvillojё ndaj Recreativos dhe Getafes.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:23 am

NBA: James thyen një rekord të Bryant

Cleveland Cavaliers ka shënuar fitoren e tetë në varg, me rezultat 106-82 ndaj New Jersey Nets, ndeshje në të cilën LeBron James theu njërin prej rekordeve të Kobe Bryant.

James shënoi 31 pikë gjatë kësaj ndeshje, 15 prej të cilave në çerekun e parë dhe duke u bërë kështu lojtari më i ri i NBA-së, që shënon 11 mijë pikë në karrierë.

Le Bron James e arriti këtë shifër në moshën 23 vjet e 323 ditë, më shumë se një vjet më herët në moshë se që e arriti atë MVP i NBA-së, Kobe Bryant.

Për New Jerseyn kjo ishte humbja e gjashtë, përkundër 4 fitoreve.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:23 am

Ronaldo tërhiqet nga futbolli ?

Sulmuesi brazilian Ronaldo ka pranuar se ndoshta do të largohet nga futbolli pas lëndimit të fundit që ka pësuar.

32-vjeçari ka qenë jashtë aksioni që nga shkurti kur e kishte lënduar gjurin duke luajtur për skuadrën e Milanit. Pas përfundimit të kontratës, Rossonerët nuk ia vazhduan atë, ndërsa aktualisht, pas rikuperimit, shumë skuadra janë të interesuara për fenomenin e dikurshëm brazilian.

Mirëpo lëndimet e njëpasnjëshme kanë bërë që dikur lojtari më i mirë në botë, ndoshta të largohet nga futbolli aktiv.

“Nuk e di nëse do të luajë ose do të tërhiqem. Ende nuk kam e marrë vendimin. Do të pres të rikuperohem plotësisht dhe pastaj do të vendos”, ka thënë Ronaldo për Gazzetta dello Sport.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:23 am

Sissoko: Derbi me Interin është i veçantë

Mesfushori i Juventusit, Momo Sissoko, dëshiron tri pikë dhe të shënojë gol në ndeshjen derbi të vikendit kundër Interit.

gjithçka të jetë bukur. Këtë vit atmosfera është shumë më e mirë, pasi jemi menjëherë prapa tyre dhe luftojmë për kreun e tabelës, dhe derbi është i veçantë“, thotë Sissoko.

“Kam luajtur në Liverpool dhe atje derbi ndaj Manchesterit është shumë më ndryshe nga ai ndaj Evertonit. Këtu është e njëjta, më shumë flitet për ndeshjen me Interin, dhe pastaj është derbi i qytetit ndaj Torinos”, ka shtuar mesfushori.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:24 am

Kaka interesohet për Manchester United

Ylli i Milanit, Kaka, thotë se ai e ka bombarduar Cristiano Ronaldon me pyetje rreth jetës në Manchester United.

“Ne bisedojmë secilën herë që shihemi me njëri-tjetrin. Erdhëm këtu duke biseduar. Bisedojmë për gjëra të ndryshme, shkëmbejmë informata për klubet”, thotë Kaka.

“Interesohem për Manchester United, ai për Milanin. Bashkëlojtarët që luajnë me mua dhe me të. Temat janë të fokusuara kryesisht rreth futbollit, por janë shumë të hapura”, ka shtuar Kaka.

Fituesi i Topit të Artë, Kaka, dhe kandidati kryesor për të fituar këtë çmim këtë vit, Ronaldo, do të përballen sonte me njëri tjetrin në miqësoren që zhvillojnë Brazili dhe Portugalia në Brasilia.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:24 am

U21: Fitore bindëse e Shqipërisë ndaj Maqedonisë

Kombëtarja shqiptare e të rinjve në futboll, nën 21 vjet, ka shënuar një fitore bindëse prej 3-0 në udhëtim, në miqësoren përballë të rinjve të shtetit fqinj, Maqedonisë.

Serinë e golave për kuqezinjtë e hapi Vilfor Hysa me një gol të shënuar në minutën e 18-të të ndeshjes, ndërsa para fundit të pjesës së parë Emiljano Vila shtoi epërsinë në 2-0 për Shqipërinë.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Klodian Arbëri dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.

Serniorët e kombëtares në pjesën e parë të ndeshjes miqësore në udhëtim tek Azerbejxhani kanë nxjerrë barazim, por në fund të saj kanë mbetur me 10 lojtarë, pas përjashtimit të mbrojtësit Elvin Beqiri.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:24 am

Shqipëria barazon në Azerbajxhan

Kombëtarja shqiptare ka nxjerrë barazim 1-1 në miqësoren në udhëtim tek Azerbajxhani, pas një ndeshje mjaft të tensionuar në mes të lojtarëve kuqezi dhe arbitrit gjeorgjian, që nuk u tregua aspak profesional në këtë ndeshje.

Vendasin kaluan të parët në epërsi me anë të një goli të Subashic pas vetëm 4 minutash lojë, edhe pse ai shënoi nga pozita jashtë lojë, ndërsa Ervin Skela nuk ka gabuar para portës kundërshtare shtatë minuta më vonë (11'), duke barazuar në 1-1, rezultat i cili mbeti edhe pas 90 minutash.

Pjesa e parë

Ndeshja në pjesën e parë u përcoll nga disa raste tensinuese që erdhën si rezultat i disa vendimeve të dyshimta të gjyqtarëve të ndeshjes, kulmi i të cilave ishte përjashtimi me karton të kuq i mbrojtësit Elvin Beqiri.

Përjashtimi i Beqirit erdhi pas një kartoni të dytë të verdhe, edhe pse mbrojtësi shkodran nuk bëri kurrfarë veprimi që do ta meritonte kartonin, që nxiti edhe protesta nga lojtarët kuqezi.

Pjesa e dytë

Pas një pjese të parë më aktive, pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e qetë. Të dy ekipet u duken ca të lodhura dhe nuk tentuan të sulmojnë shumë, gjë e cila edhe rezultoi me asnjë gol të shënuar.

Për tu theksuar është se në këtë ndeshje me fanellën kombëtare kanë debutuar edhe dy sulmuesit Xhevahir Sukaj dhe Gilman Lika.

Azerbajxhan 1-1 Shqipëri:

Golat: Subashic 4’ (1-0), Skela 12’ (1-1)
Gjyqtar: Lasha Sligava

AZERBAJXHANI: Mehtiev (46’ Veliev), Junisoglu, Idika (46’ Dzhaligov), Shukurov, Sadihov, Çertoganov (79' Abdilajev), Abasov, Mamedov (46’ Gusenov), Dzhvadov, Seinalov, Subashic (69' Nadirov)

SHQIPËRIA: Hidi, Beqiri, Vangjeli (46’), Lila, Dallku, Vrapi, Curri, Agolli (95' Muzaka), Bulku, Duro (73' Lika), Berisha (85' Sukaj), Skela

Kartonë të verdhë: Zeinalov/Duro, Agolli, Skela

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:25 am

Trezeguet kthehet në stërvitje

Njoftohet se sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, nga e hëna do t’u bashkohet lojtarëve të tjerë në stërvitje.

Francezi është jashtë fushe që nga dëmtimi i ligamentit të gjurit në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Zenit St Petersburg në shtator.

Për shkak të këtij dëmtimi Trezegol është dashur t’i nënshtrohet operacionit dhe që pas operimit është duke shkuar në fizioterapi në Firence.

Ndërsa të mërkurën është njoftuar se sulmuesi bardhezi në fillim të javës së ardhshme do të kthehet në Torino për të filluar stërvitjet dhe kthimin e formës, ndërsa ai do të mund t’i shërbejë Zonjës së Vjetër vetëm nga shkurti i vitit të ardhshëm, pasi që deri atëherë parashikohet të zgjat rikuperimi i tij i plotë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:25 am

Anglia mposht Gjermaninë

Mbrojtësi i Chelseat John Terry ia ka siguruar fitoren përfaqësueses së Anglisë në ndeshjen miqësore kundër Gjermanisë e cila u zhvillua sonte në Olimpiastadium të Berlinit.

Matthew Upson shënoi golin e parë të ndeshjes duke i dhënë epërsinë skuadrës mysafire (24’), ndërsa ky ishte edhe goli i parë i tij në fanellën e përfaqësueses së Anglisë.

Pas një gabimi të mbrojtjes angleze, gjermanët arritën ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë (63’) me anë të Patrick Helmes.

Mirëpo pa përfunduar takimi (84’), John Terry përmirësoi gabimin e repartit ku luan ai duke shënuar golin që i dha fitoren skuadrës së Fabio Capellos.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:25 am

Italia barazon në Athinë

Përfaqësuesja e Italisë ka barazuar në takimin miqësor të mërkurës mbrëma që u zhvillua në Athinë, të cilin e zhvilloi si mysafir kundër Greqisë me rezultat 1-1.

Të parët në avantazh kaluan vendasit në minutën e 50-të me anë të Fanis Gekas, i cili kishte vetëm pesë minuta që ishte inkuadruar në lojë.

Vetëm pas katër minutash arritën që me anë të sulmuesit të Bayern Munichut, Luca Toni, të barazonin shifrat në 1-1.

Me këtë barazim, trajneri i Italisë Marcelo Lippi e ka thyer rekordin e trajnerit legjendar Vittorio Pozzo, pasi që ka zhvilluar 30 ndeshje në stolin e Azzurëve pa pësuar humbje.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Thu Nov 20, 2008 8:25 am

Argjentina fiton në debutimin e Maradonës si trajner

Argjentina ka shënuar fitore në udhëtim kundër përfaqësues së Skocisë të cilën e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Ky ishte fillim i mbarë i trajnerit të ri në stolin e Argjentinës, legjendës së futbollit, Diego Maradona, pas kritikave që i janë bërë për shkak të mungesë së përvojës si trajner.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi në fillim të takimit (8’) nga një aksion i sulmuesit të Manchester United, Carlos Tevez, i cili pasoi te Jonas Gutierrez, ky i fundit e gjeti lojtarin e Atletico Madridit, Maxi Rodriguez, gjuajtja e të cilit përfundoi në rrjet.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 2:58 pm

Del Bosque i kënaqur me fitoren ndaj Kilit



Pёrzgjedhёsi i Spanjёs, Vicente del Bosque, ёshtё shumё i kënaqur me lojën e tё zgjedhurve tё tij, tё cilёt mbrёmё arritën ta mposhtin përfaqësuesen e Kilit me rezultat 3-0.

“Kishim njё kundёrshtar shumё tё vështirё dhe agresiv sonte. Ata nё asnjë moment nuk na lejuan tё luajmë lojën tonё, e as ta lëvizim topin rreth e rrotull siç e bёjmё zakonisht”, ka thёnё Del Bosque.

“Lojtarёt e mi luajtëm shkёlqyeshёm kundër njё ekipi qё nuk dorëzohej deri nё minutën e 85-tё. Ata na shkaktuan shumё probleme me presionin e vazhdueshëm nё fushё dhe lojën e mbrojtjes njё nё njё, gjёra qё nuk takohen shpesh nё futbollin modern”.

“Megjithatё ne treguam superioritet nё plan teknik dhe ekipor. Mendoj se kjo ishte njё test i shkёlqyeshёm se rezultatet tona kёtё vit kanё qenё tё merituara, kështu edhe do tё vazhdojmë”, përfundon trajneri spanjoll.

Golat pёr spanjollёt i shënuan David Villa (nga penaltia 38’), Fernando Torres (67’) dhe Santi Cazorla (86’).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 2:59 pm

Brazili shkatërron Portugalinë para publikut tё vet



Kombёtarja braziliane nё futboll përfundimisht ka shёnuar fitore para publikut tё vet, pasi nё miqësoren e mbrёmshme mposhti Portugalinё me rezultat tё thellё 6-2.

Gjatё pesё ndeshjeve tё fundit nё shtёpi, Brazili kishte qenё jo nё gjendje tё shënojё fitore. Kjo ishte ndeshja e fundit e Brazilit pёr kёtё vit, dhe pavarësisht se ishte miqësore, kishte shumё vlerё pёr trajnerin Dunga.

Edhe pse ndeshja u luajt nё qytetin e lindjes sё Kaka, Brasilia, ajo i takoi Luis Fabianos, i cili shёnoi tre nga gjashtё golat e shёnuar nga brazilianёt.

Portugezёt shënuan golin e parё tё ndeshjes pas 4 minutash lojё me anё tё Danny, por nuk zgjati shumё dhe Brazili u përgjigj.

Luis Fabiano hapi rezultatin pёr Brazilin, duke barazuar pas edhe 4 minutash tjera, pas njё asistimi nga Robinho, ndërsa solli epёrsinё pёr vendasit nё minutёn e 25-tё, pas njё asistimi nga Kaka kësaj here, me tё cilin rezultat (2-1) edhe përfundoi pjesa e parё. Brazili filloi shkёlqyeshёm edhe pjesёn e dytё duke shtuar epёrsinё me anё tё Maicon (56’). Dy minuta mё pas Luis Fabiano shёnoi golin e tret tё tij.

Portugezët u përgjigjёn nё minutën e 62-tё me anё tё Simao, por brazilianёt nuk ndaluan duke shёnuar edhe dy gola tё tjerё, sё pari me anё tё Elanos (65’) dhe nё fund tё ndeshjes me anё tё Adrianos (90’).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:01 pm

Chelsea do ta vazhdojё marrëveshjen me Ballack


Chelsea ёshtё i gatshёm ta vazhdojё marrëveshjen me mesfushorin gjerman Michael Ballack, kontrata e tё cilit skadon nё fund tё sezonit.

Edhe krahas asaj qё Ballack nё pjesën mё tё madhe tё qёndrimit tё tij nё Stamford Bridge ishte i lënduar, Chelsea dëshiron ta mbajё atё nё radhёt e veta.

Ballack ka opsion nё kontratёn e tij, me anё tё sё cilës mund ta vazhdojё marrëveshjen aktuale pёr edhe 18 muaj.

“Michael ka luajtur njё rol tё rёndёsishёm nё Chelsea dhe nuk ka arsye se pse mos ta shfrytёzojmё atё opsion”, ka thёnё drejtori ekzekutiv i bluve, Peter Kenyon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:01 pm

Terry: Upson luajti shkёlqyeshёm

Kapiteni i Chelseat dhe kombëtares angleze, John Terry, ishte plotё fjalё falënderuese pёr bashkёlojarin e tij tё mbrojtjes, Matthew Upson.

“Matthew Upson ishte njё klas mё ndryshe sonte, ishte fantastik, fitoi shumё duele ajrore, ishte i shkёlqyeshёm me topin dhe shёnoi gol”, ka deklaruar Terry.

“Kjo ishte njё paraqitje e mirё pёr djelmoshat. Me sa duket kjo ёshtё njё pёrbёrje e re, por i shkaktoi probleme menaxherit pёr shkak tё paraqitjeve tё shkëlqyeshme ata qё tregoi”, ka shtuar kapiteni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:07 pm

Wenger: Walcott do tё pauzojё sё paku tre muaj

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, pohon se Theo Walcott do tё jetё sё paku tre muaj jashtë fushe.

19-vjeçari pёsoi lёndim tё martёn gjatё stërvitjeve me përfaqësuesen angleze nё Berlin, para takimit me Gjermaninё.

“Theo pёsoi njё dislokim tё shpatullёs gjatё kohës sё stërvitjes dhe do tё jetё jashtë fushe pёr sё paku tre muaj”, ka thanё Wenger.

Pas lëndimit serioz Theo menjёherё ёshtё përcjellё pёr nё spital, dhe pasi i ёshtё dhёnё ndihma e nevojshme ai ёshtё përcjellё pёr nё Londёr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:08 pm

NBA: Billups udhëheq Denverin drejt fitores ndaj San Antonios

Chauncey Billups ka shёnuar pikёt mё tё larta tё ndeshjes, 22 pikё, pёr tё udhëhequr Denver Nuggets drejt fitores 91-81 ndaj San Antonio Spurs.

Nuggets kanё fituar shtatё nga tetё ndeshje qё kur kanё siguruar shërbimet e Billups nga Detroit Pistons, dy javё mё parё.

Billups po ashtu kontribuoi me gjashtё asistime, Carmelo Anthony shёnoi 21 pikё dhe nёntё kërcime, derisa Denver me kёtё triumf i dha fund tre fitoreve radhazi tё San Antonios.

Duke luajtur pa tё lёnduarit Tony Parker dhe Manu Ginobili, lojtarёt e San Antonio dёshtuan tё jenё tё saktё nё gjuatje, me vetëm 38% qё prekёn rrjetёn.

George Hill ishte mё i sakti te San Antonio me 20 pikё, ndёrsa Tim Duncan u ndalua nё vetëm 12 pikё dhe 11 kёrcime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:08 pm

Modric: Redknapp ёshtё mё i mirё se Ramos

Mesfushori kroat i Tottenhamit, Luka Modric, ka pranuar se ёshtё shumё mё i kënaqur qё kur Harry Redknapp morri drejtimin e Spursave.

“Tё gjithё e ndjejmë ndryshimin. Kjo shkon kah pёrmirёsimi kuptohet. Ai ёshtё njё trajner i shkëlqyeshёm dhe sigurisht se kënaqёsinё tonё ia detyrojmë mu atij”, ka thёnё kroati.

“Krahasuar me Juande Ramos, ai mund tё flasё me lojtarёt dhe tu ofrojё zgjidhje pёr çfarëdo problemi. Kjo ёshtё shumё gjё e mirё, diçka qё trajnerёt tjerё nuk dinё ta aplikojnë”, ka shtuar Modric.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:09 pm

Beqiri: Kartoni ishte keqkuptim i gjyqtarit

Mbrojtёsi kuqezi Elvin Beqiri, i cili u pёrjashtua nё fund tё pjesës sё parё nё ndeshjen e mbrëmshme miqësore qё Shqipёria e zhvilloi ndaj Azerbajxhanit, thotë se kartoni ishte njё keqkuptim i gjyqtarit.

Kartoni i kuq i dhënë nga gjyqtari gjeorgjian Lasha Sligava ishte nxitёs edhe i tensionit tё shkaktuar para pauzës mes ndeshjeve, ndërsa pas fundit tё ndeshjes Beqiri ka komentuar edhe arsyen e ndëshkimit.

“Unë po flisja me një prej sulmuesve kundërshtarë, me të cilin isha konfrontuar thuajse që nga fillimi i ndeshjes”, ka thёnё mbrojtësi shqiptar.

“Që nga momenti i shënimit dhe më pas, Subashiç po më provokonte dhe i gjithë debati im me të u zhvillua në rusisht. Në çastin që unë iu drejtova lojtarit kundërshtar, gjyqtari u keqkuptua, pasi ishte shumë afër dhe kujtoi se e kisha me të”, ka shtuar Beqiri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:09 pm

Roma do ta shesë Aquilanin
Drejtori sportiv i Romës, Bruno Conti, i ka thënë mesfushorit romak, Alberto Aquilani, se do të largohet nga kryeqyteti italian, nëse Roma eliminohet nga Liga e Kampionëve, njofton "Il Romanista".

Kontrata e Aquilanit me Giallorossët përfundon në vitin 2010, ndërsa bisedimet për vazhdimin e saj kanë ngecur.

Skuadra më e interesuar për të fituar shërbimet e 24-vjeçarit është Juventusi që deri më tani ka dështuar ta transferojë mesfushorin.

Ndërsa numri i sotëm i gazetës së fansave romakë, shkruan se Conti e ka bërë të qartë se nëse Roma nuk arrin ta kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, atëherë drejtuesit e klubit do të jenë të detyruar ta shesin Aquilanin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:09 pm

Villarreal planifikon një ofertë 17 milionë euro për Balotellin

Interi po përballet me një sulm të klubeve spanjolle të cilat gjithnjë e më shumë paraqesin interesim për yllin e ri të nerazurëve, Mario Balotellin.

Real Madridi dhe Villarreali janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit, i cili aktivizohet në kombëtaren U21 të Italisë dhe janë të gatshëm të dërgojnë ofertë në drejtim të Interit që në afatin kalimtar të janarit.

Villarreali thuhet se përgatit një ofertë prej 17 milionë eurosh për Balotellin dhe është në gjendje të paguajë gjysmën e kësaj shume menjëherë.

Klubi spanjoll e sheh Balotellin si një zëvendësim të mundshëm të Giuseppe Rossit, i cili me sa duket do të zhvendoset në Juventus këtë dimër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:10 pm

Ramos mund të kalojë te Milan

“Il Corriere Dello Sport” njofton se skuadra e Milanit dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos, për ta zëvendësuar legjendën e Rossonerëve, Paolo Maldini.

Pritet që në fund të sezonin, legjenda e futbollit italian dhe botëror t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, ndërsa vendin e tij duhet plotësuar me një lojtar klasi.

Mbrojtësi spanjoll i krahut, Sergio Ramos, është njeriu kryesor i cili mund ta zëvendësojë Maldinin, prandaj drejtuesit e skuadrës kuqezi janë përqendruar te Los Merengues.

“Duhet patjetër të bëjmë përforcime në mbrojtje pas tërheqjes së Maldinit. Do të jetë shumë vështirë për ta zëvendësuar atë”, ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani.

“Il Corriere Dello Sport” njofton se Rossonerët janë të gatshëm të bëjnë një mega-ofertë për mbrojtësin 22-vjeçar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:10 pm

Ajaxi kërkon zëvendësim për Huntelaar

Drejtori sportiv i Ajaxit, Danny Blind, ka zbuluar se klubi është në kërkim të një sulmuesi, i cili sigurisht se do të ishte zëvendësim për Huntelaar.

Interesimi më i madh për sulmuesin holandez të Ajaxit, Klaar Jan Huntelaar, vjen nga dy ekipet, Arsenali dhe Real Madridi.

Për këtë arsye, Ajaxi tashmë është hedhur në kërkim të një zëvendësimi, i cili me sa duket do të jetë sulmuesi i Groningen, Markus Berg. Blind sheh në të një zëvendësim perfekt për Huntelaar.

“Ai është një prej disa sulmuesve të cilët vazhdimisht jemi duke i përcjellë”, ka bërë të ditur drejtori sportiv, Danny Blind.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:11 pm

Tiago Silva: Ronaldo do të më thyente këmbën
Mbrojtësi i kombëtares së Brazilit dhe klubit Fluminense, Tiago Silva, e ka akuzuar Cristiano Ronaldon për ndërhyrje të ashpër me të cilën ka mundur t’ia thyejë këmbën.

Ronaldo erdhi me shumë pritje në Brazil, dhe që në intervistën e parë për mediat braziliane tha se është “lojtari i parë, i dytë dhe i tretë më i mirë në botë”, por kombëtarja portugeze mbrëmë u mposht thellë nga ajo braziliane.

“Nuk e pranoj faljen. Ishte mirë që kërceva në ndërhyrjen e tij, përndryshe ai do të ma thyente këmbën”, ka thënë Tiago Silva.

“Ai duhet të tregojë më shumë respekt për të tjerët, pa dallim që të gjithë e llogarisin si lojtari më i mirë në botë. Është vështirë ta pranoj atë që ai bëri. Ai ishte nervoz pasi nuk mund të krijonte asgjë”, ka shtuar mbrojtësi brazilian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:11 pm

Adriano: Nëse nuk luaj largohem!
Sulmuesi i Interit, Adriano, ka konfirmuar spekulimet më të reja se ka pasur probleme me trajnerin Jose Mourinho, ndërsa tani i ka vendosur ultimatum klubit: nëse nuk luan do të largohet.

“Kemi pasur probleme me Mourinhon dhe është dashur të qëndroj jashtë fushe për një kohë, së paku katër ndeshje”.

“Sido që të jetë, mendoj se do të kthehem në ndeshjen e të shtunës, pasi që është një takim shumë i rëndësishëm dhe kam për qëllim të luaj mirë’.

“Shpresoj të vazhdoj të luaj për Interin, përndryshe do të luaj për ndonjë skuadër tjetër”, është shprehur sulmuesi brazilian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:12 pm

Henry: Gerrard është më i miri
Sulmuesi i Barcelonës Thierry Henry ka theksuar se kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, e meriton ta fitojë titullin e lojtarit më të mirë në Evropë, dhe se është dëm i madh që ende nuk i është dhënë një çmim i tillë.

“Stiven është frymëzimi i Liverpoolit. Mendoj se është dëm i madh që nuk e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë pas finales së Stambollit në vitin 2005. Për mua Gerrard është më i miri”.

“Ai është mesfushor, ndërsa kur t’i numëroni golat që i ka shënuar, nuk mendoj se ka ndonjë sulmues që ka shënuar gola aq të rëndësishëm”.

“Mendoj se pasi ta përfundojë karrierën, duhet të vlerësohet si njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në repartin e mesfushës. Për mua ai është vetë Liverpooli”, ka thënë francezi, duke shtuar se do të mbetet ëndërr dëshira e tij për të luajtur krahas mesfushorit anglez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Today at 5:13 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme ditore nga bota sportive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» Lajme taze nga KEK-u!
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Murat Jashari:Letra Nr.9 e shenjtë!(Për Hashim Thaqin)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Te Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: