Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lajme ditore nga bota sportive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10
AutoriMesazh
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:12 pm

Robinho dëshiron tё jetё mё i miri nё botё
Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, zbulon se ai synon tё fitojё titullin e Lojtarit mё tё Mirё nё Botё.

Braziliani ishte përforcimi mё i shtrenjtё i Premierligёs, me Manchester Cityn qё pagoi 32,5 milionё funte pёr tё marrё shёrbimet e tij.

Robinho deri tash ka shёnuar shtatё gola dhe ka shumё ambicie pёr veten dhe klubin e tij. Ai nuk arriti tё gjendet nё listёn pёr Lojtarin mё tё Mirё tё këtij viti, por thotë se nё tё ardhmen e afërt do tё mund tё luftojё pёr shpërblimin individual.

“Qëllimi im ёshtё tё jem mё i miri nё botё, pa dyshim. Shpresoj se do tё mund ta arrij kёtё nё disa vitet e ardhshme dhe do tё mund tё garoj pёr trofeun e lojtarit mё tё mirё nё botё”, ka thёnё Robinho.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:12 pm

Amauri: Interi është skuadër mesatare
Sulmuesi i Juventusit Carvalho Amauri beson se skuadra e tij ka potencial për ta fituar edhe Scudetton edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa thotë se rezultati kundër Interit nuk do ta përcaktojë Kampionatin.

Bardhezinjtë udhëtojnë në Milano për t’i fituar tre pikët në Derbin e Italisë i cili do të zhvillohet të shtunën mbrëma në Giuseppe Meazza.

“Juventus dhe Inter janë dy skuadra të mëdha, dhe ne po kalojmë në një moment shumë të mirë si ekip. Ata po ashtu po luajnë mirë, pasi kanë arritur ta mposhtin Palermon në udhëtim. Shpresojmë se shtatë fitoret radhazi dhe fitorja në Bernabeu do të na japin shtytje që të dalim fitues”.

“Aktualisht ne po luajmë më mirë se ata, pasi që në ndeshjen e të shtunës kundër Palermos, Interi ishte një skuadër mesatare”.

I pyetur nëse do të dëshironte Scudetton apo Ligën e Kampionëve, Amauri është përgjigjur: “Do të ishte mirë t’i fitonim të dyja”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:13 pm

Carlos: Perez e dëshiron dhe do ta marrё presidencën e Realit
Mbrojtёsi brazilian, Roberto Carlos, thotë se Florentino Perez mund ta sfidojё Ramon Calderon pёr postin e presidentit tё Real Madridit.

“Florentino Perez dëshiron tё kthehet nё stolin e presidentit tё Real Madridit dhe nёse ai dëshiron ai edhe do ta bёjё kёtё”, ka thёnё ish mbrojtësi i Realit.

“Ai jeton pёr futbollin dhe i mungon Real Madridi. Shumё njerëz do tё ishin tё ngazëllyer ta shohin atё tё rikthehet”, ka shtuar Carlos, i cili tash aktivizohet nё kampionatin turk tek Fenrebahce.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:13 pm

City përgatit ofertën për Buffon, reagon Blanc
Mediat italiane njoftojnë se 'pasanikët' e Manchester Cityt janë duke përgatitur një ofertë marramendëse për shërbimet e portierit Gianluigi Buffon, mirëpo drejtuesit e Juves kanë thënë se numri një i tyre nuk është në shitje.

Portieri i Juves është ndër të parët në listën e sheikëve të Abu Dhabi United Group, ndërsa mësohet se vlera që do t’i ofrohet Zonjës së Vjetër për të hequr dorë nga portieri më i mirë në botë, është rreth 75 milionë euro.

Përveç vlerës së transferim, “Gazzetta dello Sport” shkruan se portierit italian do t’i ofrohet një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon, që e bën automatikisht lojtarin më të paguar në Evropë.

Gigi aktualisht është lojtari më i paguar te Zonja e Vjetër, me pesë milionë euro për sezon, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2013. Megjithatë vetëm para disa ditësh portieri bardhezi ka deklaruar se nëse Juves do t’i shërbente shitja e tij, atëherë ai vërtet do të mendojë për një largim.

Mirëpo, drejtori menaxhues i Juvenusit, Jean Claude Blanc, ka thënë se Buffon nuk do të largohet nga klubi dhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër nuk planifikojnë shitjen e tij.

“Buffon pranoi të luante në Serie B dhe gjithmonë është shprehur se dëshiron të qëndrojë këtu. Nëse ai dëshiron të qëndrojë këtu ne nuk do ta shesim”, është shprehur Blanc.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:14 pm

Dunga: Robinho së shpejti më i miri
Trajneri i Brazilit Dunga e ka paralajmëruar asin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, se sulmuesi brazilian i Manchester Cityt në një të ardhme shumë të afërt do të jetë lojtari më i mirë në botë.

“Duhet ta respektojmë atë që ka bërë Cristiano Ronaldo në vitet e fundit dhe mendoj se ai e meriton një vlerësim për këtë”.

“Megjithatë, Robinho është po ashtu në një nivel të lartë dhe po zhvillohet vazhdimisht. Shumë shpejtë do t’i kemi tre brazilianë të cilët do të konkurrojnë për çmimin e lojtarit më të mirë në botë”, është shprehur Dunga i cili ka për qëllim të shpallet kampion bote me Brazilin në vitin 2010.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:14 pm

Crespo dëshiron të qëndrojë më gjatë në Madrid
Sulmuesi i Interit Hernan Crespo nuk dëshiron të transferohet te Real Madrid për afat të shkurtër kohor, por kërkon që të qëndrojë më gjatë në Santiago Bernabeu.

Mbretërit dëshirojnë të angazhojnë një sulmues në vend të të lënduarit Ruud Van Nistelroy, ndërsa i kanë ofruar Crespos një ofertë gjashtëmujore për të kaluar në skuadrën e tyre.

“Hernan ndjehet shumë mirë te skuadra e Interit. Ai do të largohej në janar nëse një skuadër i ofron kontratë të plotë dhe pagë tërheqëse”, është shprehur agjenti i Crespos, Fernando Hidalgo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
flor3nt2po2
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 107
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Nov 21, 2008 3:14 pm

Riva: Amauri më i mirë se Ibra
Futbollisti i dikurshëm italian, Luigi Riva, beson se sulmuesi i Juventusit, Amauri, është lojtar më i mirë se asi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ndërkohë që pret të shikojë një ndeshje të bukur në Derbin e Italisë të shtunën mbrëma.

Riva ka qenë sulmues i Cagliarit dhe ka bërë 315 paraqitje në Serie A, ndërsa ka qenë pjesë e skuadrës e cila e fitoi Scudetton në vitin 1970.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Amauri. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën ku luan. Ai mundohet shumë dhe nëse skuadra është në vështirësi, ai gjen zgjidhje”.

“Ibra është lojtar më tepër teknik dhe tip i lojtarit që ka fantazi të mirë. Asnjëherë nuk kam menduar se do të bëhej kaq i mirë. Ibra është përmirësuar shumë që nga koha që është transferuar në Itali, mirëpo unë mendoj se Amauri është më i mirë”.

“Takimi i mbrëmjes së nesërme konsiderohet si njëri ndër më të mirët në historinë e këtyre dy skuadrave. Interi nuk e ka mposhtur Juven qe katër vite në Giuseppe Meazza”, ka përfunduar Riva.

Derbi i të nesërmes do të jetë Derbi i parë i Italisë për Amaurin, dhe pritet që ai të lë përshtypje në këtë sfidë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
erolind
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 676
Age : 17
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Mon Jan 25, 2010 10:44 pm

Cito :
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kosov-crew.0forum.biz
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Today at 5:13 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme ditore nga bota sportive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10
 Similar topics
-
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» Lajme taze nga KEK-u!
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Murat Jashari:Letra Nr.9 e shenjtë!(Për Hashim Thaqin)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Te Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: