Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lajme ditore nga bota sportive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:21 pm



Sulmuesi kamerunas i Barcelonës, Samuel Eto kryeson renditjen e golashënuesve në kampionatin spanjoll, por ai këmbëngul se meritat për efikasitetin e tij i takojnë edhe bashkëlojtarëve të tij. Sulmuesi i Valencisë, David Vila ka shënuar 9 gola në tetë javët e para të Primera Divisionit spanjoll, kurse po aq gola në konton e tij ka edhe Eto, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Almerisë (5:0) realizoi tre gola.
"Pa ndihmën e skuadrës nuk jam askushi. Kjo është ajo që do të thoja për tre golat e mi të shënuar ndaj Almerisë. Nuk realizoj gola për të qenë golashënuesi më i mirë i ligës, por për t'ua lehtësuar punën bashkëlojtarëve të mi. Më e rëndësishme se golat e mi është fakti se skuadra është e motivuar. Nuk e vë në presion repartin mbrojtës së kundërshtarëve vetëm unë, por e gjithë skuadra", ka pohuar Eto, i cili mendon se ende ka vend për t'u përmirësuar e gjithë skuadra. Barcelona momentalisht zë vendin e dytë në rewnditje, me një pikë më pak se Valencia. "Synimi im është që të jem edhe më i mirë se sa edicionin e kaluar. Të gjithë duhet të mendojmë kështu. Të përparosh në lojë është mënyra e vetme për ta ruajtur pozitën e titullarit në skuadrën e Barcelonës", ka përfunduar Eto.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:22 pm



Kristiano Ronaldo lojtar i vitit sipas FIFpro

Ylli portugez i Mançester Junajtedit, Kristiano Ronaldo ka fituar çmimin e futbollistit të vitit nga Shoqata e futbollistëve profesionistë, FIFpro. Ndërkohë, në skuadrën e vitit kanë dominuar futbolli anglez dhe ai spanjoll, pasi vetëm Kaka është përfshirë nga Serie A në mesin e 11 futbollistëve që përbëjnë skuadrën ideale të vitit 2008.
Shoqata FIFpro ka 57.500 anëtarë, të cilët kanë votuar në këtë anketë dhe në fund portugezi Ronaldo mori shumicën e votave. "Të marrësh shumicën e votave nga më shumë se 50.000 futbollistë profesionistë është diçka mahnitëse", ka theksuar Kristiano Ronaldo. Në skuadrën më të mirë të vitit janë të përfshirë tre futbollistë të Barcelonës: Karles Pujol, Çavi Hernandez dhe Lionel Mesi, derisa Real Madridi, Liverpuli dhe Mançester Junajtedi kanë nga dy futbollistë.

Skuadra e vitit sipas FIFpro
Portier: Iker Kasilas (Real Madrid)
Mbrojtës: Serxhio Ramos (Real Madrid), Xhon Terri (Çelzi), Karles Pujol (Barcelona), Rio Ferdinand (Mançester Junajted).
Mesfushorë: Stiven Xherard (Liverpul), Çavi (Barcelona), Rikardo Kaka (Milan).
Sulmues: Lionel Mesi (Barcelona), Fernando Torres (Liverpul), Kristiano Ronaldo (Mançester Junajted).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:23 pm



Murinjo dëshiron të jetë pasardhës i Fergusonit

Trajneri i Interit, Hose Murinjo, ditë më parë ka pranuar se dëshira e tij është që pas aventurës me Interin të kthehet sërish në drejtim të një skuadra angleze, kurse disa media angleze kanë bërë të ditur se dëshira e portugezit është të marrë drejtimin e Mançester Junajtedit. Njëri nga zyrtarët e lartë të ish-klubit të tij, Çelzi, ka zbuluar për "News of the World", se Murinjo dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës nga "Old Trafford".
"Hose Murinjo gjithmonë e ka dashur Mançester Junajtedin dhe këtë nuk e ka fshehur kurrë. Madje, ai ka qenë i dashuruar në këtë skuadër dhe thoshte se një ditë do të jetë trajner i skuadrës më të madhe në botë", ka thënë zyrtari i lartë i Çelzit në kushte anonimiteti. Për të realizuar këtë dëshirë të madhe Murinjo sigurisht se nuk do të pres shumë gjatë, pasi trajneri aktual i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson ka pranuar se epokës së tij po i vjen fundi. "Nuk dua të bëhem si Bobi Robson dhe të punoj edhe pas moshës 70-vjeçe. Duhet ta dish se kur duhet t'i japësh fund detyrës si trajner. Megjithatë, duhet pranuar se futbolli është si droga dhe është vështirë të heqësh dorë nga ai", ka pohuar Ferguson, i cili drejtimin e "djajve të kuq" e ka marrë në vitin 1986.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:25 pm



Xherard: Puna e vështirë na pret në të ardhmen

Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard ka pohuar se kryesimi i renditjes nga skuadra e tij nuk duhet të shkaktojë vetëkënaqësi te futbollistët, pasi vetëm tash fillojnë detyrat e vështira. Skuadra e Rafa Benitezit arriti që t'i jap fund serisë prej 86 ndeshjeve pa humbje të Çelzit para tifozëve të vet dhe të shkëputet e vetme në renditjen e Ligës Premiere, me tri pikë më shumë.
Para ndeshjes së nesërme me Porsmuthin, Xherard ka pohuar: "Me rëndësi është që të mos na kaplojë entuziazmi i tepruar, pasi ende jemi në muajin tetor dhe përfundimi i kampionatit ende është shumë larg. Jemi në një pozitë të mirë, por Çelzi është skuadër fantastike e cila do të kthehet, kurse aty është edhe Man]ester Junajtedi. Ende nuk kemi fituar asgjë. Fitorja ndaj Çelzit është tejet e rëndësishme dhe tri pikët e atij takimi janë të mëdha, por nëse dështojmë kundër Porsmuthit, atëherë ato tre pikë të fituara në "Stamford Bridge" do të humbin vlerën e tyre", ka theksuar Xherard, duke shtuar: "Nëse dëshironi të bëheni kampion në Angli, duhet të përballesh me presionin të cilin e sjell të qenit lider i renditjes. Kjo për ne është një sfidë e madhe. A do të mund të përballemi me sukses me këtë presion? Deri më tash kemi qenë të shkëlqyeshëm, nuk kemi pësuar humbje dhe duhet të vazhdojmë kështu, duke filluar që nga ndeshja me Porsmuthin".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:26 pm



Mesi: Emërimi i Maradonës si përzgjedhës nuk sjellë presion shtesë

Futbollisti më i mirë dhe më i popullarizuar argjentinas, Lionel Mesi, ka thënë se nuk e ka pasur të qartë për çfarë arsyesh Alfio Bazile vendosi të jap dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të kombëtares së Argjentinës.
"Nuk e di për çfarë arsye u largua Bazile dhe çfarë ndodhi. Në kombëtaren argjentinase çdo ndryshim i trajnerit mund të sjell shumë të papritura të dëmshme", ka theksuar Mesi. Pas dorëheqjes së Alfio Baziles më 17 tetor për shkak të serisë së dobët të rezultateve në kualifikimet për Botërorin 2010, janë përmendur shumë emra për pasardhës të tij, në mesin e të cilëve edhe Diego Maradona. Lionel Mesi mendon se emërimi eventual i Maradonës në këtë post nuk do të sjellë te futbollistët asnjë presion shtesë. "Pa marrë parasysh se kush do të jetë përzgjedhës, për mua është e njëjtë. Me rëndësi është që të punohet mirë dhe të kthehemi në krye të grupit, atje ku Argjentina e ka vendin. Nëse do të zgjidhej Maradona, kjo nuk do të shkaktonte asnjë presion shtesë për ne futbollistët", ka theksuar Mesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:27 pm



Mesfushori francez në radhët e Milanit, Mateju Flamini, ka pohuar se i gëzohet shumë ardhjes së Dejvid Bekamit në "San Siro", pasi e vlerëson shumë atë si profesionist dhe si person. Flamini ka pasur rastin ta njoh Bekamin edicionin e kaluar, kur ishte anëtar i Arsenalit. Gjatë asaj kohe, sa ishte pushimi në ligën amerikane të futbollit, Bekami ishte bashkuar me Arsenalin për t'u stërvitur.
"Bekami është një person fisnik dhe madje paksa i ndruajtur. Por, ai është një punëtor i madh dhe është gjë e shkëlqyeshme që Milani dëshiron ta ketë në radhët e veta një futbollist të tillë. Personalisht gëzohem shumë për ardhjen e tij dhe besoj se kështu do të reagojnë edhe futbollistët e tjerë të Milanit. Kam stërivur bashkë me të për tre muaj në Arsenal. Ai është një profesionist i vërtet dhe një person i mrekullueshëm si brenda ashtu edhe jashtë fushës së gjelbër", është shprehur Flamini. Është interesant fakti se mesfushori francez ka dhënë komplimente edhe për trajnerin e Interit, rivalin lokal të Milanit, Hose Murinjo. "Në Angli e kanë adhuruar, ngase ka fituar shumëçka me Çelzin. Mendoj se ai është një person të cilin ose e duani ose e urreni. Për mendimin tim ai është një trajner i madh", ka përfunduar Flamini.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:29 pm



Luka Toni mungon edhe ndaj Aintrahtit

Sulmuesi i Bajernit të Munihut, Luka Toni, nuk do të luajë as në ndeshjen e së mërkurës ndaj Aintrahtit të Frankfurtit, në kuadër të javës së 10-të të Bundesligës. Toni u lëndua në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Fiorentina në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe për shkak të këtij lëndimi mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Volfsburgut, të cilën skuadra e drejtuar nga Jurgen Klinsman e fitoi me rezultat 4:2, edhe pse ishte në disavantazh, 0:2.
"Ndeshja më Aintrahtin është e hershme për aktivizimin e Tonit. Atij i duhet më shumë kohë për t'u shëruar plotësisht nga lëndimi", ka theksuar trajneri i Bajernit, Jurgen Klinsman, duke e konfirmuar mungesën e sulmuesit italian në ndeshjen e së mërkurës. Kësisoj, pritet që Toni të jetë në dispozicion të Klinsmanit për ndeshjen e së shtunës ndaj Arminisë së Bielefeldit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:29 pm

Të premten, spektakël boksi në Ferizaj

Të premten, më 31 tetor në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, do të organizohet një spektakël i boksit, ku krahas boksit amator do të zhvillohen edhe dy meçe të boksit profesionist.
Në fakt, këtë mbrëmje të boksit do ta organizojë KBox “Kastrioti” nga Ferizaj në bashkëpunim me klubin gjerman “Promotion”, ku bokson ish-boksieri i klubit ferizajas, Jeton Vishi, i cili tashmë ka kaluar në boksin profesionist. Sipas zyrtarëve të klubit ferizajas, Jeton Vishi ka shprehur dëshirën të boksojë para publikut ferizajas dhe këtë dëshirë të tij klubi e ka bërë realitet, falë sponsorëve kryesor të boksierit Vishi, që janë vëllezërit Jakupi. Në meçin kryesor të mbrëmjes, Jeton Vishi do të boksoj kundër bullgarit, Ilian Vasilev, 10 runde nga 3 minuta, kurse krahas këtij meçi do të zhvillohet edhe dueli ndërmjet dy boksierëve kosovarë që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në klubin Box Promotion, Besnik Vranovci e Sami Musa, në 5 runde nga 2 minuta. Ndërkohë, me kërkesë të klubit ferizajas, Federata e Boksit e Kosovës në këtë mbrëmje boksi ka përfshirë edhe tri meçe të boksit amator, ku do të boksojnë Milot Shabani, Faton Xhakli dhe Kadri Murseli ndaj kundërshtarëve nga Gjermania dhe Maqedonia. Kjo mbrëmje spektakli, e cila përveç boksit do të ketë edhe program artistik, do të fillojë në orën 19:00.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:32 pm

Ronaldo: Momentalisht jam "i plagosur, jo i vdekur"

Futbollisti brazilian, Ronaldo (32-vjeç), i cili po shërohet nga lëndimi i rëndë në gjurin e majtë, ka pohuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që ai të luajë për Flamengon. "Flamengo ka përparësi dhe kjo është ëndrra ime. Nëse gjithçka kalon si duhet, atëherë do të dëshiroja të luaja për Flamengon", ka pohuar Ronaldo, i cili është larg fushës së gjelbër tash e tetë muaj.
Ronaldo beson se do të kthehet në fushën e lojës në fillim të vitit të ardhshëm. "Momentalisht jam një ushtar i plagosur, por ende nuk jam i vdekur", kështu e ka përshkruar gjendjen e tij futbollistike Ronaldo. "Kthimi im në futboll do të ndodh, vetëm nëse do të jem plotësisht i gatshëm në aspektin fizik. Nuk dua që tifozët në 'Maracana' të më fishkëllejnë", ka shtuar Ronaldo. Golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve botërore ka thënë se deri më tash ka humbur peshë të mjaftueshme, por ka thënë se ende e pret një punë e madhe për të arritur përmasat e duhura për të qenë një futbollist aktiv.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:32 pm

Progresi përforcohet me tre basketbollistë

Klubi i basketbollit Progres (ish-Bambi) nga Mitrovica, ka paraqitur kërkesë për çregjistrimin e lojtarëve të huaj, Devrnja dhe Pejanoviq dhe për regjistrimin e dy lojtarëve tjerë të huaj Boban Bilbija dhe Mladen Gambirozha, si dhe lojtarin vendor Milosh Martinoviq.
Në rast të përmbushjes së kritereve të parapara me vendimin e Bordit të FBK-së për regjistrime jashtë afatit kalimtar, të tre këta lojtarë do të kenë të drejtë loje në ndeshjen e javës së shtatë të Mabeteks Superligës, Trepça – Progres, që zhvillohet me 1 ose 2 nëntor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:39 pm



Toni Adams menaxher i ri i Portsmouthit

Mbrojtësi legjendar anglez, Toni Adams, do të jetë menaxheri i ri i Portsmouthit, pas largimit të ish-trajnerit Harry Redknapp në drejtim të Tottenhamit.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit pritet që të prezantohet në konferencën e sotme të shtypit, si menaxher i ri i Portsmouthit. Sipas informatave të mediave angleze, klubi do t’i ofrojë marrëveshje dy vjeçare, që do të nënshkruhet sot pasdite.

Debutimi i tij në pozitën e menaxherit pritet të jetë që nesër, kur Portsmouth do të jetë mysafir i Liverpoolit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:40 pm



Juventusi fillon negociatat me Diegon
Ekipi italian Juventus ka dërguar një ofertë të freskët për yllin e Werder Bremenit, brazilianin Diego, me shpresë se do të mund ta sjellë atë në klub në afatin kalimtar të janarit.

Klubi italian u përpoq të nënshkruajë me brazilianin edhe vitin e kaluar, por përpjekja ishte e pasuksesshme.

Sipas Tuttosport, babai i Diegos, Djair da Cunha, i cili është edhe agjent i tij, nesër do të duhet të takohet me Juventusin për të filluar negociatat në mes dy palëve.

Parashihet se bardhezinjtë do të duhet të ndajnë afro 15 milionë funte për të bindur Werderin të heqë dorë nga shërbimet e Diegos, edhe pse gjermanët kanë opsione të tjera në mesfushë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:41 pm



Ljungberg pajtohet të transferohet në Amerikë
Ish-futbollisti i Arsenalit, Freddie Ljungberg, sot do të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare me klubin e MLS ligës amerikane, Seattle Sounders, nga e cila do të fitojë 10 milionë dollarë.

31-vjeçari, i cili është liruar nga West Hami në gusht, është pajtuar të nënshkruajë marrëveshje në të cilën është përfshirë edhe përdorimi i figurës së tij, brenda pagës prej 5 milionë dollarësh në sezon.

Me këtë ish-lojtari i Arsenalit po ndjek hapat e David Beckham.

Ljungberg, i cili shënoi dy gola në 26 ndeshje në sezonin e fundit për topçinjtë, do ta fillojë sezonin e parë në MLS në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Sipas informatave nga Seattle, ai zyrtarisht do të prezantohet në konferencën e sotme të shtypit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:43 pm



Arsenali interesohet për Aquilanin

Klubi i Premierligës, Arsenali, është i gatshëm të hidhet në sulm për të marrë shërbimet e mesfushorit të Romës, Alberto Aquilani.

Situata në klubin italian nuk është stabile, dhe romakët janë në krizë serioze, e cila padyshim se reflektohet edhe në disponimin e futbollistëve.

Mesfushori italian Aquilani ende nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit për të vazhduar marrëveshjen. Sipas La Stampa, Aquilani me siguri do të shitet nëse Roma nuk arrin të sigurojë vend në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit të ardhshëm.

Ndërsa një prej shumë ekipeve të cilat janë duke përcjellë zhvillimin e situatës në Romë dhe që interesohet për Aquilanin është edhe Arsenali.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 7:44 pm



Wenger: Adams zgjidhje e qëlluar nga Portsmouth

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se sipas tij Portsmouth ka bërë një zgjidhje të qëlluar duke caktuar si trajner ish-kapitenin e Arsenalit, Tony Adams, pas largimit të Harry Redknapp.

Adams, i cili ishte asistent i Redknapp në Fracton Park, tashmë ka zënën vendin e menaxherit, ndërsa ish-trajneri i tij, Arsene Wenger, mendon se ai është tërësisht i përgatitur për sfidën.

“Kjo risi vërtet më ka gëzuar. Mendoj se kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të dhe i dëshiroj të gjitha të mirat”, ka deklaruar trajneri francez.

“Ai ka 42 vjet, një moshë ideale për të filluar si trajner. Ka një përbërje të mirë dhe tashmë edhe një përvojë të shkëlqyeshme si asistent në ekip”, ka komentuar më tej Wenger.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Tue Oct 28, 2008 9:03 pm



Klinsman: Hoffeheim kandidat potencial për kampion

Trajneri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, mendon se sensacioni i Bundesligës për këtë sezon, Hoffenheim, është kandidat potencial për të fituar kampionatin.

“Që para fillimit të sezonit thash se Hoffenheim do të luftojë minimum për pjesëmarrje në Evropë. Ky ekip është grumbulluar me plan strategjik dhe do ta çojë rrugën deri në fund”, ka thënë Klinsmann.

“Është një përbërje plot kualitet, klubi është i qëndrueshëm dhe nuk ka presion mediatik. Askush nuk pret çudi, por ata befasojnë çdo javë. Mendoj se do të përfundojnë në mes pesë ekipeve të para dhe sipas ndeshjeve deri tash të zhvilluara, duhet ta pranoj se është një kundërshtar i rrezikshëm dhe kampion potencial”, ka shtuar Klinsmann.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 11:20 am



Adebayor: Tottenham luan vёrtet keq

Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka nxitur debatin para ndeshjes sё nesёrme pёrballё rivalit londinez Tottenhamit, duke thёnё se kundёrshtari i radhёs vёrtet “luan keq” dhe ndjen keqardhje pёr ekipn e Harry Redknapp.

“Mendoj se çdo lojtar ndjen keqardhje pёr ta. Ata kanё njё ekip tё fuqishёm, lojtarё tё mirё dhe jam i sigurt se brenda disa muajsh ata do t’u rikthehen fitoreve”, ka thёnё Adebayor.

Tottenhami ёshtё i fundit nё tabelё dhe fitorja e fundit kundёr Boltonit ishte edhe e para nё sezonin e ri, dhe erdhi pas tri humbjeve radhazi.

“Pёr momentin ata kanё mungesё tё vetёbesimit dhe kur kjo mungon gjithmonё ёshtё vёshtirё tё fitoni ndeshjet. Por pёr momentin Tottenhami vёrtet luan keq”, ka shtuar sulmuesi i Arsenalit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 11:22 am



FIA: Ferrari ёshtё i “keqinformuar”

FIA ka reaguar nё kёrcёnimet e Ferrarit pёr largim nga Formula 1, duke thёnё se kjo skuteri ёshtё “keqinformuar” pёr planet e standardizimit nё teknologjinё e Formula 1.

“FIA ka vёrejtur deklaratёn e lёshuar nga Bordi i Drejtorёve tё Ferrarit. Duket se Ferrari ёshtё i keqiformuar. FIA iu ka ofruar skuterive tre opsione, njё prej tё cilёve ёshtё i ashtuquajturi motorri standard dhe njё tjetёr motori i garantuar nga ana e konstruktorёve sё bashku pёr skuteritё e pavarura deri nё 5 milionё euro pёr sezon” thuhet nё deklaratё.

“Iu takon fabrikuesve tё pajtohen me njёrёn prej tre opsioneve ose tё nxjerrin vetё njё propozim pёr tё reduktuar shpenzimet nё njё nivel tё pranueshёm. Nёse asnjё nuk bёhet, FIA do tё marrё çfarёdo masash pёr tё ruajtur kredibilitetin e Kampionatit Botёrorё edhe pёr ngasёsit edhe pёr konstruktorёt”.

Nё kёtё deklaratё, institucioni mё i lartё i automobilizmit jep dy opsionet pёr reduktimin e kostove, por nuk pёrmend asnjё fjalё pёr opsionin e tretё.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 11:24 am



Kaladze: Brad Pitt apo George Clooney pёrforcimi i radhёs?

Mbrojtёsi i Milanit, Kakha Kaladze, ka pёrshёndetur pёrpjekjet e drejtuesve tё klubit pёr tё bёrё njё ekip tё fuqishёm dhe kualitativ, por ka thёnё se mediat gjithnjё e mё shumё i mendojnё rosonerёt si njё grup yjesh tё Hollywoodit se sa si ekip futbollistik.

Pёrfaqёsuesi i Gjeorgjisё ka thёnё se ёshtё i kёnaqur me faktin se nё ekip nё muajin janar do tё arrijё futbollisti mё i popullarizuar nё botё, mesfushori anglez David Beckham.

“Ardhja e tij do tё ishte shumё pozitive pёr klubin. Nё zhveshtore megjithatё shpesh bёjmё shaka rreth kёsaj teme dhe pёrmendim se kush do tё jetё pёrforcimi i radhёs. Ndoshta Brad Pitt ose George Clooney”, ka thёnё 30-vjeçari.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 11:26 am



Zyrtare: Maradona trajneri i ri i kombëtares së Argjentinës

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, do të caktohet sot si trajner i ri i kombëtares së Argjentinës.

Pas disa takimeve me presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Julio Grondona, drejtori i përfaqësueses Carlos Bilardo ka deklaruar se Maradona do të jetë trajneri i ardhshëm i Argjentinës.

“Diego do të jetë përzgjedhësi i kombëtares tonë”, ka qenë deklarata e shkurtë e Bilardos.

Të enjten pritet që Maradona edhe zyrtarisht të prezantohet në konferencë shtypi si përzgjedhës i ri i Argjentinës.

Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror vjen në pozitën e selektorit pas dorëheqjes së ish-trajneri Alfio Basile për shkak të rezultateve të dobëta të të zgjedhurve të tij.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 11:27 am



Rafa: Premierliga më e vështirë se La Liga

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka deklaruar se Premierliga është më vështirë të fitohet krahasuar me La Ligën, duke shtuar se ekipi duhet të jetë “pothuajse perfekt” për të arritur sukses në Angli.

Benitez fitoi dy tituj të ligës me Valencian dhe pritjet ishin të mëdha kur ai zëvendësoi të shkarkuarin Gerard Houllier në Liverpool në vitin 2004. Spanjolli ende nuk e ka përcjellë suksesin nga Mestalla në Anfield.

Një triumf në Ligën e Kampionëve dhe një finale dy vite më pas, kanë lënë nën hije faktin se të kuqtë ende kërkojnë titullin e parë të Premierligës nga spanjolli.

“Premierliga është më e vështirë për t’u fituar se La Liga. Këtu ka shumë klube me shumë para. Në Spanjë e keni Barcelonën dhe Real Madridin”, thotë spanjolli.

“Chelsea, Manchester United dhe Arsenali nuk humbasin shumë ndeshje dhe gjithmonë mund të thoni se një prej tyre bën gabime. Por të tre ekipet në të njëjtën kohë? Kjo është vështirë të ndodhë”, shton Benitez.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 4:40 pm



Kristiano Ronaldo: Vazhdimisht synoj të përmirësohem

Mesfushori i Mançester Junajtedit, Kristiano Ronaldo, i cili dje fitoi trofeun e FIFpro-s (Federatës Ndërkombëtare të Futbollistëve Profesionistë), ka thënë se gjithnjë i ka besuar talentit të tij. “Jam një futbollist ambicioz dhe vazhdimisht kërkoj të përmirësojë lojën time. Këtë e bëjë pasi dua që një ditë të bëhem futbollisti më i mirë në botë”, ka thënë Ronaldo, duke shtuar:
“Që të jem i sinqertë nuk besoja që kaq shpejt të arrija në këtë lartësi”. Po ashtu, Ronaldo ka thënë se nuk beson që sivjet do ta fitoj ‘Këpucën e artë’. “Nuk jam një sulmues i parë, prandaj edhe vetë kam mbetur i befasuar që edicionin e kaluar realizova 42 gola. Sivjet nuk besoj se do të arrijë më shumë se sa në shifrën e 22 ose 23 golave”, ka përfunduar Kristiano Ronaldo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 4:47 pm



Juventus interesohet për Xavin
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se mesfushori spanjoll i Barcelonës, Xavi Hernandez, është në fokus të ekipit italian Juventus.

Sportivja spanjolle Sport zbulon se Xavi është në listën e ngushtë të dëshirave të gjigantit italian.

Pas fillimit të dobët të sezonit, Juventusi seriozisht është duke menduar për përforcime të reja. Zonja e Vjetër dëshiron mesfushorë me përvojë dhe të dëshmuar.

Krahas Xavit, mediat shkruajnë se edhe braziliani i Werderit, Diego, mund të jetë një përforcim i ri për klubin italian.

Xavi tashmë ka filluar negociata me Barcelonën për vazhdim të marrëveshjes deri në vitin 2014.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 4:49 pm



Ronaldo: Nuk do të kaloj te PSG
Ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit dhe ish-lojtari më i mirë në botë, braziliani Ronaldo, ka thënë se ai nuk do të transferohet tek ekipi francez Paris Saint-Germain.

Pas thashethemeve që qarkulluan në ditët e fundit, vetë “fenomeni” ka hedhur poshtë hipotezën e kalimit të tij në kampionatin francez për të bartur fanellën e ish-skuadrës së Lorik Canës, Paris Saint-Germain.

“Në Francë do ta taksonin pasurinë time me 4% dhe duke bërë vetëm pak llogari i bie që rroga ime të zvogëlohet shumë”, ka shpjeguar shkurt Ronaldo.

Kështu duket se arsyeja kryesore që Ronaldo refuzon Francën është çështja ekonomike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 4:50 pm



Giggs dëshiron fitore të dyfishtë
Edhe krahas asaj që Liveprool është duke udhëhequr luftën për titullin e Premierligës, pasi theu rekordin e Chelseat në vikendin e kaluar, askush nuk bën panikë në Manchester Untied, veçanërisht jo veterani Ryan Giggs.

Kampioni i 10 -fishtë me djajtë e kuq ka përvojën e duhur sa të dijë se asgjë nuk është e zgjidhur derisa nuk vjen maji.

“Është fakt se jemi pas Liverpoolit dhe Chelseat, dhe kjo do të thotë se kemi nevojë për fitore. Duhet ta plotësojmë ngecjen sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Giggs.

“Kemi mundësi ta arrijmë qëllimin që këtë të mërkurë kundër West Hamit, ndërsa pastaj edhe në fund të javës kundër Hull Cityt. Të shpresojmë se do të vazhdojmë me fitore edhe më pas”, ka shtuar uellsiani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 4:51 pm



Maradona: Do ta nxjerr më të mirën nga Messi
Përzgjedhësi i ri i kombëtares së Argjentinës në futboll, Diego Maradona, thotë se e din se si ta nxjerrë më të mirën nga Lionel Messi.

Mbrëmë në orët e vona u publikua se Maradona do të jetë trajneri i ri i kombëtares argjentinase. Legjenda e futbollit ka bërë të ditur menjëherë se Lionel Messi do të jetë figura kryesore në kombëtare, nën drejtimin e tij.

“Ai është një futbollist fenomenal dhe duhet t’i jepet liri e lojës pa ndonjë përgjegjësi. Ai ka vetëm 20 vjet dhe luan për Barcelonën. E di se si ta nxjerr më të mirën nga ai”, ka deklaruar Maradona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Wed Oct 29, 2008 4:52 pm



Reali i gatshëm ta shesë Ramosin
Kampioni i Spanjës, Real Madrid, është i gatshëm t’i analizojë ofertat për mbrojtësin Sergio Ramos, ka bërë të ditur Radio Marca.

Reali ka hequr dorë nga plani t’i ofrojë marrëveshje jetësore Ramosit, veçanërisht pas intervistës së tij në vikendin e kaluar e cila i dedikohej trajnerit Bernd Schuster.

Udhëheqja e Madridit i ka dhënë fund kërkesave të shumta të Ramos në lidhje me marrëveshjen e re, veçanërisht pasi që nga arritja e tij në klub kërkesat e tij ishin dyfish të përmirësuara, ndërsa paga e tij e parë është rritur trefish.

Tash, Reali është i gatshëm ta shesë mbrojtësin, ndërsa kjo mund të ndodhë madje edhe në muajin janar, nëse klubi i interesuar për shërbimet e tij, Milani, bën një ofertë të pranueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Oct 31, 2008 1:03 pm



Italia dhe Franca nikoqirë të Euro 2016 ?

Presidenti i UEFA-së, Michelle Plantini ka zbuluar planet për të shtuar numrin e pjesëmarrësve në kampionatin evropian Euro 2016, nga 16 në 24, garë e cila do të mund të zhvillohet në Francë dhe Itali.

“Kur në vitin 2007, disa vende nxitën idenë e zgjerimit të numrit të pjesëmarrësve, isha skeptik, por Euro 2008 më bindi ta ndërroj mendimin”, ka thënë Platini.

Sipas La Repubblica, Platini dëshiron që turneu i vitit 2016 të zhvillohet me nikoqirë Francën dhe Italinë. Plani është që të ketë nga 5 stadiume secili vend për fazën e grupeve, ndërsa takimet finale të zhvillohen në Paris dhe Romë.

Problemi i vetëm janë stadiumet në Itali, por tashmë disa klube kanë filluar të ndërtojnë stadiume të reja.

Italia e humbi betejën për Euro 2012, për shkak të gjendjes së vështirë të stadiumeve, ndërsa dhuna dhe huliganizmi po ashtu mund të jenë problem.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Oct 31, 2008 9:51 pm



Scolari kërkon Pandevin në Chelsea

Mediat angleze kanë shkruar se trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka dëshirë të madhe ta sjellë në Stamford Bridge sulmuesin në formë të Lazios, Goran Pandev.

Daily Mirror ka shkruar se Chelsea është i gatshëm ta transferojë maqedonasin që në muajin janar.

Sulmuesi i Lazios do të ishte një zgjidhje e mirë për blutë pasi që ai do të mund të luante edhe në Ligën e Kampionëve. Maqedonasi, i cili është lidhur edhe me një kalim në Milan dhe Juventus, do të ishte partner i Nikolas Anelkas tek klubi anglez.

Pandev ka arritur 45 gola në 129 ndeshje në Serie A, ndërsa këtë sezon ka shënuar katër herë në tetë ndeshje.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Oct 31, 2008 9:52 pm



Usain Bolt tifoz i Serie A

Njeriu mё i shpejtё nё botё, xhamaikani Usain Bolt, ka pranuar se ёshtё tifoz i futbollit italian dhe Serie A.

Bolt nuk e ka fshehur dashurinё e tij pёr futbollin. Para njё kohe atleti nga Xhamajka pranoi se ёshtё tifoz i Real Madridit, ndёrsa tash u bё e qartё se ai ёshtё tifoz i Juventusit.

“Unё vёrtet e pёlqej Gianluigi Buffonin dhe Alessandro Del Pieron. Po ashtu mё pёlqejnё edhe Francesco Totti dhe Antonio Di Natale”, ka thёnё Bolt.

“Sulmuesin e Udineses e njoh nga loja nё play-station”, ka shtuar Bolt.

Bolt ka fituar tre medalje tё arta dhe theu po aq rekorde nё Lojёrat e sivjeme Olimpike nё Pekin.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Oct 31, 2008 9:54 pm



Fiorentina dhe Inter ndajnë pikët

Derbi kryesor i javës së nëntë në Serie A i zhvilluar në Artemio Franchi ndërmjet Fiorentinës dhe Interit përfundoi pa gola.

Pjesa e parë e takimit i ka takuar skuadrës vendase e cila udhëhiqte lojën, mirëpo kishte mungesë konkretizimi.

Mungesa e dy sulmuesve kryesorë, Adrian Mutu (për shkak të lëndimit) dhe Alberto Gilardino (për shkak të suspendimit) vërehej shumë në fazën e sulmit të Violas. Harkimet e shumta nga krahu i djathtë nuk arrinin t’i konkretizonin dy sulmuesit, Osvaldo dhe Pazzini.

Një rast shumë i mirë për vendasit u ofrua para mbarimit të pjesës së parë kur gjuajtja e Pasqual u ndalua nga portieri Cezar, ndërsa në zonë u tërhoq për fanelle Pazzini me ç’rast gjyqtari nuk akordoi penallti.

Nga ana tjetër kampionët shfaqën lojë të zbehtë, mirëpo me dy raste të mira shënimi. Njëherë Mancini e goditi transversalen pas një pasimi fenomenal të Zlatan Ibrahimovic, ndërsa më vonë ky i fundit nuk e gjeti portën pas pasimit të Mancinit.

Sikurse pjesa e parë edhe pjesa e dytë dirigjohej nga Cesare Prandelli por sulmuesit e tij nuk arrinin të shënonin.

Derisa nga ana tjetër Interi ishte shumë i rrezikshëm me raste të rralla. Inkuadrim i Crespos dhe Vieiras i dha një shtytje zikaltërve, mirëpo kampionët nuk ishin të fuqishëm përballë skuadrës mirë të organizuar të Violas.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Oct 31, 2008 9:58 pm



Zonja e Vjetër po rikthehet

Duket se tashmë skuadra e Juventusit i ka lënë prapa vetes ndeshjet e dobëta dhe ka filluar të mësohet me karakterin fitues.

Dygolëshi i veteranit Pavel Nedved ia ka sjellë fitoren skuadrës së Ranierit në udhëtim te Bologna, me rezultat 2-1.

Me të filluar ndeshja (12’) mesfushori çek ia dha epërsinë skuadrës mysafire dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë sërish doli në skenë Nedved i cili dyfishoi epërsinë e Bianconerëve (56’) për të siguruar rrugëtimin drejt tre pikëve shumë të rëndësishme.

Krejt çka bënë vendasit ishte ngushtimi i epërsisë në minutën 74 me anë të ish-lojtarit të Juventusit, Marco Di Vaio.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Oct 31, 2008 10:01 pm



Inzaghi udhëheq Milanin drejt fitores

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të rëndësishme në San Siro kundër Sienas me rezultat 2-1 duke u ngjitur në kuotën e 19-të pikëve, dhe qëndron në vendin e tretë një pikë prapa Udineses dhe Napolit të cilët kryesojnë me nga njëzet pikë pas fitoreve të mbrëmjes së sotme.



I rikthyeri nga lëndimi, “njeriu gol” Pippo Inzaghi krijoi epërsinë e Rossonerëve në minutën 31 me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Vergassolas në minutën 54 duke ia vështirësuar punët skuadrës së Ancelottit.

Mirëpo një penallti e shkaktuar në Superpippon u shndërrua në gol nga superylli brazilian, Kaka, duke ia siguruar Milanit rrugën drejt kreut të tabelës.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Fri Oct 31, 2008 10:15 pm



Chelsea nuk lejon befasi

Befasitë e skuadrës Hull City, e cila është sensacioni i Ligës Premier në këtë sezon të ri, janë ndërprerë nga Blutë e Londrës, pasi që këto të fundit kanë shënuar fitore si mysafirë me rezultat 3-0.

Që në fillim të ndeshjes u vërejt se Scolarit nuk i pëlqejnë befasitë. Pas humbjes së vikendit të shkuar nga Liverpooli në Stamford Bridge, Blutë vetëm me fitore mund ta mbulonin atë dëshpërim.

Minuta e tretë dhe Chelsea avancoi 1-0 me golin e mesfushorit anglez dhe njërit prej simboleve të skuadrës, Frank Lampard. Në pjesën e parë nuk u panë gola të tjerë, mirëpo ndryshe ndodhi në pjesën e dytë.

Njëherë Anelka dyfishoi epërsinë e mysafirëve (50’), ndërsa pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar ndeshja, Malouda vuri vulën e takimit me golin e tretë për Chelsean.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 12:48 am



Hoffenheim mbetet nё maje, Hamburg dhe Bayern fitojnё

Hoffenheim ka arritur tё rikthehet nga disavantazhi prej 1-0 nё pjesё tё parё, pёr tё fituar me rezultat 3-1 nё fund tё ndeshjes sё Bundesligёs si mysafir i Bochumit, derisa Bayerni ka mposhtur Frankfurtin me rezutlat 2-1.

Bochum pati nevojё vetёm pёr dy minuta pёr tё kaluar nё epёrsi me anё tё Dennis Grote, qё ishte edhe goli i vetёm i pjesёs sё parё. Por Hoffenheim u kundёrpёrgjigj nё pjeёsn e dytё, duke barazuar sё pari me anё tё Demba Ba (64’).

Njё penalti e akorduar nё minutёn e 70-tё, e shndёrruar nё gol nga Vedad Ibisevic, dhe njё gol tjetёr njё minutё mё pas, i shёnuar nga Carlos Eduardo (71’), i sollёn fitoren dhe ruajtjen e kreut ekpit tё ri tё Bundesligёs.

Bayerni shёnon fitoren e tretё radhazi

Bayerni po ashtu ka shёnuar fitore, qё ёshtё fitorja e tretё nё radhё, duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin si mysafir me rezultat 2-1.

Pas njё pjese tё parё pa gola, vendasit kaluan nё epёrsi me anё tё autogiolit tё shёnuar nga Demichelis. Por Bayern shumё shpejt arriti tё barazojё, kur pas njё loje tё mirё nga Ribery, Klose shёnoi nga afёrsia (65’). Ribery shёnoi golin e dytё, pesё minuta mё pas.

Hamburgu po ashtu ka mposhtur Stuttgartin si nikoqir me rezutlat 2-0, pёr tё marrё veten pas humbjes sё vikendit ndaj Hoffenheimit. Hertha po ashtu ka shёnuar fitore ndaj Hannoverit (3-0), derisa Dortmund dhe Köln kanё ndarё pikёt.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 12:49 am



Magjia e Ronaldos i sjell fitoren Manchës

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në Old Trafford kundër skuadrës së shqiptarit me pasaportë zvicerane, Valon Behrami, West Ham United.

Fitorja e United erdhi falë golave të asit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë.

Duket se Ronaldo është rikuperuar plotësisht pas lëndimit i cili ia kufizoi paksa formën dhe tash është kthyer përsëri si njeriu kryesor i Djajve të Kuq.

Goli i parë i pretendentit kryesor për “Topin e Artë” u shënua në minutat e para të ndeshjes (14’), ndërsa i njëjti lojtar dyfishoi epërsinë në minutën 30, dhe vendosi edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 12:50 am



Tottenham nxjerr njё pikё nё fund tё ndeshjes

Nё sfidёn e parё e Harry Redknapp nё stolin e Tottenhamit, trajneri i ri ka arritur tё nxjerrё njё pikё nё ndeshjen pёrballё Tottenhamit nё Emirates Stadium, qё pёrfundoi me plot tetё gola, barazim 4-4.

David Bentley iu dha mysafirёve njё epёrsi tё hershme (13’) me njё gol tё shёnuar nga largёsia, por Mikael Silvestre barazoi pёr Arsenalin para fundit tё pjesёs sё parё (37’).

William Gallas solli epёrsinё e parё pёr topçinjvё, menjёherё pas fillimit tё pjesёs sё dytё (46’), para se Emmanuel Adebayor tё çojё rezultatin nё 3-1 (65’).

Zёvendёsuesi Darren Bent i dha Tottenhamit shpresё, duke ngushtuar rezultatin shumё shpejt (67’), por vetёm njё minutё mё pas Robin Van Persie çon sёrish nё dy gola avantazhin e Arsenalit (4-2).

Por Jermaine Jenas shёnoi njё gol nё minutёn e 89-tё, para se goditja e Lennon tё pёrfundojё nё rrjetё nё minutёn e katёrt tё kohёs shtesё, pёr t’i sjellё njё pikё tё vёshtirё Tottenhamit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 12:51 am



Benitez: Fitorja është më e rëndësishmja

Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është ndarë i kënaqur me fitoren e mbrëmshme të ekipi të tij ndaj Portsmouthit, pavarësisht një paraqitjeje jo aq të mirë të të kuqve.

“Kemi ndryshuar katër lojtarë dhe sërish e fituam ndeshjen dhe mesazhi për ekipin dhe çdokënd është se ne mund t’i bëjmë ndryshimet dhe sërish të fitojmë. Kemi shfrytëzuar lojtarë me kualitete të ndryshme dhe gjithmonë kemi besuar se do të shënojmë”, ka thënë Benitez.

“Portsmouth është një ekip i mirë dhe ne kemi nevojë të jemi të qetë dhe të vazhdojmë të pasojmë topin dhe të krijojmë raste. Qetësia ishte çelësi për ne sonte. Dominuam në pjesën e parë dhe e kontrolluam ndeshjen. Kishim shanse. Mendoj se e dyta ishte më e hapur dhe në fund ishim ca nervoz pasi që ata hidhnin topa të gjatë tek Crouch. Ne vërtet fituam me penalti, por kishim edhe raste të tjera”, shton spanjolli.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 12:55 am



Ranieri: Ende nuk e kemi tejkaluar krizën

Pavarësisht edhe një paraqitjeje tjetër bindëse të Juventusit kundër Bolognas, menaxheri i bardhezinjve, Claudio Ranieri, beson se kriza e klubit ende nuk është tejkaluar.

“Kemi pasur një periudhë të vështirë dhe dy ose tre ndeshje të mira së fundi ende nuk janë të mjaftueshme për të tejkaluar krizën. Duhet të vazhdojmë me këtë formë të mirë, para se zyrtarisht të themi e kemi kaluar krizën”, ka thënë trajneri.

“Me siguri përmirësohemi në çdo ndeshje dhe sigurisht jemi në rrugë të mirë ta tejkalojmë periudhën e vështirë”, ka shtuar Ranieri pas ndeshjes.

Menaxheri ka bërë edhe shaka me yllin e mbrëmjes, autorin e dy golave për Juventusin, Pavel Nedved, duke thënë, “Do të doja që ai të nënshkruajë kontratë të re së shpejti. Mbase edhe një ose dy vite të tjera”.

Juventus do të presë ekipin tjetër në krizë Romën, këtë vikend në Olimpico të Torinos, para se të udhëtojë në Bernabeu për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit.
Postuar: 9:15 / 30 Tetor '08 | RSS

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 12:56 am



Messi: Barca më e mirë pa Decon dhe Ronaldinhon

Superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se ekipi spanjoll është edhe më i mirë pa Decon dhe Ronaldinhon në përbërje.

Gjatë afatit kalimtar veror Deco u transferua në Chelsea derisa Ronaldinho ishte përforcimi i ri i Milanit. Që të dy ishin yje të mëdha në Barcelona, por Messi thotë se pa ta klubi po tregon paraqitje më të mira.

“Pa Decon dhe ronaldinhon loja e Barcelonës ka ndryshuar. Ata janë futbollistë të jashtëzakonshëm, por ne kemi mësuar të luajmë në një tjetër mënyrë. Tash fitojmë në më shumë ndeshje dhe më e mirë e shfrytëzojmë topin”, thotë Messi.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 12:57 am



Wenger i hidhëruar me fitoren e lëshuar

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se është i hidhëruar pas humbjes së dy pikëve në minutat e fundit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenhamit, të zhvilluar në Emirates Stadium, ndeshje që përfundoi me rezultat 4-4.

Arsenali dhe Tottenhami mbrëmë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyeshme me një përfundim fantastik në të cilin mysafirët arritën të nxjerrin një pikë.

“Jam i hidhëruar. Mendoj se luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme ndërsa nxorëm rezultat minimal. Dëshironim të fitojmë dhe ishim mbi nivelin e Tottenahmit, por nuk i fituam të tri pikët”, ka thënë Wenger.

“Nuk e ruajtëm topin. Duhej ta qetësojmë lojën, por ne u përpoqëm të japim pesë ose gjashtë gola. Kjo ishte naive. Ekipi ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ata mësojnë në momente të tilla”, ka thënë Wenger.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:00 am



Tevez: Messi nuk mund të jetë kapiten i Argjentinës

Sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez, thotë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk mund ta mbajë shiritin e kapitenit të kombëtares së Argjentinës.

“Messi nuk mund të jetë kapiten i përfaqësueses. Maradona duhet të ketë respekt për futbollistët të cilët tashmë janë në përbërje”, thotë Tevez.

“Nuk mund të vijë dhe të ndryshojë gjithçka. Nuk mund t’i japë aq shumë përgjegjësi një lojtari – Leo do të eksplodojë. Ata duhet ta lirojnë Messin nga presioni, ai duhet më shumë të kënaqet duke luajtur me ekipin kombëtar”, ka deklaruar Tevez.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:02 am



NBA: Phoenix Suns mposht San Antonion

Amare Stoudemire ka shënuar shtatë nga 22 pikët e tij në tre minutat e fundit të ndeshjes, për t’i dhënë Phoenix Suns fitoren prej 103-98 që në ndeshjen e parë të sezonit, ndaj San Antonio Spurs.

Phoenix Suns që u eliminua në play-off nga Spurs në tre nga katër sezonet e fundit, arriti t’i bëjë ballë dyshes Tim Duncan dhe Tony Parker që shënuan nga 32 pikë, në njërën prej ndeshjeve më dramatike të fillimit të sezonit.

Yao Ming ka shënuar 21 pikë dhe 10 kërcime për të ndihmuar ekipin Houston Rockets të shënojë fitore prej 81-71 ndaj Memphisit në ndeshjen tjetër të NBA-së.

Në Detroit, Pistons shënoi fitore ndaj Indiana Pacers me rezultat 100-94. Tayshaun Prince shënoi 19 pikë dhe Richard Hamilton, 15 për Pistons, duke ndaluar 33 pikët e shënuara nga lojtari i Indianas, Danny Granger.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:03 am



Tottenham do të ndërtojë stadium të ri

Tottenham ka bërë të ditur se planifikon të ndërtojë një stadium të ri me një kapacitet prej 60,000 ulëseve, në afërsi të stadiumit aktual White Hart Lane.

Për momentin rreth 22 mijë tifozë janë në listën e pritjes për bileta sezonale për ndeshjet e Tottenhamit. Drejtuesit e klubit kanë thënë se pas rezultateve të mira financiare, kanë vendosur të ndërtojnë një stadium të ri me synimin për të shtuar kapacitetin.

Stadiumi i ri pritet të marrë 60 mijë ulëse, derisa stadiumi aktual mund të mbledhë 36 244 persona.

“Ne kemi në listë të pritjes për tiketa sezonale afro 22 mijë tifozë, duhet tu mundësojmë të gjithëve ta përcjellin ekipin. Stadiumi i ri do të jetë me kapacitet prej 60 mijë ulëseve, muzeun e klubit, shitore të reja, restorante...”, ka bërë të ditur pronari i klubit, Daniel Levy.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:03 am



Ballack heq dorë nga të qenit kapiten?

Sipas mediave gjermane, Michael Ballack ka vendosur të heqë dorë nga të qenit kapiten i Përfaqësueses së Gjermanisë, ndërsa postin e tij mund ta merr lojtari i Bayern Munichut, Phillip Lahm.

Gazeta me bazë në Munih, “Abendzeitung”, ka njoftuar sot se mesfushori i Chelseat është i gatshëm t’ia dorëzojë dikujt tjetër shiritin e kapitenit të Gjermanisë me qëllim që t’i ulë gjakrat me trajnerin Joachim Low dhe ta ruajë vendin e tij në Përfaqësuese.

Ballack tashmë ka kërkuar falje publike nga trajneri për shkak të komenteve që i kishte bërë kundër Low në lidhje me trajtimin që u ka bërë menaxheri gjerman dy lojtarëve, Torsten Frings dhe Kevin Kuranyi, mirëpo kjo siç duket nuk ka mjaftuar që trajneri të pajtohet.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:04 am



Mourinho largon Adrianon në janar?

Gazeta italiane "Il Corriere Dello Sport" njofton se sulmuesi i Interit, Adriano, mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Mourinho është ende i hidhëruar me brazilianin për shkak të daljes nëpër klubet e natës gjatë vikendit të shkuar, me ç’rast e ka dënuar atë duke mos e inkuadruar në ndeshjen kundër Fiorentinës.

“Il Corriere Dello Sport” njofton se ‘I Veçanti’ nuk është takuar me ‘Perandorin’ që nga e marta, mirëpo ata kanë vendosur të takohen sot për të diskutuar në lidhje me përmirësimin e raporteve të tyre.

Mourinho ka thënë se Adriano ka shumë punë për të bërë nëse dëshiron që ta fitojë sërish besimin e trajnerit, ndërsa nëse ai nuk kërkon falje dhe e përsërit këtë gabim ai mund të largohet në janar.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:05 am



Piturca: Mutu duhet t’i nënshtrohet operacionit

Përzgjedhësi i Rumanisë Victor Piturca ka thënë se sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

Problemet e Mutusë me gju, bënë që ai të mos luajë në ndeshjen shumë të rëndësishme në mesjavë kundër Interit, ndërkohë që për shkak të po të njëjtit lëndim, rumuni edhe kohë më parë kishte qëndruar jashtë fushe.

Ekipi i mjekëve të Përfaqësueses rumune besojnë se ish-sulmuesi i Chelseat dhe Juventusit është dashur të operohet para disa javësh, mirëpo aso kohe Viola refuzonte nevojën për ndërhyrje kirurgjike ndaj asit të tyre.

“Kam biseduar me Adrianin dhe gjuri i tij nuk është aq mirë, ende është i inflamuar. Ai ndjen dhimbje dhe ende ka nevojë për pushim”.

“Edhe pse është 30-vjeçar ai ende mund të luajë për një skuadër më të madhe se Fiorentina, por kjo varet nga qëllimet dhe ambiciet e tija”, ka thënë Piturca.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:07 am



Renova eliminon Vardarin nga Kupa e Maqedonisë

Skuadra e Renovës e ka mposhtur sot ekipin e Vardarit duke e eliminuar në këtë mënyrë njërin nga favoritët, nga gara e mëtejme për Kupën e Maqedonisë.

Në takimin e zhvilluar në Ohër, Renova ka shënuar fitore me rezultat 2-0, dhe në këtë mënyrë e ka siguruar çerekfinalen e Kupës.

Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin e qytetit në Shkup kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa skuadra tetovare ishte dënuar që takimin e radhës të mos e luante në shtëpi, por në Ohër.

Mirëpo, pavarësisht kësaj përparësie që pati Vardari, ata u larguan me humbje që iu kushtoi eliminimin nga Kupa e Maqedonisë.

Takimin e hapi Ibrahimi në fillim të ndeshjes (7’), ndërsa fitoren e përmbylli Memeti në minutat shtesë.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:08 am



Pele: Lojtarët e mëdhenj nganjëherë nuk bëhen trajnerë të mëdhenj

Futbollisti më i mirë brazilian i të gjitha kohërave dhe padyshim njëra prej legjendave më të mëdha të futbollit, Pele, i dëshiron Maradonës të gjitha të mirat në stolin e trajnerit të Argjentinës, por e paralajmëron se mund të dështojë.

“Shpresoj Diego ta lërë prapa të kaluarën dhe të përballet me sukses me sfidën e re dhe në mënyrë kualitative ta udhëheqë përfaqësuesen e Argjentinës”, ka deklaruar Pele.

“Maradona do të ketë prapa tij një menaxher me përvojë i cili e njeh shumë mirë futbollin (Carlos Bilardo). Nëse do t’i dëgjojë këshillat e tij mund të arrijë larg. Por, shpesh lojtarët e mëdhenj nuk bëhen edhe trajnerë të mëdhenj. Ndërsa, ndonjëherë edhe disa që nuk kanë qenë futbollistë të mirë, si Wanderley Luxemburgo (ish-trajneri i Real Madridit dhe i kombëtares braziliane), mund të bëhen trajnerë të mirë”, shton Pele.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Sat Nov 01, 2008 1:09 am



Moggi: Referat e shkaktuan Calciopolin

Shefi i dikurshëm i Juventusit dhe i akuzuari kryesor për skandalin Calciopoli, Luciano Moggi, ende vazhdon ta konsiderojë veten të pafajshëm për skandalin i cili përfshiu futbollin italian, duke thënë se referat janë vetë fajtorë për gabimet e tyre.

Moggi ka folur për reagimet që i ka bërë pronarja e Romës, Rosella Sensi (vajza e presidentit të ndjerë), ndaj gjyqtarëve pas humbjes së Romës në fundjavë kundër Udineses, duke thënë se janë pikërisht të tjerët ata që duhen fajësuar dhe jo ai.

“Rosella Sensi është nevrikosur për atë që ndodhi të dielën në Udinese, derisa vetëm para dy javësh ishte po e njëjta Rosella që tha se gjithçka është në rregull me Serie A. Ndërsa tash sapo ndodhin gabime, ajo vjen dhe reagon ngjashëm sikurse babai i saj që bënte dikur”.

“Kjo lë të kuptohet se nuk ishte Moggi ose Giraudo, ose dikush tjetër që i detyroi referat të gabonin, mirëpo ishin thjeshtë gabime të cilat ndodhin në futboll”, ka thënë Moggi, për të cilin thuhet se mund të gjejë ndonjë mënyrë që t’i kthehet sërish futbollit, pavarësisht kufizime që i ka për shkak të skandalit.

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme ditore nga bota sportive   Today at 5:15 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme ditore nga bota sportive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» Lajme taze nga KEK-u!
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Murat Jashari:Letra Nr.9 e shenjtë!(Për Hashim Thaqin)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Te Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: