Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Adoleshenca, një sfidë që duhet përballuar!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

MesazhTitulli: Adoleshenca, një sfidë që duhet përballuar!   Mon Nov 10, 2008 3:03 pm

Shumë adoleshentë mund të kenë rezultate të ulta në shkollë. Kjo performancë mund të zgjasë disa javë, muaj ose mund të shpjerë deri në humbje të vitit shkollor. Disa mund ta kapërcejnë më lehtë këtë periudhë me pak ndihmë nga prindërit apo mësuesit, të tjerët mund të kenë nevojë për një trajtim më të specializuar.

Disa mund të kenë patur mbarëvajte të dobët që në shkollën fillore, tek të tjerët këto probleme kanë nisur më vonë, veçanërisht në kalimin nga klasa e katërt në të pestën ose nga klasa e tetë në vitin e parë. Rënia në mësime nuk nënkupton vetëm rezultate të ulta por edhe disa ndryshime të tjera.


Si mund t'i ndihmojnë prindërit adoleshentët?




Cilat janë treguesit e një adoleshenti me rezulate të dobta në mësime?

Probleme në përqëndrimin e vëmendjes:
Në nivelin e përqëndrimit të tyre ndodhin disa ndryshime: e kanë të vështirë të përqendrohen në aktivitete të ndryshme p.sh në biseda, në lexim ose detyra të tjera…Paaftësia për t'u përqëndruar mund të shoqërohet me reagime emocionale të papërshtatshme të cilat shpesh mund të shfaqen në formën e agresivitetit.

Rezultate të ulta në mësime:
Rezultatet e tyre bien ndjeshëm. Rënia mund të jetë graduale ose e menjëhershme, mund të ndodhë më shpesh në lëndën që ai ka vështirësi ose në të gjitha lëndët.

Mungesat:
Nxënësi nisë të bëjë mungesa pas së cilave nuk qëndrojnë arësye të forta. Vetë ai nuk është në gjendje të shpjegojë refuzimin e orëve të mësimit, premton se kjo sjellje nuk do të përsëritet më. Ndërkohë cikli refuzim-justifikim është vendosur dhe adoleshenti e ka të vështirë të dalë.

Probleme në sjellje:
Këto probleme mund të cënojnë marrëdhënien e tij me mësuesin ose me nxënës të tjerë. Shpesh herë reagimi i mësuesit ndaj tyre mund të shpjerë në keqësim të gjendjes. Mësuesi e sheh ndëshkimin si mjetin më të mirë për "korrigjimin" e sjelljes së papërshtatshme. Kjo formë "trajtimi" nxit acarim dhe rebelim tek nxënësi duke rritur me tej prirjen e nxënësit për lënien e orëve të mësimit. Marrëdhëniet problematike me mësuesin ose me nxënës të tjerë ndikojnë në raportin e nxënësit me shkollën duke e bërë që ta shoh shkollën si institucion nisur nga prizmi i këtyre marrëdhënieve. Një klimë e papërshtatshme brenda klasës nuk favoriozon kapërcimin e problemeve në sjellje.

Zbehja e marrëdhënieve:
Nxënësi qëndron larg aktiviteteve të cilat dikur paraqisnin interes për të. Ai humbet interes edhe ndaj lëndëve të tilla si muzikë apo fiskulturë të cilat nuk kërkojnë shumë angazhim për dhe janë relativisht më të lehta në raport me lëndë të tjera.

Mungesa e qëllimeve:
Këta nxënës janë të paqartë për dëshirat dhe planet e tyre: mund të marrësh përgjigje të ndryshme për të njëjtën gjë. Konfuzioni i qëllimeve krijon shpesh vështirësi në marrëdhënie me prindërit të cilët pyetjen "çfarë do të bëhesh" e kanë gati në çdo moment.

Mungesa e besimit:
Një nxënës që dështon vazhdimisht krijon bindjen se situata është jashtë kontrollit, se asgjë nuk varet më prej tij. Ai krijon pritshmëri të tipit "nëse zysha do mund të marrë një notë të mirë". Nota e mirë nuk shihet si diçka e lidhur me përpjekjet e tij por me qëndrimin e të tjerëve ndaj tij. Problemi merr të tjera përmasa nëse nxënësi përshtat të njëjtën prirje edhe ndaj marrëdhënieve apo aktiviteteve jashtëshkollore.

Si mund t'i ndihmojnë prindërit adoleshentët?
Alternativa më e mirë do të ishte parandalimi i problemit, por në rastin kur ai ka mbërritur në derë prindit i duhet të ndërhyjë… Si?

Më shumë përkushtim ndaj fëmijës.
Sot, kur një pjesë e mirë e prindërve priren të bëjnë sa më shumë punë, është e vështirë të kalohet shumë kohë me fëmijët. Megjithatë cilësia e ndërveprimit është më e rëndësishme në raport me kohën. Edhe një telefonatë e shkurtër interpretohet pozitivisht nga adoleshenti dhe është një hap drejt marrëdhënies së shëndetshme. Përkushtimi nuk do të thotë vetëm plotësim i nevojave materiale... por shumë më tepër: fëmija ka nevojë të ndihet i kuptuar. Pyetjet rreth shkollës, rreth lëndëve që paraqesim më shumë problem për të janë një hap përpara drejt përmirësimit të notave.

Ndihmë në vendosjen e qëllimeve
Prindi duhet të ndihmojë fëmijën në vendosjen e qëllimeve në mënyrë të veçantë të atyre qëllimeve që lidhen me shkollën. Vendosja e qëllimeve është e lidhur ngushtë me përvetësimin e normave të caktuara. Një nxënës me rezultate të ulta ndodhet në brenda një "xhungle" nga e cila e ka të vështirë të dalë. Konfuzionit të moshës i shtohet edhe konfuzioni i mungesës së qëllimeve: në këto kushte ndihma e prindit nevojtitet më tepër.

Theksim i rëndësisë së rregullave
Prindi duhet të theksojë rëndësinë e studimit, të punës së pavarur dhe idenë e vazhdimësisë në kohë. Një nga problemet më të cilat haset një adoleshent që bie nga mësimet është i lidhur me perceptimin e kohës: ai e ka të vështirë të bëjë një sintezë të kohës, të pranojë faktin që koha nuk është përpara tij në infinit. Për shkak të rezultateve të ulta ai mund të shkëputet nga e tashmja dhe të ushqejë iluzionin se në të ardhmen gjërat mund të shkojnë më mirë. E ardhmja shndërrohet në sinomin të shkopit magjik: dikur gjithçka do të jetë mrekulli. Prindi duhet të krijojë tek ai bindjen se e ardhmja është e lidhur me tashmen, dhe nëse sot je nxënës i dobët i tillë do të vazhdosh të jesh edhe në të ardhmen nëse përpjekjet mungojnë.

Pjesëmarrje në aktivitete shkollore
Inkurajimi i adoleshntëve për të marrë pjesë në aktivitete të cilat organizohen nga shkolla. Kjo pjesëmarrje do t'i jepte mundësi adoleshentit për të rivendosur lidhjet me shkollën dhe për të mos e parë shkollën vetëm si vend "detyrash dhe rregullash" por edhe si institucionin që krijon mundësi për argëtim. Sigurisht shkolla shqiptare nuk ofron shumë mundësi në këtë drejtim, megjithatë vihet re një prirje positive e cila në të ardhmen nën ndikimin e prindërve, mësuesëve dhe nxënësve mund të zhvillohet më tej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
erolind
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 676
Age : 17
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Adoleshenca, një sfidë që duhet përballuar!   Mon Nov 10, 2008 3:14 pm

valla une deri ne klase te 8 kum kalu gjith me krejt 5-sha ne klas te tete ne gjysvjetorin e pare i kum pas 4 katersha :Q
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kosov-crew.0forum.biz
X-X0d3R
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 733
Age : 22
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Adoleshenca, një sfidë që duhet përballuar!   Mon Nov 10, 2008 7:04 pm

Ja e ki lshu msimin qitash krejt geri

_________________
Mun Te Hini Edhe Ne Chat : wWw.Xat.Com/Engjull
http://kosova-crew.twilight-3.org
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kosova-crew.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Adoleshenca, një sfidë që duhet përballuar!   Today at 9:04 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Adoleshenca, një sfidë që duhet përballuar!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT
» Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranë Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Duhet të zbardhet vrasja e Zahirit
» Kastriot Myftaraj: Një ditë, Perëndimi do t’ u thotë shqiptarëve se duhet të luftojnë fundamentalizmin islamik
» Muharrem Sfarqa:Një sfidë e re për publicistin mërgimtar, Maxhun Smajlin
» Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Mesimet :: Mesime te tjera-
Kërce tek: