Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zemra

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
erolind
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 676
Age : 17
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Zemra   Mon Nov 10, 2008 4:33 pm

Zemra është organ muskulor i cili gjat kontrakcionit me ritëm bënë të mundëshëm qarkullimin e gjakut në të gjitha organet e trupin të njeriut. Jeta pa zemër nuk është e mundshme. Zemra është njëra prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional.

Forma dhe madhësia e zemrës tek njerëzit

Topografia e ZemrësForma e zemrës është e ngjajshme me formen një koni, maja e të cilit tregon nga ana e majt dhe tëposht. Zemra te njerzit ndohet në anën e majtë të kraharorit, në raste të ralla nga ana djatht (Situs inversus).

Një Zemër e shëndosh peshon sa 0,5% e peshës së trupit, ndërmjet 300 dhe 350 gram. 500 gram është pesha kritike. Prej kësaj peshe enët e gjakut të zemrës nuk janë në gjendje ta furnizojnë më atë me oksigjen.
[redakto] Ndërtimi

Zemra përbëhet prej dy pjesëve:

Pjesa e djathtë, e cila gjakun e lëviz në drejtim të mushkërive (qarkullimi i vogël).
Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh).
Pasi që rezistenca në enët e gjakut në trup pesë herë më e madhe se rezistenca në mushkëri është, pjesës së majtë të zemrës i duhet për këto përmasa edhe më shumë të punojë se pjesa e djathtë. Për këtë arsye pjesa e majtë e ka murin më të trashë se pjesa e djathtë, por volumi është i njëjtë në të dyja pjesët e zemrës.

Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg.

Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Valvulat janë dhoma tö zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.


Funksioni
Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistolës) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër

Sëmundjet
Infeksionet e zemrës
Infeksioni i miokardit, kryesisht viral
Infeksioni i valvulave, endokardit infektiv
Infeksioni i perikardit, perikardit infektiv
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kosov-crew.0forum.biz
 
Zemra
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përshëndetje nga zemra!
» Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit
» Njoftim i Zemra Shqiptare për krijuesit tanë
» Xhafer LECI:MITROVICA, TREPÇA DHE HASHIMI
» Drita Krasniqi:SHUMË URIME NGA ZEMRA IME

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Mesimet :: Biologji-
Kërce tek: