Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hologrami në CNN ishte i rrejshëm?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator
avatar

Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

MesazhTitulli: Hologrami në CNN ishte i rrejshëm?   Tue Nov 11, 2008 4:54 pm



Në mbrëmjen e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtëpia televizive amerikane CNN ka paraqitur në studion e saj në New York hologramin e gazetares Jessica Yallin e cila atë natë po qëndronte para zyrës qendrore të Barack Obamas në Chicago.

Në fakt, hologramin e supozuar të Jessica Yallin kanë mundur ta shohin publiku në tërë botën, derisa nga CNN kanë konfirmuar se kjo ngjarje revolucionare është mundësuar nga rrethi i 35 kamerave HD (high definition).

Holografia është metodë e krijimit dhe riprodhimit të imazheve tredimensionale në pllakën fotografike me zbatimin e laserëve.

Në pllakën fotografike nuk regjistrohet vetëm radhitja e laserëve sikur në fotografinë e zakonshme por edhe kahet e fazat. Mu për këtë holografia ka mundësuar ruajtjen e strukturës së plotë tredimensionale të objektit të regjistruar.

Mirëpo, derisa CNN pohon se bëhet fjalë për hologram, njerëzit pohojnë se në televizion nuk është shfaqur hologram i vërtetë, dhe se atë ka mundur ta shoh vetëm publiku televiziv, derisa në zyre nuk ka pasur asnjë lloj hologrami, dhe se CNN ka përdorë foton e prerë të gazetares nga vendi i ngjarjes.

Publiku është dëshpëruar dhe thotë se CNN, përveç hologramit të rrejshëm, ka shkelur edhe vlerat e raportimit nga vendi i ngjarjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Hologrami në CNN ishte i rrejshëm?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores
» Gani Geci i tregon Thaçit se fotografia e Rugovës ishte në odën e Adem Jasharit
» LDK-ja kujton heronjtë e saj, Beteja e Loxhës ishte betejë historike
» Agim Gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do te mbetet arkitekti i pavarësisë
» Besim Muhadri: A ishte vrasja e Emin Durakut pjesë e skenarëve të komunistëve serbë dhe të shërbëtorëve të tyre në Kosovë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Ks-Team :: Portali-
Kërce tek: