Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ekran nga Dell me rezolucion interesant

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

MesazhTitulli: Ekran nga Dell me rezolucion interesant   Tue Nov 11, 2008 4:56 pm



Si mund të jetë rezolucioni interesant, pyesni? Epo, thjesht: jemi mësuar me ekranet me diagonale prej 23, 24 e 27 inç me rezolucion 1.920 x 1.080, apo madje ata prej 30 inçësh me rezolucion 2.560 x 1.600. Ekrani i ri LCD nga Dell sjell disa risi në këtë drejtim.

Në fakt, Dell SP2309 është ekran LCD me diagonale prej 23 inç dhe QWGA rezolucion prej 2.048 x 1.152 piksela. Edhe pse kjo është vetëm pak më i madh se 1.920 x 1.080, sigurisht do të intrigojë ata për të cilët diagonalja prej 27 e 30 inç është tepër e madhe, e të cilët dëshirojnë të shfrytëzojnë secilin inç të ekranit të tyre 23 inçësh.

Specifikat tjera janë shumë të mira: kontrast prej 80.000:1, koha e përgjigjes dy milisekonda, kamerë të integruar uebi me rezolucion prej dy megapikselash si dhe hyrjet VGA/DVI/HDMI.

Nuk dihet saktësisht se kur kjo pajisje do të paraqitet në treg, por do të duhej shumë shpejt, derisa çmimi do të duhej t'i jetë rreth 420 dollarë amerikanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ekran nga Dell me rezolucion interesant
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Blerim Uka: Kanuni është shumë interesant për lexim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Ks-Team :: Portali-
Kërce tek: