Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HTC paraqet celularin e parë 4G

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

MesazhTitulli: HTC paraqet celularin e parë 4G   Fri Nov 14, 2008 5:53 pm


Prapë do të na duhet t’i besojmë prodhuesit i cili ka pohuar se këtu bëhet fjalë për celularin e parë në botë i cili është i aftë për lidhje klasike në rrjetet e rëndomta mobile, në rrjetet Wi-Fi si dhe për lidhjen e cila ende është komerciale – WiMAX.

Tregu rus është i pari në të cilin pajisja nga tabori i HTC-së është paraqitur – modeli i emëruar thjesht Max 4G rrjeten wireless Wi-Fi 8021.11b/g, GSM/GPRS/Edge tre-band si dhe WiMAX mobil në 2.5-2.7 GHz band. Mundësitë e lidhjes po ashtu janë plotësuar me Bluetooth 2.0+EDR, pranuesin GPS, derisa me pajisje mund të bëhen edhe bisedat VoIP (Voice Over IP).

HTC Max 4G ka dimensione 114 x 63 x 14 milimetra, peshon 151 gramë, përmban ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale 3.8 inç me rezolucion 480 x 800 piksela, derisa vihet në funksion nga Windows Mobile 6.1 Professional si dhe paraqitja e njohur e HTC-së TouchFlo 3D.


Max 4G përmban dy kamera – atë 0.3 megapikselëshe nga ana e përparme dhe pesë megapikselëshe nga ana e prapme, derisa hapësira për të dhëna është ndaluar në kufirin e 8 GB të flash memories.

Bateria e integruar supozohet se do të mundësonte deri në 420 minuta bisedë GSM dhe mbi 230 minuta nëpërmes VoIP-it, derisa në pritje pajisja do të duhej të mbajë deri në 50 orë.

www.htc.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
HTC paraqet celularin e parë 4G
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Albert Zholi: Intervistë me poeten e parë shqiptare Adelina Mamaqi
» Faruk Buzhala: 4 Stinët (nga dora e parë)
» Kastriot Dervishi: Sinjali i parë i qëndresës antikomuniste në Shqipëri
» Berisha: Mbreti Leka Zogu i Parë, mbështetës i lirisë së shqiptarëve
» Arsim Mulliqaj:Në Pranverën e vitit 1981 e njofta për herë të parë Kosovën, tash 30 -të vite më parë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Ks-Team :: Portali-
Kërce tek: