Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kometet dhe Kozmologjia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
erolind
A.i Mire
A.i Mire


Male Numri i postimeve : 676
Age : 17
Vendi : Shipashnica
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Kometet dhe Kozmologjia   Fri Nov 14, 2008 6:01 pm

Kometet ose yjet me bisht. Këto trupa qiellorë kanë pamjen e një bërthame me bisht të ndritshëm shumë të gjatë. Kometet janë copa të stërmëdha akulli të papastër, të përziera me pluhura dhe mbeturina gurësh. Shumica e tyre i afrohen Diellit vetëm për periudha të shurtra kohe. Kur një kometë i afrohet diellit, rrezet e diellit e nxehin dhe ajo fillon të shkrijë. Ndërsa shkrin, ajo lëshon gazet dhe pluhurat e mbërthyera në akull. Ato mbeten pas kometës dhe krijojnë një bisht të gjatë.

Kozmologjia merret me prejardhjen dhe zhvillimin e gjithësisë në tërësi dhe vendin e njeriut në të në veçanti. Ajo është degë e fizikës dhe filozofisë.
Rrënjët e kozmologjisë shtrihen në tregimet historike fetare që lidhen me zanafillën e lindjes së gjithçkasë (shikoni kozmogonia), dhe në sistemet filozofike (p.sh. sistemi ptolemeik. Në ditët e sotme kozmologjia është një shkencë që bën pjesë kryesisht në astronomi, duke përmbledhur në vetvete disiplina dhe teori edhe jashtë astronomisë, si p.sh fizikën e pjesëzave, relativitetin e përgjithshëm, e të tjera.
Megjithëse kozmologjia është fjalë e kohëve të fundit (përdorur për herë të parë në vitin 1730 në librin e Kristian Volfit Cosmologia Generalis), studimi i gjithësisë dhe prejardhjes së saj ka një histori të gjatë që përfshin shkencën, filozofinë, ezoterikën, dhe fenë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kosov-crew.0forum.biz
 
Kometet dhe Kozmologjia
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Mesimet :: Astronomia-
Kërce tek: