Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HP paraqiti laptopin e vogël Mini 1000

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

MesazhTitulli: HP paraqiti laptopin e vogël Mini 1000   Thu Oct 30, 2008 1:37 pm


Tregimi për laptopët e vegjël (netbooks) ngadalë ka filluar të bëhet i mërzitshëm sepse çdo ditë po paraqiten nga një apo dy modele të cilët ngjajnë me njëri-tjetrin si veza me vezën. Kohëve të fundit prodhuesit e tyre po mundohen të kënaqin tregun me modele më të shkëlqyeshme, e në këtë tregim përshtatet edhe modeli Mini 1000 nga HP-ja.

Mini 1000 nga Hewlett-Packard ka performansa solide: Procesor Atom nga Intel i cili punon në 1.6 GHz, ekran 10.2 apo 8.9 inç, që të dy me rezolucion prej 1024 x 600 pikselash, dhe memorie prej 512 MB RAM, një gigabajt apo madje dy.

Sa i përket hapësirës për ruajtjen e të dhënave, në të gjendet disku i fortë me kapacitet prej 60 GB apo me kapacitet SSD prej tetë apo 16 gigabajtësh. Në fund, në të gjendet qasja SD, VGA ueb kamera, WiFi, Bluetooth (si opsion) dhe dy qasje për USB, e nëse zgjidhni SSD në vend të diskut të fortë do të fitoni vend edhe për një kartelë të memories USB flash prej dy, katër apo tetë GB.

Krejt këto janë paketuar në një shtëpizë të bukur të zezë, derisa pajisja vjen me sistemin operativ Windows XP apo me shpërndarjen e Linux MIE të bazuar në Ubuntu. Çmimet do të dallojnë prej 399 deri në 699 dollarë, varësisht nga opsionet e përzgjedhura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
HP paraqiti laptopin e vogël Mini 1000
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Foto sa 1000 fjalë!
» TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL - Nyon - Zvicër
» Prof. dr.sc.Akil Mark Koci:“Vogëlushja pianiste, Gaia Sokoli, mahnit publikun italian e jo vetëm”
» Zija Çela: Një burrë i vogël përçmon Kadarenë
» Nehat S. Hoxha: Kosova e vogël gollaku i madh

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Ks-Team :: Portali-
Kërce tek: