Kosova-Crew
 
ForumPortaliPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tërheqje të reja të baterive nga tregjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dj_cobr4
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 289
Registration date : 28/10/2008

MesazhTitulli: Tërheqje të reja të baterive nga tregjet   Tue Nov 04, 2008 10:07 pm



Tre prodhues të kompjuterëve i kanë paralajmëruar shfrytëzuesit e tyre se kanë filluar me tërheqjen e baterive të laptopëve nga tregjet, sepse ato mund të nxehen dhe të sjellin deri tek djegia e pajisjes. Fajtor kryesor prapë është Sony.

Para përafërsisht dy vitesh Sony është dashur të tërheqë nga tregjet rreth 9.5 milionë bateri sepse kanë qenë të parregullta dhe kanë mundur të sjellin deri tek djegia e pajisjeve. Tani problemi po përsëritet, mirëpo sipas pohimeve nga kompania, tani janë goditur “vetëm” 100.000 bateri. Prodhuesit të cilët përdorin bateritë në fjalë janë Dell, HP e Toshiba, dhe ata tanimë u kanë dërguar vërejtjet për këtë gjë përdoruesve të tyre.

Nga tabori i kompanisë Sony ka ardhur lajmi se bateritë kontestuese janë prodhuar në periudhën në mes të tetorit 2004 dhe qershorit 2005, e deri më tani janë shënuar rreth 40 raste të problemeve me to.

Nga 100.000 bateritë kontestuese rreth 35.000 janë shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa tjerat në pjesët tjera të botës.

Prandaj HP u ka tërhequr vërejtjen përdoruesve të laptopëve HP Pavilion dv1000, dv8000 i zd8000; Compaq Presario v2000 e v2400 si dhe laptopëve HP Compaq nc6110, nc6120, nc6140, nc6220, nc6230, nx4800, nx4820, nx6110, nx6120 e nx9600.

Prodhuesi tjetër, Toshiba, tërheq bateritë nga laptopët e saj Satellite A70/A75, P30/P5, M30X/M35X i M50/M55 dhe Tecra A3, A5 i S2, derisa DELL tërheq bateritë e integruara në laptopët Latitude 110L dhe Inspiron 1100, 1150, 5100, 5150 dhe 5160.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Tërheqje të reja të baterive nga tregjet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Specat e Kosovës në tregjet e Bashkimit Evropian
» Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj
» Tetë teori të reja konspirative
» Shukrije Bunjaku - Mani: Të gjithë popujt të barabartë dhe me shtete të reja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir Se Vini Ne Kosova-Crew :: Ks-Team :: Portali-
Kërce tek: